SHËNIM: Çfarë sollën kandidatët e pavarur

Erion Habilaj June 22, 2015 13:38

SHËNIM: Çfarë sollën kandidatët e pavarur

Zgjedhjet vendore të 21 qershorit janë në përfundim të procesit të numërimit.

Duket qartë se koalicioni i majtë do të qeverisë 2/3 e bashkive të vendit.

Bashkitë e mëdha, duke filluar nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Korça dhe Vlora do të drejtohen nga mazhoranca.

Pjesëmarrja e votuesve ishte rreth 47 për qind, më pak se gjysma, duke krijuar idenë se ka një lloj pakënaqësie të shtrirë ndaj klasës politike. Por me ndonjë përjashtim si Vlora, trendi i pjesëmarrjes është i afërt me atë të zgjedhjeve të shkuara.

Ajo që po vihet re është roli i kandidatëve të pavarur.

Në qytetet e mëdha që kishte kandidatë të pavarur rezultatet janë interesante.

Gjergj Bojaxhi në Tiranë ka marrë një votë që nuk mund të neglizhohet. Nga rezultatet e deritanishme ai figuron me rreth 6 për qind të votave, që nëse do të arrijë t’i mbaj këto në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të siguronte një mandat deputeti të sigurt.

Edhe në Vlorë kandidati i pavarur Vasil Bedinaj ka arritur të marrë rreth 4.5 për qind të të votave që dhe pse nuk i jep fitore për kryebashkiak, do e çonte deputet të Vlorës në Kuvend zgjedhjet e ardhshme nëse do të mbante këtë kuotë.

Edhe Shkodra me Vullnet Elbasanin ka të njëjtën histori si Bedinaj.

Kandidati i vetëm i pavarur që ka shanse për fitore është Bujar Fezga në Këlcyrë, por ky i fundit është mbështetur nga PD pas tërheqjes së kandidatit Muhameti.

Erion Habilaj June 22, 2015 13:38
Komento

7 Komente

  1. Arben June 22, 13:44

    EDHE KESHTU NUK KISHA NDONJE RESPEKT PER VLONJATET, POR TE PAKTEN I DIJA BURRA.

    TANI PO DEL EDHE SE PERVEC TE TJERAVE JANE “GRA”

    HA HA HA

    Reply to this comment
  2. Lleshi June 22, 14:00

    Pra tashme kemi NJE ZE TE LARTE , te popullit shqiptar ! Kandidatet duhet t’i zgjedhe populli edhe sikur ligji tua njohe partive ! Pronari kerkon t’i jape prokure veyem perfaqesuesit te zgjedhur prej tij !

    Modifikoni ligjin elektoral dhe punen tuaj ! Une jam pronari , ka bertitur populli ! Nje ore dhe me pare duhet te ndidhe , ne rast se duam rilindje reale te Sjqiprise ! Ndryshe na ngordhi Saliu , por na rron Saliçka !

    Reply to this comment
  3. demo June 22, 22:11

    Edhe keto zgjedhje kandidatet e pavarur ishin te parendesishem ,krahasuar me kandidatet e partive.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*