Kanadezët braktisin kërkimet, nuk ka naftë në veriperëndim

Redaksia Online June 8, 2013 11:29

Kanadezët braktisin kërkimet, nuk ka naftë në veriperëndim

Kompania kanadeze e kërkimit të naftës “Petromanas” ka ndërprerë kërkimet për naftë në zonën veriperëndimore të vendit. Petromanas, e cila ka fituar të drejtën ekskluzive nga qeveria shqiptare për kërkim nafte në disa zona të vendit, mes të cilave dhe bllokun AB që shtrihen nga Durrësi në Shkodër, bëri të ditur se në këtë zonë, rezervat e naftës ishin modeste.

Në njoftimin zyrtar “Petromanas” bën të ditur se do i përqendrojë operacionet e saj në bllokun 2-3 në Shpirag të Beratit dhe atë DE në zonën e Shqipërisë së mesme.

Në vendkërkimin e Shpiragut, “Petromanas” është aksionere me kompaninë “Shell”, ku secila nga palët zotëron 50 për qind. Të dy kompanitë janë duke shpuar një pus, i cili ka arritur në 5500 metër thellësi, me një kosto prej 65 milionë dollarë.

Shpimi vazhdon dhe sipas kompanisë do të shkohet deri në 5800 metër thellësi. Në deklaratat zyrtare kompania shpreh optimizëm se kërkimet në këtë zonë do të përfundojnë me sukses. Por pavarësisht Shpiragut, braktisja e ultësirës perëndimore të vendit ngushton dukshëm zonat me potencial naftëmbajtës në Shqipëri, bën të ditur “Shqip”. Në 20 vitet e fundit disa kompani të njohura hidrokarbure kanë tentuar të zbulojnë vendburime nafte, por asnjëra nuk ka arritur.

Redaksia Online June 8, 2013 11:29
Komento

3 Komente

  1. NIKAJA June 8, 22:21

    GERMO TARE GERMO
    lesht do gjejne nafte
    keta mund te ken maqineri me te mira por ato sherbejn per te cpuar me shpejt me sakte por NAFTEN se ku ka dhe ku s ka e din vete specialistet SHQIPTAR
    UNE jam ish naftetare dhe kame njohur shume inxhinera te zote kurre s kane per te gjetur NAFTE
    AJO qe eshte gjetur dhe boll
    gerrmo TARE germo
    POR ne edhe MUTI i botes na duket i mire

    Reply to this comment
  2. Njeriu realist. June 9, 10:17

    Mbas 23 qershorit kerkimin e naftes ne shqiperi do ta marrin ne dore shqiptaret se e kane pasurine e tyre dhe e dine ku fle ajo e shkrete qe i prete me padurim
    Jashte kompanite e huaja qe pastrojne leket e kremineleve dhe ne rrime e shikojme.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*