Kanal TV, bibliotekë e muze, KM miraton projektligjin për diasporën

January 12, 2018 20:30

Kanal TV, bibliotekë e muze, KM miraton projektligjin për diasporën

Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin “Për diasporën” ku detajohen rregullat dhe kompetencat e autoriteteve shtetërore përgjegjëse për marrëdhëniet me diasporën.projektligji parashikon ndër të tjera krijimin e Qendrave Kulturore për Diasporën që do të ushtrojnë veprimtarinë në vendet me interes për diasporën e Republikës së Shqipërisë të cilat do të hapen në marrëveshje me këto vende.

Po ashtu parashikohet që në Muzeun Historik Kombëtar të themelohet një pavion i veçantë për diasporën ndërsa Biblioteka Kombëtare, në bashkëpunim me ministritë përgjegjëse për arsimin dhe kulturën, do të mundësojë aksesin në fondin e librave on-line, pa pagesë, për edukimin dhe letërsinë, dedikuar interesave të diasporës.

Ndërkohë, Radio-televizioni Shqiptar do të sigurojë një kanal transmetimi me program radioteleviziv për diasporën. Shpenzimet për prodhimin e programeve të dedikuara për diasporën dhe transmetimin do të përballohen nga buxheti i shtetit.

Për pjesëtarët e suksesshëm të diasporës do të akordohet çmimi “Ambasador i Kombit”. Kriteret dhe mënyra e ndarjes së çmimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Ndërkohë, data 18 dhjetor caktohet si Dita Kombëtare e Diasporës.

January 12, 2018 20:30
Komento

9 Komente

  1. antonio January 12, 22:25

    Me pare krijo nje agjensi per ankesat e shqiptareve,qytetare te Shqiperise,pastaj na hapni barkun me diasporen!
    Cfare ka bere diaspora per Shqiperine keto 27 vjet?
    NJE MUT TE MADH!

    Reply to this comment
    • Tartufi January 12, 23:48

      antonio hajvani i shkalles se larte,,, c fare do lloje agjensie
      te te hapin ti dhe krijesave si ti ,,, eshte e kote,, se je krijuar si dora e fundit e turrmes e tufes qe nuk mer vesh
      nga komunikimi dhe e drejta..
      Nuk dua ti kujtoj dhe t ju a perflas ndihmen qe ju eshte dhene nga emegrimi familjeve te te emigruareve,si shpirt madheshti dhe detyrim karshi vendit te tyre,,, kjo ndihme ka qene vendimtare per nje nivel modest
      te familjeve te popullit shqiptar. Kjo eshte Diaspora,qe heq nga kursimet e veta per te mos haruar ata qe ka lene pas ne kete Shqiperi.

      Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku January 13, 01:42

      E ke gabim antonio, keto 27 vjet diaspora (sidomos e reja) ka derguar aq para ne Shqiperi sa i ka lejuar shqiptaret te rrojne pa pune dhe qeveritaret te vjedhin me te dyja duart, po ty si duket nuk te ka ra akoma zilja e sahatit dhe je ne gjume te thelle, ose ia fut kot se ashtu te vjen per mbare.

      Reply to this comment
    • Qirio @antonio January 13, 09:51

      E që thua ti qirio antonio që s’thua asgjë, po të mos ishte diasporra, ti sot do ishe duke u kacafytur me atë laviren tjetër aty poshtë për bukën e gojës. Mos e beso po deshe, por po te mos ishte diasporra, ti kokpalar do kishe zënë morra. Morra të kuq nga ato që ta çajnë vetllën e të bëjnë të mos e njohësh më veten para pasqyrës, e kupton apo jo? Po mirë mo pizeveng, çfarë pret akoma nga diaspora ti? Mirë që po ju ngop me remitanca, por mos na u dashka t’ju vijë aty dhe t’ja u rasi me zorr lugën ne gojë për t’ju ushqyer? Yyyyy kris bythën !

      Reply to this comment
    • Ivan i madh January 13, 13:01

      Ti antonio o je gomar o do e ben. Qenke i pa kenaqur nga diaspore sidomos ajo e pas 90 es. Që jo vetem ju mbajti gjalle si shtet me ndimat e derguar familjeve te tyre ku qeverite e saj kane abuzuar shume me te drejta e tyre duke dhe i poshteruat. Por ka paguar e pagon akoma taksat e tatimet si dritat, ujin, pastrim, ndricim e gjelberim edhe pse sjetojne aty. Pse se ngre kete veprim me plot goje vjedhje te qeverive tona pa dallim ngjyre qe i kane bere e po i bejne emigranteve ne vite. Me sa duket ti do te jesh ose idiot ose miop.

      Reply to this comment
  2. Anonymous January 12, 23:23

    Ju nuk qani dot hallet ne shqiperi, do qani hallet tona jasht shqiperis.

    Reply to this comment
  3. Kris 1 January 13, 00:11

    Sa eshte vlera e fatures ekonomike per keta ambasadoret e diaspores se ka rrezik qe te caktohen gjithe bythfshiresit e Edvin Avdallit

    Reply to this comment
    • Kalliri i misrit January 13, 09:59

      Faturën do ta dorëzoj ty pasi të jesh paraqitur personalisht ke zyra ime. Kusht i vetëm është që t’i kesh veshtëmbathurat me lulka. 😉

      Reply to this comment
  4. info analitike January 13, 10:00

    Gezoni shoke se do te kemi dhe nje kanal televiziv te ngritur me parate e Netes se Kristaqit. Ndersa per ju trima ushtarake pensioniste para nuk ka, po keshtu dhe per familjet e viktimave te 21 janarit dhe te Gerdecit e te gjithe pensionisteve te tjere.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*