Kampionati Europian i Peshëngritjes në Rusi, Briken Calja fiton dy medalje

April 7, 2021 11:30

Kampionati Europian i Peshëngritjes në Rusi, Briken Calja fiton dy medalje

Briken Calja nuk ka mundur të rimarrë titullin kampion Europë, pasi në garën e Rusisë nuk i përmbushi pritshmëritë. Gjithsesi peshëngritësi elbasanas ka fituar dy medalje, të argjendtë në shtytje dhe të bronztë në dy garësh për kategorinë 73 kilogramë.

Rezultati mund të kishte qenë më i mirë në rast se Calja në stilin e shkëputjes nuk do kishte dështuar në dy prova. Ai fillimisht ngriti 152 kilogramë, ndërsa në provën e dytë dhe të tretë nuk ia doli për 157 kilogramë. Në këtë stil ai u rendit në vendin e katërt, ndërsa humbi podiumin vetëm për shkak të peshës trupore.

Më tej, 31-vjeçari bëri një figurë pozitive në stilin e shtytjes. Në provën e parë Calja dështoi për 183 kilogramë, ndërsa në të dytën ia doli me sukses për 184 kilogramë. Më tej shqiptari tentoi edhe për 188 kilogramë në provën e tretë, por nuk ia doli.

Gjithsesi 184 kilogramë në shtytje mjaftuan që Calja të fitonte medaljen e argjendtë, ndërsa kjo i dha edhe medaljen e bronztë në dy garësh me 336 kilogramë në total.

o.j/dita

April 7, 2021 11:30
Komento

3 Komente

  1. demo April 7, 11:49

    Ka rendesi NDERSHMERIA.
    Ky djale ka vullnet te celikte dhe do te kete rezultate me te larta ne Olimpiade.
    Pa Doping.
    Mos degjoni ,mos afroni me ne shtange MAFIOZET,qe dogjen dhjetra talente te shtanges shqiptare.
    Larg duart e mafias nga Sporti.

    Reply to this comment
  2. HeroThoti April 7, 18:26

    Po ,urime,Briken,e mos u dekurajon!..je djalë serioz,i talentuar,e me sedër,…,me besim se herës tjetër më pak Fat më të madh,do ekzekutohet himni Shqiptar!!

    Reply to this comment
  3. Polıtıkanı April 9, 19:02

    Respekte per kete djalosh qe na nderoj, Te falenderojme per cfare na dhurove dhe per ato qe do te na dhurosh tı dhe koleget tuaj,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim