Kancelarja Merkel: Ndikimi i Iranit, shqetësim për sigurinë e Izraelit

June 4, 2018 21:25

Kancelarja Merkel: Ndikimi i Iranit, shqetësim për sigurinë e Izraelit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është shprehur se ka rënë në dakordësi me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu sa i takon cënimit të sigurisë që i vjen Izraelit nga aktivitetet e Iranit në Lindjen e Mesme.

“Pajtohemi se ndikimi rajonal i Iranit është shqetësues, sidomos për sigurinë e Izraelit”, tha Merkel në një konferencë për media me Netanyahun, në Berlin.

Pas Gjermanisë, Netanyahu do të vizitojë edhe Francën dhe Britaninë, në përpjekje për të gjetur mbështetje për ndryshimin e marrëveshjes bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore, si dhe për të detyruar forcat iraniane që të largohen nga Siria.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore nisi ditën e hënë një takim katërditësh në Vjenë, në një kohë ku pasiguria për fatin e marrëveshjes bërthamore, sidomos pas tërheqjes së SHBA-së, po rritet gjithnjë e më tej.

Me marrëveshjen e vitit 2015, midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, Republika Islamike është pajtuar të frenojë programin e saj bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Nga kjo marrëveshje, presidenti amerikan, Donald Trump është tërhequr muajin e kaluar, duke thënë se Irani e ka shkelur “frymën” e saj, ndërsa pesë nënshkrueset e tjera të marrëveshjes si Britania, Franca, Rusia, Kina dhe Gjermania kanë thënë se mbeten të përkushtuara ndaj saj.

s.a/dita

June 4, 2018 21:25
Komento

1 Koment

  1. Arben June 5, 07:58

    Izraeli shtet kriminela.

    Te shkrihet eshte pak.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*