Kanabis në serën me luleshtrydhe, arrestohet 26-vjeçari

May 26, 2018 17:32

Kanabis në serën me luleshtrydhe, arrestohet 26-vjeçari

Një 26-vjeçar është vendosur në pranga, pasi policia ka konstatuar mbjellje të kanabisit në serën e tij.

Ngjarja është regjistruar në Sheq Musalalaj të Fierit.

Burime zyrtare policore bëjnë me dije se shtetasi Kadri Troka kishte mbjellë në serën me luleshtrydhe edhe 47 rrënjë kanabisi.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës iu gjetën një sasi prej rreth 8200 fara të bimës narkotike kanabis sativa, një armë gjahu çifte dhe 19 fishekë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

s.a/dita

 

May 26, 2018 17:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*