Kampionati Kombëtar i Çiklizmit, Zhupa shpallet kampion

July 8, 2018 16:34

Kampionati Kombëtar i Çiklizmit, Zhupa shpallet kampion

Kampionati Kombëtar i Çiklizmit ka kurorëzuar Eugert Zhupën si fituesin e ri për garën e kronometrit.

I vendosur në diskutim pas dëmtimit të marrë, Zhupa korri një fitore që u karakterizua nga paraqitja e tij e mirë.

Sa i takon garës së rezistencës me itinerar Tiranë-Rrogozhinë-Tiranë, Ylber Sefa ishte ai që e preu finishin i pari.

“Nuk mund të them se kishte diferencë të madhe. Konkurrenca ishte e fortë derisa bëra shkëputje në kilometrin e 50”, u shpreh Sefa.

Pas tij ka mbërritur Eugert Zhupa dhe vetëm 2 sekonda më pas ka kaluar finishin i treti, Olsian Veliaj.

Tanimë, në fokusin e çiklistëve të përfaqësueses shqiptare janë garat ndërkombëtare.

E megjithatë, Zhupa theksoi se është “ende herët për Olimpiadën”.

Sa i takon pjesëmarrjes së çiklistëve në këtë vit, Presidenti i Federatës Skënder Anxhaku tha:

“Pjesëmarrja ka qenë më e madhe, duke qenë se kanë ardhur më shumë sportistë që ne kemi në Itali, që kanë prindërit atje dhe garojnë me ekipe italiane. Shikoj se ka një rritje të shumë sportistëve të rinj dhe është një grup zinxhir që i jep një ndihmesë punës dhe stafit të federatës.”

s.a/dita

July 8, 2018 16:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim