Kandidati fitues te Fakulteti i Historisë, letër Ramës dhe Nikollës: Po tentojnë të ndryshojnë rezultatin

December 10, 2017 15:42

Kandidati fitues te Fakulteti i Historisë, letër Ramës dhe Nikollës: Po tentojnë të ndryshojnë rezultatin

 

Sabri Laçi, profesor në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës, i cili ishte kandidat për postin e dekanit të fakultetit dhe u shpall fitues pas përmbylljes së numërimit të votave nga Komisioni i Zgjedhjeve në FHF, i ka drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres Lindita Nikolla një letër.

Ai ka ngritur shqetësimin e tij në lidhje se me çfarë mund të ndodhë.

“Bëra një garë të ndershme i bindur se institucionet që garantojnë zgjedhjet do të ishin garanci për ruajtjen e standardeve të zgjedhjeve. Fatkeqësisht këto institucione nuk e bënë një gjë të tillë” ,shkruan ai.

Letra

Letër drejtuar Ministres së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë

Znj. Lindita Nikolla

Për dijeni zotit Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

E nderuar Zonja Ministre,

Unë që po ju shkruaj jam Sabri Laçi, profesor në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës, kandidat për postin e dekanit të fakultetit, i shpallur fitues pas përmbylljes së numërimit të votave nga KZF (Komisioni i Zgjedhjeve në FHF).

Po Ju drejtohem për t’ju vënë në dijeni të disa ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur gjatë këtij procesi, të cilat mendoj se kanë rëndësi jo vetëm për fakultetin tonë, por për gjithë sistemin universitar.

Kur vendosa të futem në garë, mendova se po hyj në një proces të ndershëm zgjedhor universitar, i bindur se pedagogët dhe studentët meritojnë standarde zgjedhore të larta dhe një proces që do të ndikonte pozitivisht në të ardhmen e institucionet tonë arsimor. Bëra një garë të ndershme i bindur se institucionet që garantojnë zgjedhjet do të ishin garanci për ruajtjen e standardeve të zgjedhjeve.

Fatkeqësisht këto institucione nuk e bënë një gjë të tillë. Si KZF ashtu edhe KIZ (Komisioni Institucional zgjedhor) u përfshinë në tentativën për manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve që pa nisur procesi. KIZ përjashtoi në mënyrë arbitrare në kundërshtim me ligjin një pedagog, personel akademik me kohë të plotë nga pjesëmarrja në zgjedhje. Gjatë zgjedhjeve përfaqësues të KIZ u kanë bërë presione studentëve që të mos marrin pjesë në zgjedhje, duke krijuar tension. Ndërkohë, që me fillimin e procesit u verifikua se KZF u ka dhënë pedagogëve fletë studentësh për të votuar, duke i shpallur më pas vota të tilla si të pavlefshme. I njëjti komision largoi në kundërshtim me ligjin vëzhguesit nga procedura e numërimit të votave dhe më pas, kur e panë që rezultati ishte në favorin tim, bllokuan procesin, i cili u zhbllokua pas angazhimit të përfaqësuesve të Forumit për Autonominë Universitare dhe Liritë Akadamike, të cilët e gdhinë natën në fakultet në mbrotje të votës së kolegëve dhe studentëve.

Pasi dështoi tentativa për manipulimin e procesit zgjedhor në KZF, KIZ si gjithnjë konseguente në përjekjet për deformimin e procesit zgjedhor, është mbledhur pa dijeninë e kandidatëve dhe të përfaqësuesve të tyre si vëzhgues dhe po tenton të vejë në diskutim mandatin, fillimisht përmes rinumërimit, i cili ka konfirmuar saktësisht kandidatin fitues. Tani po kërkojnë të venë në diskutim formulën e llogaritjes së votave të studentëve, e cila është përcaktuar saktësisht në Rregulloren e Zgjedhjeve në Institucionet e Arsimit të Lartë, e zbatuar në zgjedhjet e mëparshme.

E nderuara ministre. Duke besuar plotësisht në ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë Tuaj në garantimin e votës së lirë të pedagogëve dhe studentëve, Ju lutem ndërhyni që të paktën në univeristet të mos përhapet dukuria e shkatërrimit të procesit zgjedhor.

Me konsideratën më të lartë

Prof. Dr. Sabri Laçi

 

 

December 10, 2017 15:42
Komento

4 Komente

  1. Argon December 10, 19:11

    Zotëri, 44 = 44. Na e shpjegoni sesi 44=44 jep 50,14% të votave për zotërinë dhe 49,8 % për zonjën?!!!
    Kjo është çështje. Tani ju mund të kërkoni që t’iu zgjedhë partia. Është turp i madh kjo ngjarje. O ndiqni parimet demokratike ose mos na merrni për budallenj. Jeni duke bërë një propagandë të egër fyese ndaj një profesoreshe të nderuar.
    Jeni duke fshehur lajmet e numrit të votave. Jeni duke emëruar me zor dikë që nuk ka fituar. Kur kjo bëhet për në universitet, çfarë duhet të mendojmë pastaj për zgjedhjet vendore dhe partiake dhe ato kuvendore?

    Reply to this comment
  2. Arber I December 10, 19:54

    Bravo Sabri Laci! te gjithe intelektualet qe te njohin jane me ty. Ti je nje punonjes shkencor dhe pedagog, mik dhe prind i shkelqyer. Intrigantet Valentina Duka dhe Dhori Kule nuk duhet te kene me vend ne gjirin e kolektivit pedagogjik te Universitetit Shteteror te Tiranes. Ata le te merren me politiken e hurit dhe te litarit te Sali Berishes, pasi eshte i vetmi pasion i tyre.

    Reply to this comment
  3. Arberia December 10, 22:32

    Prof. Sabri Laci eshte nje pedagog, shkecetar dhe administrator i shkelqyer. Karrieristet Valentina Duka dhe Dhori Kule jane te shkelqyer gjithashtu per intriga ne politike; le te shkojne secili ne vendin e tyre!

    Reply to this comment
  4. DinPak December 11, 03:36

    Une nuk njoh asnje nga keta te tre dhe, duke mos ditur se si jane faktet reale, nuk mund te them se cili ka te drejte. Por me ben pershtypje nje gje: kudo ku ka ndonje manipulim apo nderhyrje ne ndonje proces zgjedhor ne Universitet, do jete patjeter ky Dhori Kule.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim