Kampet e refugjatëve në Afrikë, Macron: Nuk do të funksionojnë nëse…

July 4, 2018 22:39

Kampet e refugjatëve në Afrikë, Macron: Nuk do të funksionojnë nëse…

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë për BBC se planet e Bashkimit Europian për të ngritur qendra pritje për emigrantët në Afrikën e Veriut nuk do të funksionojnë, nëse trajtimi i rasteve të tyre nuk do të bëhet nga po ato vende.

Gjatë një vizite në Nigeri, Macron tha se shumë vende janë të shqetësuara se qendra të tilla do shërbejnë si një faktor tërheqës për emigrantët.

Sidoqoftë, asnjë vend afrikan nuk ka pranuar ngritjen këtyre qendrave.

Macron e plotësoi qëndrimin e tij duke thënë se Europa do të përballet më tutje me emigracionin nga Afrika, për shkak të rritjes së paplanifikuar të popullatës afrikane.

I kritikuar për përsëritje retorikash, Macron sërish tha se Bashkimi Europian nuk mund të marrë vendime në emër të vendeve afrikane.

Presidenti i Francës u shpreh se synimi i tij është të dekurajojë personat që kërkojnë të ndërmarrin rrezikun për të arritur në Europë përmes detit.

s.a/dita

 

July 4, 2018 22:39
Komento

3 Komente

  1. TNK July 4, 23:57

    TE GJITHA KETO JANE KRIJESA E AMERIKES ME QELLIM SHKATERRIMIN E BE- KETE AMERIKA E BERI NE BASHKEPUNIM ME PARAARDHESIN E KETIJ MAKCRNIT (SARKOZY) NGA FRIKA QE KISHIN PREJ GEDAFIT SI NJE NGA UDHEHEQESIT ME TE ZGJUAR E KURAJOZE. ME INISIATIVEN E TIJE NISI KRIJIMI I BANKES ARABE E CILA DO TE HIDHTE NE ERE DOLLARIN AMERIKAN E PERFUNDIMISHT TE SHBA. POR ME TE ASHTUQUAJTUREN “pranveren arabe” ne bashkepunim me Sarkozyn qe kishte marre miliona nga gedafi per te fituar zgjedhjet dhe kishte interesin per ti mbyllur , krijuan kete tragjedi ne BE. Tani Macroni te gjej vend pasi Amerika i u a ka futur dhe nuk pergjigjet ma, Perfundimisht BE tani eshte nje KESHTJELL prej letre nga ajo e banjos qe shkrihet me shurre.

    Reply to this comment
  2. Arben July 5, 05:54

    Ne France duhen ngritur kampet.

    Ajo DHE Anglia e shkaterroi Libine per ti vjedhur

    Pasurine.

    Reply to this comment
  3. MH July 5, 12:38

    A mund te krahasoni e te kuptoni kur shtetet si Anglia ,Franca,Spanja,Portugalia kolonizonin boten me hekur e barut.Dhe e dinin per mbaresi.
    Sot merrohen nga ardhja e atyre njerezve te pa armatosur por te leckrosur per nji kashate buke per te bijetue i ardhur ne jete si cdo njeri i pa planifikuem por rastesisht si cdo njeri i njerezimit qe vjen nga bashkjetesa ,Martesa dhe nga kurvelleku,prostitucioni.
    Sot ato qe ngacmojne dhe ndezin luftra ne vende e botes per ti patur nen sundin influence ta gezojne frutin qe sjedhin keto luftra te mshefta apo dhe direkt sic kerkon Presidenti Trump.Pse te mos e pushtojme Venezuelen.Sikur qendron mbas gardhit duke ndier aromen e mollave.Pse te mos i ham ne keto molla.
    Shkurt:
    Kapitalizem do te thote lufte per te tregje per te pushtura gjithe boten ……………..Nese te len kush!
    Urdhero e provoje!!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*