Atentatori me kapele i Brukselit njihej si reporter

March 26, 2016 13:27

Atentatori me kapele i Brukselit njihej si reporter

Identifikohet personi me kapele dhe pardesy, atentatori i tretë i fotos së aeroportit të Brukselit. Mediat belge raportojnë se ai quhet Faysal Cheffou, një gazetar në profesion të lirë.

Sipas “Le Soir” ai tashmë është identifikuar, por pritet konfirmimi zyrtar nga prokuroria belge. 2

Cheffou nuk e hodhi veten në erë si dy shokët e tij në foto.

Ai e braktisi çantën me eksploziv në hollin e aeroportit.

Faysal u ndalua të enjten dhe u identifikua falë një dëshmitari kyç, që ishte shoferi i taksisë, që të martën i shoqëroi tre terroristët me makinë në aeroportin Zaventem të Brukselit

Sipas të përditshmes “Derniere Heure”, Cheffou është një gazetar i pavarur.

Ai ka denoncuar shumë herë përmes disa videove të postuara në rrjetet sociale keqtrajtimet e emigrantëve muslimanë në një qendër pritjeje për klandestinët.

Ai është referuar edhe në polici për propagandë radikale islamike në mesin e azilkërkuesve, por policia belge e ka neglizhuar.

 

March 26, 2016 13:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim