Kandidati PS: Shihni me sa vota e mundëm Lulin në qendrën ku ai votoi

June 26, 2017 14:33

Kandidati PS: Shihni me sa vota e mundëm Lulin në qendrën ku ai votoi

Lulzim Basha ka humbur të dielën jo vetëm në bastionet e demokratëve por edhe “shtëpinë” e vet.

PD ka humbur  edhe në qendrën e votimit me numër 1929 që i përket lagjes ku është rritur dhe voton kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Kështu në zgjedhjet e shkuara parlamentare të 2013 në këtë qendër votimi PD kryesonte me 222 vota kundrejt 198 votave që morri PS.

Ndërkohë që nga numërimi i votave të kësaj qendre për zgjedhjet e që u zhvilluan dje, ka rezultuar se Lulzim Bashën nuk e kanë votuar as fqinjët dhe të afërmit e vet.

Kjo pasi PS aktualisht në këtë qendër votimi ka marrë 212 vota, ndërsa PD 151 vota, pra duke siguruar një avantazh me 61 vota më shumë. Në total duke marrë parasysh edhe diferencën e zgjedhjeve të shkuar, atëherë rezulton se në qendrën ku votoi vet Basha, PD ka pësuar një rënie me 85 vota.

“2 HERË MAT…BASHA ✌🏻🌹

Në QV 1929 e njohur si bastion historik i PD por dhe si “çerdhja” e Lulit, sot na sjell rezultatin surprizë me 212 vota për PS & 151 vota për PD (+61)! Këtu votoi dje – kryetari i sotëm(?) i Partisë Demokratike të Shqipërisë!”, shkruan kandidati i PS, Ervin Bushati.

 

June 26, 2017 14:33
Komento

2 Komente

  1. DN June 26, 17:40

    tash Basha do ta mate mire peshen e aléateve qe nuk e votuan…

    Reply to this comment
  2. Vota Usi June 26, 22:27

    Fqinjet e kane votu Lulin, per gjynaf, por ai ka votu PS-ne!
    Nga Holanda do na i shpjegoje perse.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*