Kamioni del nga rruga, vdes shoferi

Redaksia Online August 9, 2013 14:53

Kamioni del nga rruga, vdes shoferi

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ndodhi sot në aksin e Gjirit të Lalëzit. Mësohet se një kamion me targa KR 87 03 A ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një shtyllë.

Kamioni ka përfunduar në kanal dhe si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i tij, Behar Tafuka. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe, e cila nuk I ka dhënë mundësi shoferit të manovronte në momentin e fundit. Policia vijon hetimet.

 

Redaksia Online August 9, 2013 14:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*