Kanabis dhe kokainë, 5 të arrestuar në Korçë

April 14, 2016 11:43

Kanabis dhe kokainë, 5 të arrestuar në Korçë

Pesë të arrestuar, është ky bilani i një operacioni të koduar “Ballkoni”, i zhvilluar nga policia e Korçës për trafikun e lëndëve narkotike.  Në pranga kanë përfunduar: Igli Mujo, 21 vjeç; Bledar Hasa, 28 vjeç banues; Klajdi Demko, 22 vjeç; Florian Shkëmbi, 22 vjeç dhe Mariol Kolonjari, 28 vjeç.

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen nr 6, të qytetit të Korçës, në një lokal, Igli Mujos, Bledar Hasës, Klajdi Demkos dhe Florian Shkëmbit iu janë gjetur 3,8 gr kanabis. Sipas policisë lëndën narkotike  dyshohet se e kanë blerë tek 28-vjeçari Mariol Kolonjari.

Gjatë kontrollit në banesën Mariol Kolonjarit u gjetën 1.9 kg kanabis, 1.6 gr kokainë. Gjithashtu policia ka bllokuar edhe një makinë tip “Audi” me targa AA 175 MT, në pronësi Bledar Hasës, si edhe 5 telefona celular

April 14, 2016 11:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*