Kamioni i tragjedisë në Austri, kapen autorët; 3 bullgarë e një afgan

August 29, 2015 12:06

Kamioni i tragjedisë në Austri, kapen autorët; 3 bullgarë e një afgan

Një nga tragjeditë më të mëdha tokësore për vdekjen e emigrantëve, ajo e kamionit në Austri, nuk ngeli pa autorë të cilët tashmë janë pas hekurave. Policia hungareze ka arrestuar 4 persona si fajtorët kryesorë për vdekjen e 71 emigrantëve në kushte çnjerëzore, të cilët ishin lënë për disa ditë brenda një kamioni të tipit frigoriferik.

Përkatësisht 3 prej tyre janë bullgarë,ndërsa njëri afgan. Fillimisht forcat blu kishin arresutar më shumë persona si të dyshuar për ngjarjen e rëndë, por pas disa verifikimeve pjesa më e madhe e tyre u lanë të lirë për shkak të mungesës së provave.

Por ishin shenjat e gishtave ato që nxorrën në dritë edhe fajtorët e vërtetë. Me shpresën për t’i shpëtuar luftës, 59 burra, 8 gra dhe katër fëmijë, gjetën vdekjen tjetërkund, në rruget e Europës qe ata i mendonin si shpresën e fundit për mbijetesë. Bëhet fjalë për refugjatë sirianë të cilët kohët e fundit janë kthyer në fenomenin që ka vënë para përgjegjësisë autoritetet ndërkombëtare. Ende nuk janë zbardhur shkaqet se përse trafikantët i kanë lënë personat të luftonin me odisenë e vdekjes,deri në fazën që trupat e tyre të dekompozoheshin.

Sikurse flet një burim nga policia për “The Guardian”, mendohet se trafikantët janë spikatur nga policia, dhe për t’i shpëtuar spiunazhit të refugjatëve për biznesin çnjerëzor që ata kryejnë, i kanë lënë për disa dite brenda në kamion. Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje autoriteteve të BE-së për më shumë vigjilencë ndaj të tilla rasteve, jo vetëm në rrugë detare por edhe në ato tokësore. Por sipas autoriteteve të Hungarisë, në autostradat e tyre vetëm në një ditë kalojnë minimalisht 3 mijë kamionë dhe kontrolli një për një i tyre, është thuajse një betejë e pamundur për ta. Ndërkohë edhe autoritetet italiane kanë arrestuar 10 persona të cilet lidhen me tragjedinë e radhës: dy anije me emigrantë, njëra me 50 persona në bord, tjetra me më shumë se 400 u fundosën.

August 29, 2015 12:06
Komento

1 Koment

  1. mirel August 29, 15:07

    Kjo eshte nje masaker e vertete.
    I kane lene te vdesin ngadale.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*