Kanadaja kërkon plot 1 milion emigrantë në 3 vitet e ardhshme

January 11, 2019 19:09

Kanadaja kërkon plot 1 milion emigrantë në 3 vitet e ardhshme

Ju kujtohet koha kur thoshit se dëshironi të zhvendoseni në Kanada? “CNN” thotë se kjo është koha e duhur për të bërë gati valixhet.

Parlamenti kanadez ka bërë të ditura planet për të shtuar më shumë se një milionë rezidentë permanentë në 3 vitet e ardhshme. Kjo përafërsisht përbën 1 për qind të popullsisë së vendit për secilin vit.

Kanadaja ka mirëpritur më shumë se 286 000 rezidentë të përhershëm në vitin 2017 dhe projekton të mirëpresë rreth 350 000 këtë vit.  360 000 të tjerë në vitin 2020 dhe 370 000 në vitin 2021.

Ministri për Emigracionin, Refugjatët dhe Shtetësinë i Kanadasë, Ahmed Hussen, i cili vetë është një emigrant nga Somalia, tha se edhe falë emigrantëve “Kanadaja është kthyer në një shtet të fuqishëm dhe kumbues të cilin të gjithë e gëzojmë.”

Emigrantët e rinj pritet të ndihmojnë në përballimin e shifrave të popullsisë në plakje të Kanadasë dhe rënien e lindshmërisë teksa në krahun tjetër rrit forcën punëtore.

Qëndrimi miqësor i Kanadasë ndaj ardhjeve të emigrantëve vjen në një kohë që shumë shtete perëndimore, përfshirë SHBA-të po implementojnë politika kufizuese të emigracionit.

l.h/ dita

January 11, 2019 19:09
Komento

4 Komente

  1. fteri January 11, 19:39

    u dashka me u shpërkul gjithë shqiptarët me kuq e me maçë ,që politikanët të rrojnë të lumtur.

    Reply to this comment
  2. VM January 11, 20:30

    Welcome to Canada!

    Reply to this comment
  3. x January 11, 21:40

    Morr i madh po shkon ne Kanada, i pret vete kryeministri GAY Trudeau, me vetulla fallco qe i bien kur mban fjalim si cun i “bukur” dylber qe eshte.

    Reply to this comment
  4. realisti January 12, 10:04

    Diku kam lexuar se 3 banorë per km2 eshte dsndesia e popullsise ne Kanada. Shkoni vellezer shkoni ka vend per te gjithe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*