Kandidati për kryebashkiak qëllon me shuplakë dhe karrige bashkëpunëtorin e tij (VIDEO)

May 11, 2015 20:12

Kandidati për kryebashkiak qëllon me shuplakë dhe karrige bashkëpunëtorin e tij (VIDEO)

Një politikan në Itali, i cili kishte shtruar një darkë për 200 ndjekësit e tij besnikë, zbuloi se ishte mashtruar me ushqimin. Gerardo Bevilacqua qëllOI me shuplakë një menaxher të fushatës së tij elektorale dhe më pas me karrige, duke e prekur atë në pjesën e prapme të trupit, sepse bashkëpunëtori ka abuzuar me fondet për darkën.

“S’më vjen keq për asgjë, Unë i thashë atij që të organizonte një darkë për rreth 200 njerëz dhe me një buxhet prej 10 stërlina për person. Ia dorëzova të gjitha të hollat, sepse kisha besim tek ai, por në vend shampanjës, përfunduam me bukë dhe ujë. Çfarë lloj kandidati jam unë në qoftë se nuk di të luftoj korrupsionin edhe në radhët e mia? Kush do të më votojë nëse darka që ishte planifikuar të ishte një festë të përfundonte duke i ofruar njerëzve bukë thatë dhe ujë?”. Bevilacqua është duke kandiduar të jetë kryetari i bashkisë në Cerignola, në rajonin e Pulias, në jug të Italisë.

 

May 11, 2015 20:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*