Kana ndalon me ligj burkinin në plazhe

August 13, 2016 16:32

Kana ndalon me ligj burkinin në plazhe

Qyteti turistik i Kanës, në Francë ka ndaluar me ligj përdorimin e veshjes tradicionale myslimane të grave në plazhe, për arsye sigurie.

Ndalimi i të ashtuquajturit burkini në brigjet franceze gjatë këtij sezoni turistik vjen pasi sulmit më të fundit terrorist në afër Nicës, ku dy persona të armatosur morën peng një kishë në veri të Francës, duke vrarë priftin.

Kryebashkiaku i Kanës, David Lisnard tha se kushdo që shkel normën e re për kostumet e plazhit do të gjobitet. Lisnard tha se femrave të veshura me burkini do t’u kërkohet të ndryshojnë veshjen ose të largohen nga plazhi.

August 13, 2016 16:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*