Kamëz/Grabitje me armë në një supermarket, plagoset punonjësja

June 16, 2016 22:37

Kamëz/Grabitje me armë në një supermarket, plagoset punonjësja

Një punonjëse supermarketi ka mbetur e plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në Kamëz, në një tentativë grabitjeje.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, kur një person i armatosur me kallshnikov u fut në një supermarket, në Bulevardin Blu dhe nën kërcënimin e armës kërkoi të merrte paratë nga kasa.

Në këtë moment, punonjësja A.Dushku, 25 – vjeç, e cila nuk ka kuptuar rrethanën është afruar pranë kasës. Kjo ka qenë fatale për të renë, pasi grabitësi ka nisur të qëllojë dhe plumbat kanë plagosur në këmbë 25 – vjeçaren.

Në tentativë për t’u larguar nga marketi, agresori ka qëlluar sërish mbi punonjësen.

Foto nga vendgjarja

Foto nga vendgjarja

Ajo është dërguar në gjendje të rëndë për jetën drejt spitalit.

Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policore, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato RENEA, të cilët kanë rrethuar të gjithë perimetrin e zonës dhe po punonjë për identifikimin dhe kapjen e autorit./tvklan

June 16, 2016 22:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*