Kanarina në rrezik

June 28, 2017 09:40

Kanarina në rrezik

Nga Matilda Terpollari

“Ditët e zgjedhjeve shkojnë e vijnë. Por përpjekja e njerëzve për të krijuar një shtet që të na përfaqësojë të gjithëve dhe jo veç 1 përqindëshin, një  shtet të bazuar në principet e drejtësisë sociale, ekonomike, raciale dhe ambientaliste vazhdon”, tha në fund të fushatës së tij Bernie Sanders, kandidati i demokratëve në garën presidenciale brenda PD-së në Amerikë.

Kanarina në minierë qymyri është një metaforë angleze, që përdoret për të treguar rrezik. Kjo ka marre shkas nga minatorët anglez të qymyrit me shumë se një shekull më parë. Ata mbanin kanarina me vete kur zbrisnin në galeri për të diktuar rrjedhjet e sulfurit apo metanit.

Këtu fillonte misioni fisnik i kanarinës së vogël të verdhë. Për sa kohë që kanarina këndonte, minatorët e dinin  se çfarëdo që të ndodhte ata ishin të sigurt.

Në momentin kur kënga ndërpritej dhe kanarina nuk hapte gojë për disa minuta, ata e dinin që ajo e kishte bërë detyrën e saj. U ngelte veç të dilnin falë kanarinës së  tyre shpëtimtare, e të prisnin riparimin e galerive të errëta.

Humbja e Librës me kujton kanarinën që shefat e mëdhenj bënë çmos, mos të linin minatorët (votuesin) ta kishin me vete. Kjo për të vetmin motiv, që ata  (votuesit) mos ta  merrnin vesh kurrë sasinë e helmit në galeri.

Për fat të keq, minatorët e frikësuar nga shefat (votuesit)  pranuan  vetëmohimin, se s’kanë guxim të lexojnë humbjen e kanarinës,  që është dhe  humbja e tyre…. Nëse Blushi humbi në zgjedhje, kjo do të thotë se  Shqipëria është në rrezik.

Ambienti është shumë toksik. Po e mbyll duke falënderuar pa fund Librën që na dha mundësi të kandidonim e të provonim se njerëzit e zakonshëm s’kanë vend në Parlamentin e oligarkisë.

June 28, 2017 09:40
Komento

1 Koment

  1. berka June 29, 15:45

    Shume e sakte por shqiptaret jane ende shume prapa ne kohe jo vetem sepse u binden shefave por ata vete nuk jane te ndergjegjesuar se sa e vlefshme eshte kanarina.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*