Kandidati i PD në Lezhë, me dosje në Prokurori

April 17, 2015 13:17

Kandidati i PD në Lezhë, me dosje në Prokurori

Partia Demokratike ka vendosur të kandidojë për kryetar bashkie në Lezhë kryekomunarin aktual të Shënkollit, Fran Frrokaj. Por sapo nga selia e PD është deklaruar emri i 51-vjeçarit, e cila gjithashtu sulmonte kandidatët e majtë (rasti i Krujës) si të dënuar për krime të ndryshme, në vëmendje është sjellë precedenti i kryekomunarit që kërkon të fitojë postin e kryebashkiakut.

Jo më larg se 11 marsi i këtij viti, Policia e Lezhës, nëpërmjet Sektorit Kundër Krimit Ekonomik, në një deklaratë zyrtare për shtyp, njoftonte nisjen e procedimit penal në gjendje të lirë ndaj Fran Frrokajt, me akuzën “shpërdorim detyre” dhe dhënien e një leje ndërtimi të paligjshme në Shënkoll dhe dyshimet për një leje të dytë.

Bashkë me të u proceduan po në gjendje të lirë përgjegjësja e Zyrës së Urbanistikës dhe Inspektori i Ndërtimit në komunën Shënkoll. Shkak për këto hetime janë bërë kontrollet në terren nga Inspektoriati Ndërtimor dhe Policia e Shtetit, ku zbuluan ndërtimin e një godine tre katëshe pa dokumentacion të ligjshëm.

Nga verifikimet rezultoi se ndërtimi ishte i paligjshëm, kurse kryekomunari Frrokaj dhe vartësit e tij kishin firmosur lejen e ndërtimit për godinë 2+1 në favor të një banori, në kundërshtim me ligjet. Sipas policisë, në atë vend nuk lejohej ndërtimi dhe çështja është kaluar për procedim penal për “dhënie leje ndërtimi në mënyrë abuzive”.

Dosja i kaloi një ditë më pas Prokurorisë së Rrethit Lezhë, e cila po ashtu po e heton dosjen ndaj zyrtarëve në gjendje të lirë. Burime zyrtare nga organi i akuzës thanë për DITA se prej datës 10 prill, pra një muaj pas përcjelljes së dosjes nga Policia, kanë nisur hetimet për 3 zyrtarët e komunës.

“Fran Frrokaj dhe dy bashkëpunëtorë të tij, Lindita Cane përgjegjëse për Urbanistikën në komunën e Shënkollit dhe Patrit Picaku, përgjegjës i inspektoriatit Urbanistik Vendor të kësaj komune, akuzohen për shpërdorim detyre”, thanë burimet, duke saktësuar se hetimi bëhet në gjendje të lirë.

Prokuroria do të verifikojë nëse akuzat qëndrojnë dhe ka element të veprës penale për t’i marrë të pandehur. Në dosje specifikohet se po hetohet edhe për një leje të dytë ndërtimi të lëshuar nga komuna. Kryekomunari reagoi dhe mohoi dhënien e lejes së ndërtimit, duke thënë se “kishte dhënë leje vetëm për ndërrim çatie”.

Gjithashtu ai e cilësoi sulmin si të motivuar politikisht dhe veprimin e Policisë për procedim si të paligjshëm. Zyrtarë nga organi i akuzës shpjeguan për gazetën gjithashtu se ky procedim nuk e pengon Frrokajn që të kandidojë, për sa kohë ai nuk merret i pandehur, apo nuk ka një vendim gjykate për dënim.

“Nuk ka asnjë pengesë për kandidim për çdo person që nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës”, shpjeguan zyrtarët e prokurorisë. Por ky rast bie në sy për faktin se në momentin që PD sulmon kandidatët e të majtës me çështjen e dekriminalizimit, nga ana tjetër kandidon edhe vetë persona që janë nën hetim, nën gjykim apo të dënuar, siç ishte edhe rasti i Xhelal Mziut.

April 17, 2015 13:17
Komento

6 Komente

  1. arber April 17, 13:30

    ore shqiptare por si nuk e kuptoni ore kush eshte lulush bashuqi .po cfare doni ore .si nuk i vini drune kesaj bande hajdute e dalin e bredhin e tallen

    Reply to this comment
  2. Eri April 17, 14:51

    Ky nuk fiton edhe sikur ta kete biografine e paster, s’e donte komuna e tij do e doje Lezha. Ka bere pislliqe te medha me pronat dhe burgun e ka pak.

    Reply to this comment
  3. anonimi April 17, 15:24

    ore po keto krytaret e komunave qe ndiqen ga prokuroria para zgjedhjeve behet vetem nga frika e RAMES nga humbja.Ky kr komune ndiqet vetem se lejoji nje fshatare te ndertoj nje stalle bagetish palejen e KKRT,dhe nuk ndiqet V TUSHA QE LEJOI ARBEN NDOKEN TE NDERTOI 15 KATE PALLAT NE ZEMER TE LEZHES..

    Reply to this comment
  4. Popull April 17, 19:59

    Ku po shkone SHQIPARIA nuk e di njeri!!!!! Ku i cone Basha keta hajduteri?
    Pika qe su bie mu ne qeveri! Qe nuk bejne ligje po vetem ujdi…
    Parlamenti mbushur me plot kriminele…… Dhe te “ARSIMUAR”
    shtetin e vobekte MAFIA ka pushtuar…..

    Reply to this comment
  5. Nuni April 17, 22:43

    E po Viktor Tusha qe u be miliarder nuk ka vjedhur?????
    Ja ka sjelle era dhe debora nga puka po e dine dhe e kuptojne dhe femijet se Viktor Tush Puka
    E ka rjep Lezhen.

    Reply to this comment
  6. Ashtueshte April 17, 23:00

    Frroku-i,e Frrokut -Frrokut- Frrokun- o Frrok-Pi Frrokut.
    Na u bone Frrokajt si me qen çuna xhaje apo çuna daje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim