Kanabisi, Rama: Të goditen kokat e krimit

July 18, 2017 12:11

Kanabisi, Rama: Të goditen kokat e krimit

 

Kryeministri Rama paralajmëroi se muajt në vijim janë muaj rreziku për kultivimin e kanabisit duke i bërë thirrje policisë të mos mbyllë sytë.

“Ky proces duhet të vazhdojë deri në fund dhe muajt që kemi përpara janë muaj rreziku kështu që nuk duhet mbyllur syri dhe duhet çdo moment të vazhdohet intensivisht qasja e integruar me institucionet e tjera.

Edhe roli i SHISH, Prokurorisë në përgjigjen e shpejtë ndaj kërkesave të policisë kanë qenë dhe mbeten të rëndësishëm deri në fund të këtij procesi“, tha kryeministri.

I pranishëm në Zyrën Operacionale të Situatës, Rama i bëri thirrje Drejtorit të Policisë, Haki Çako, që të goditen kokat e krimit në vend.

“Të angazhohemi për goditjen e krerëve të grupeve kriminale dhe sekuestrimin e aseteve. Policia ka bërë një punë shumë të mirë në këto 46 muaj por jemi të vetëdijshëm se në kuadër të goditjes së kokave dhe sekuestrimin e aseteve ka shumë për të bërë. Është një nen i vjetër në Kodin Penal por që tani po gjen zbatim me vendosmëri dhe është mesazh i qartë për të gjithë ata që implikohen në këtë aktivitet, duke menduar se do ta hedhin sërish lumin siç e kanë hedhur në të shkuarën”, u shpreh kreu i qeverisë.

Rama tha se paralelisht me pastrimin e kanabisit, po pastrohet edhe policia nga ata punonjës të lidhur me veprimtarinë kriminale.

“Policia e Shtetit paralelisht me pastrimin e kanabisit nga harta e Shqipërisë po kryen me vendosmëri edhe pastrimin nga radhët e veta nga punonjësit e lidhur me këtë veprimtari kriminale. Vendosmëria në kryerjen pa asnjë kompromis të këtij vetëpastrimi është një ndër arsyet e suksesit në këtë drejtim”, tha Rama.

July 18, 2017 12:11
Komento

7 Komente

  1. Kanua July 18, 13:50

    Pse kryeministri u kujtua me kaq vonese per te luftuar kultivimin e kanabisit, dhe vetem pasi u shkakrkua Saimir Tahiri nga minister, sepse deri atehere Shqiperia ishte mbushur me droge.
    Se sa seriozish e ke kete lufte do te duket nese do ta rivendosi perseri si minister, ne cfare do ministrie Saimir Tahirin tashme te deshtuar e te droguar…

    Reply to this comment
  2. Demi July 18, 14:14

    Kreu i Kanabisit se bashku me Saimir Tahirin, thote te luftohet kanabisi…

    Reply to this comment
  3. Gezimi July 18, 14:49

    Te goditen kokat e krimit – thote Rama. Ahahahaha…
    Po ti or je Koka e gjithe ketij kanabizimi te Shqiperise, ti prej atij kanabizimi mbahesh ne karrige te kryeministrit. Me paret e atij kanabizimi ke ble zgjedhjet. Aty e ke te vetmin sukses ne keta 4 vjet, te kanabizimi i Shqiperise.
    Pse, beson njeri se lulezonte kanabisi pa leje te qeverise, pa roje te policise, pa trasport te droges nga ajri, deti e toka me mjete te ministrise Mrikes, pa shefat e Saje Qorrit? Keshtu pra, Ed Rama leri perralla me Koka krimi se nuk ka ngjare kurre qe nje Krueminister te arrestoje vetvehten.

    Reply to this comment
  4. info analitike July 18, 15:14

    Po pse paska kanabis tani. Po qy sikur tha qe ishin mushkonja!!! Ah ky i shkreti e ka mendjen vec te mbushe xhepat e tu tregoje barcaleta njerezve. Mjere kush i bveson si ketij Erionkes dhe Lulkes. Kane qe te tre te njejten prerje.

    Reply to this comment
  5. Mark uk July 18, 15:22

    Po kush ti beson kto dokrra.Qe te ndodhi kjo duhet te arrestohet djali i Kristaq Rames.

    Reply to this comment
  6. Xha Braho July 18, 16:36

    Une thashe se veshet do na rrinin rehat per ca kohe ne blogje pas asaj goditje vdekjeprurese qe tsunami i votes popullore i dha pedes dhe mytybereve te saj. Por jo sqenka e thene. Perves elifimatrakut mark ukukuja (qe eshte nje idiot noterik)doli ne skene edhe infoanali si valvul shkarkimi i vulgut dhe qelbesirllekut te gatime ve perverse te kuzhines se SHQUP-it. Mjerrane blogare akoma skeni kuptuar qe jeni ne drejtimin e kundert me rrymen.Nuk ju besohet ende se vota popullore ju percolli kete mesazh “shut your fucking mouth”.

    Reply to this comment
  7. Mark uk July 18, 22:11

    Mos e ke gje baba e nuk e dini more idiot.Pa pyte nje her ate qe ju ka lindur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*