KANDIDATI…

March 7, 2016 11:19

KANDIDATI…

Ben Blushi, një profil i paautorizuar. Nga përgojimet për vajzën e Qazim Sejdinit, tek Tuaregu dhuratë nga një prej atyre që sot ai e quan “klient të Rilindjes”. Karriera e një politikani që dikur “luante” me përqindjet e fajdeve.

 

Historia e një gazetari që bëhet politikan nuk është e re në Shqipëri. Aq më pak, në botë. Madje, në rastin e Ben Blushit mund të flitet më tepër për një politikan që paralelisht me këtë karrierë, shfaqi edhe damarin e tij të shkrimtarit, ku e ku më tepër sesa e kishte demonstruar kur punonte si gazetar. Në karrierën e parë, kolegët dhe bashkëkohësit që u gjendën atypari (tek Koha Jonë e viteve ‘96-98) flasin fjalë të mira për një menaxher të veçantë redaksie, çka padyshim është pjesë e zanatit të drejtuesit të gazetarëve. Por flasin gjithashtu edhe për një “lojë” jo fort gazetareske me botimin çdo ditë, në vend të dukshëm, të përqindjeve të reja të fajdeve që përditësonin firmat piramidale shqiptare, që sipas presidentit Berisha, kishin në duar paratë më të pastra në botë. Se çfarë ndodhi kur plasi tollumbacja e fajdeve, e dimë të gjithë.

Sot Ben Blushi është personazh kryesor në media të shkruara, elektronike e ekrane televizive, për shkak se ka vërejtur vonesë dhe moszbatim të statutit të PS-së, parti kryesore qeverisëse. Blushi bëhet dhe ribëhet kollaj personazh i aktualitetit politik, sa herë zgjedh t’i kthehet këtij roli. Kur nuk dëgjojmë gjë prej tij, do të thotë se ai po shkruan diçka. Të paktën kështu ka ndodhur katër herë këto vitet e fundit. Dhe është kuptuar se kur vendos të bëhet i gjallë, mesa duket po bën një testim të ri lidhur mbi përqindjen e fajdesë… pardon, kuotave të tij në parti dhe në publik.

31Prej vitesh, Ben Blushi me zërin dhe heshtjen e tij, është pozicionuar si brezi i ri i Partisë Socialiste që përgatitet të marrë stafetën. Më e pakta, si pjesë e këtij brezi që do zëvendësojë dora-dorës gardën e vjetër për njëmijë arsye, mes tyre padyshim edhe biologjia. Por teksa vitet kalojnë, pa u ndier ai vë re se është një militues 18-20 vjeçar në PS. Është ca si e tepërt të jesh një kandidat “i përjetshëm”, (romani i tij i fundit mban këtë titull) aq më shumë për një kalibër politik si ai që Blushi beson se është. Po si kanë ikur gjithë këta vjet?

Nga “Koha Jonë” gazetareske, Ben Blushi hyri në kohën e vet politike, fillimisht në detyrën e zëdhënësit-këshilltarit të kryeministrit Fatos Nano. Në periudhën 1999-2000 ish zv.ministër i Jashtëm, pastaj një vit prefekt i Korçës, dhe ministër i Arsimit dhe Shkencës (2001-2002) dhe në përmbyllje, tre vjet

Ministër i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit (2002-2005). Siç shihet, të gjitha këto etapa kanë ardhur me ngritje, ku mungon vetëm një post madhor, ai që zinte Fatos Nano. Dhe që e kanë zënë ato vite me periudha të veçantë vërsnikë të tij, edhe pse më të vjetër në PS, si Majko e Meta.

Si zv.ministër i Jashtëm, Blushi u përfol asokohe se ishte publikuesi (tinëzar) i përmbajtjes së një bisede konfidenciale mes sekretares së Shtetit Medlin Ollbrajt dhe Ilir Metës. Si ministër i Arsimit nuk pati kohë kushedi, ndërsa tek Pushteti Vendor kishte shansin të hynte realisht në histori me një punë konkrete dhe shumë të përparuar, kur u miratua projekti i pasaportave dhe kartave biometrike. Duke parë koston e tanishme, odisenë dhe momentet e dyshimta të këtij operacioni që qeveria Berisha ja besoi një kompanie të huaj private, kryerja e atëhershme e këtij procesi padyshim do vulosej si një punë e mirë e ministrit Blushi. Dhe patjetër e gjithë qeverisë. Ashtu siç sot, ndryshimi total i situatës energjetike është meritë e ministrit të linjës dhe qeverisë.

Ben Blushi e mbështeti “prezantimin” e Edi Ramës tek socialistët duke garuar pa sukses për kryetar kundër Nanos, në një kohë kur vetë Rama deklarohej “mik i socialistëve”. Por tek e fundit, gjurma e tij në ministrinë e Kulturës dhe më pas në bashkinë e Tiranës, e kishte bërë prezantimin që më herët. Nuk është harruar pritshmëria e madhe e socialistëve asokohe për “mikun” Rama, madje dhe atyre që simpatizonin paralelisht kryetarin, kryeministrin dhe logon historike të PS-së, Nano, sado difektoz të jetë termi “historik” për një parti socialiste 13 vjeçare. Rrumpallhania e korrupsioni, trazuar me sherret e brendshme, ngeshmëria, barcoletat me bëmat e Nanos dhe cic-micet moçalore ku befas kishte ngecur PS-ja, mund të kapërceheshin me modelin Rama, thuhej mes simpatizantëve të majtë. Blushi pra e mbështeti profilin e ri, duke e nuhatur se herët a vonë, e ardhmja nuk do ishte me Nanon; por nuk shfaqi ndonjë entuziazëm të madh. Ai ishte e tek e fundit, prurje e Nanos dhe socialistët ato vite besonin me naivitet se Berisha nuk do vinte kurrë në pushtet, me ato që kishte bërë. Duke kontribuar pikërisht për të kundërtën.

Sot ai që mund të quhet “popull i majtë” nuk është kaq naiv. Shumëkush mund të besojë se Berisha (ose pasaardhësi i tij klon në PD) nuk DUHET të vijë në pushtet, por që fare mirë MUND të kthehet. Sot nuk rezulton (të paktën ende nuk është shfaqur) ndonjë socialist që thotë, ju mos u zini pa ne bëjmë si bëjmë. Ndoshta sepse elektorati shqiptar, i majtë, i djathtë dhe pa parti, po hyn në një fazë post-ideologjike dhe kërkon rezultate në qeverisje më shumë sesa sherr për, fjala vjen, 28 apo 29 nëntorin. Akoma dhe vetë Berisha po i njeh disa anë pozitive Enver Hoxhës?! (Lufta antifashiste rreshtoi Shqipërinë në anën e duhur, mirë bëri që u nda nga Hrushovi etj). Dhe befasisht, në momentin më kyç të qeverisjes së të majtës, Ben Blushi është rishfaqur si… kandidat për kreun e PS-së. Por jo vetëm për këtë.

32Reagimi i parë i Blushit erdhi pas zgjedhjeve parlamentare të 2009-s, kur i kërkoi Ramës largimin nga drejtimi i partisë sepse humbi zgjedhjet. Nisi udhën LMN, Lëvizja për Mendimin Ndryshe, ku Blushi dhe katër-pesë figura socialiste artikuluan kërkesat e tyre jetëshkurtra. Qëndrimi i zyrtar i PS-së ishte “zgjedhjet janë manipuluar” dhe filloi një valë protestash; dora-dorës Blushi u tërhoq, pasi, siç tha më pas, nuk donte të përçante PS-në në opozitë, që “edhe këtë kishte mangut”. LMN tashmë e shkërmoqur ironizohej si “Lëre Mos e Nga”, ndërsa Blushi i hyri të shkruarit. Në mos si kundërshtar konseguent i Ramës, le të profilizohej si shkrimtar që ka pasion politikën. Ose e anasjellta.

Blushi e mbështeti aleancën me LSI-në e Metës. Por pas fitores së zgjedhjeve të 2013-s nuk pati kohë as për veprimtari parlamentare e politike, as për debat brendapartiak. Shkroi “Hëna e Shqipërisë”, njëfarë huazimi oruellian të zhvendosur në një ishull… shqiptar të pakohë. Si socialist “me hënë”, i shtoi paskëtaj dozat e kritikave ndaj qeverisjes, ku nuk mungoi theksimi i problematikave sociale në intervistat e tij, me të atillë pathos që nuk ishte vënë re as kundër Berishës. Ekonomia, një valë ikjesh, rastet e ashpërsimeve të tepërta ndaj debitorëve të energjisë, problematika e spitaleve etj. Blushi nuk përmendi kurrë se në ç’gjendje ishte financa shqiptare me ikjen e Berishës, as se çfarë litarësh la pas ai në 2013-n. Se çfarë Shqipërie la pas Berisha në 1997-ën, Blushi e theksonte rregullisht atëherë.

Blushi sot kërkon garën brenda PS-së. Kjo kërkesë do të ishte parimore, përsa kohë, në një intervistë të tij me Eni Vasilin (por edhe prononcime të tjera), ai nuk do dilte qartaz tek ideja se nëse kryetari i një partie në pushtet ndërron rrugës, atëherë dhe kryeministri ndërron; në krye të qeverisë shkon kryetari i ri i partisë (nëse).

Pra, sot Ben Blushi kërkon PS-në apo qeverinë? A është parimore të bëhesh kryeministër në tavolinë, sado e madhe qoftë tavolina? A është kjo arsyeja pse sipas disa zërave, Blushi po kërkon sponsorizime për garën e tij kundër Ramës? Dhe e fundit: A nuk do të ishte një moment logjik për të bërë të zëshme këto pretendime, padyshim të ligjshme për çdo anëtar e eksponent të PS-së, pasi të bëhen zgjedhjet parlamentare që vitit që vjen, ku do verifikohej suksesi ose dështimi i këtij kryetari partie e kryeministri?

Problemi i kandidatit Blushi është se, siç e kemi vënë re në tërë ecurinë e tij politike në PS, ai zgjohet herë pas here, verifikon koordinatat e veta dhe kupton se nuk është aty ku duhej të ishte, pra në krye të PS-së. E pra, ai ishte gjaku i ri në PS, e solli vetë kryetari Nano. Por po mbushen 20 vjet dhe koha ikën. Nuk është më “koha jonë”. Përqindjet e fajdesë politike në të cilën ai mendon ka investuar, deri tani dueht të kishin dhënë rezultat. Por për t’u zgjedhur kryetar duhet të shpenzosh kohë dhe energji, të ndërtosh konsensus, të ngresh ura, të bësh për vete eksponentë dhe anëtarë, madje simpatizantë dhe njerëz pa parti. Këtë kohë, Blushi e ka harxhuar duke hedhur romuze dhe/ose duke u mbyllur për të shkruar romanin e rradhës. Nuk e gjen asgjë e keqe vendin dhe politikën, në fakt, nga deputetë që shkruajnë romane. Por e keqja është gjetkë; është kur rresht së shkruari një moment, dhe të mbushet mendja se duhej të ishe kryeministër./DITA

*****

Makina-dhuratë e Blushit nga “biznesmenët e Rilindjes”?!

2Paralelisht shumë akuzave, deputeti Ben Blushi ka shënjestruar kryeministrin Rama se po afron ata që ai i quan, “biznesmenë të Rilindjes”, sa herë që bëhet një tender për një shërbim të caktuar. Ironikisht, Blushi është posedues i një makine Volksvagen Touareg, të cilën e ka që nga koha kur ishte ministër i Pushtetit Lokal. Disa burime thonë për DITA-n se ajo makinë i është bërë dhuratë pas një tenderi, nga një prej atyre që sot Blushi i quan “biznesmenë të Rilindjes”, biznesmeni Agron Papuli.

March 7, 2016 11:19
Komento

25 Komente

  1. Kariz Matik March 7, 11:44

    Cetat e inatcoreve te “kandidatit” fare te pashprese per kryetar partie kane marre ultimatumin per te nxjerre alltite mbi barrikada. Marifete korrakesh – do te thoshte turkofagos.

    Reply to this comment
  2. Lion March 7, 12:21

    Shkrimi nuk i jep pergjigje pyetjes kyc-pse dhe nga kush eshte shkelur Statuti i PSSh?

    Reply to this comment
    • Arlind March 7, 13:59

      Ky shkrim me duket si Kurban i ri i Rame vizatuesit. Sa poste Paskeni
      ra per te bere gjith kete llomotitje per
      te denigruar Blushin.

      Reply to this comment
  3. genti March 7, 12:40

    profil shume i dobet dhe cinik,nje sulem partizan dhe denigrus kundrejt nje politikani pa fakte,pa prova vetem me opinione,per nje kantidat,qe ben verejtje,dhe qe vetshpallet,nje sulem mediatik medioker per nje lufte politike te piste.rama ska nevoje per keto sulme se nuk e nderojne e as i lehtesojne punen e tij.biles e ven ne veshtirsi.per ramen flet puna,iku koha e propagandes.eshte ne interesin e te gjithve qe kur ka akuza kundrejt vepres se tij te arrijme te degjojme pergjigjet.ju po i mbytni dhe ato.seshte e hijshme seshte e drejt.blushi ska per te fituar,e dime,e di dhe ai vete,por do te ishte shume e drejte qe gara te behej qe statuti te respektohet,e qe rama kete shkrim qe e keni bere ju te jete ai qe ta bej,duke u pergjigjur dhe akuzave qe i behen.por ta beni ju,gazetar,qe duhet te frymezoni jeten demokratike,duket e habishme.duket sikur mundoheni te fshihni gjera,..nese per ramen mund te kete pikepyetje ne parti e publik,ju vetem i shtoni.ne kete menyre beni te humbisni vota ndaj atyre qe jane te paanshem objektiv dhe qe eshte shume e thjeshte qe te kene kritika per nje qeveri,por nese ju hidhni tym e mjeguloni e mundoheni te diskretitoni mua me hapni vetem barkun.siduket kur je ne opozit ndjek te drejten kur je ne pushtet ve maske e kalbesh nga brenda..pergojimet e vajzes se qazimit ku i keni,po tuaregun?????apo mjafton vetem nje citim ne forme ricatto..si ne kohen e sales,e te enverit..qofshi ju qe jeni.nuk ma ndien fare per personin blushi.ju kam ndjek gjithe kohes kur ishte sala,por pushteti ju paska ndryshuar dhe juve,si temen..cndryshim keni ju nga klani e 55..i njejti model,te njejtat motivazione,aktor te ndryshem.ai popull ska per tu ber ndonje here deri sa te kete ideale e idealist te vertet,e jo pseudoideaiste si gjithe gazetaria shqiptare.ju degjofsha te miren

    Reply to this comment
    • Dani March 7, 14:13

      @ genti
      Po c’a faktesh o Gent, makinen e ka dhurate dhe pike. tani nuk ben pershtypje se eshte vjeteruar, po kjo tregon se sa kishte ne dore, aq beri. kta te dites kane arsyet e tyre qe i bien Blushit, jane vegla psh, dakord? po mos na e nxirr llagar kete deputet qe ankohet me faza post-letargjike. pse nuk e kerkoi statutin pas zgjedhjeve 2013? ksaj i thone, oportunisti kerkon “parimet”

      Reply to this comment
  4. poku March 7, 12:52

    ju te Dites i jeni leshuar Ben Blushit njehsoj sic pushuat sulmet ndaj Tahirit ,dhe kjo nenkupton vetem nje gje ne menyren si funksionojne mediat e “pavarura”

    Reply to this comment
  5. Sula March 7, 13:15

    Me makine 11 vjet te vjeter, Ben Blushi qenka per gjynof.
    Por ajo qe nuk i falet, eshte qe nuk ka vene rripin e sigurimit. Ky qelbesire nuk e meriton te kandidoje per pronar te partise.

    Reply to this comment
  6. vasili March 7, 13:18

    Te vazhdosh te merresh gjate me nje specie si Blushi,per te cilat dikur imzot Noli thosh qe llojit te tyre dhe sikur ti presesh ti gjitha pjese e trupit per ti larguar nga pushteti,perseri ato do te ngulin dhembet te kokes se mbetur, ketij pushteti para se te japin firomen e fundit,don te thote qe gjate kohes se harxhuar per kete qenie i vjedh dhe i shperdoron energjine trupore dhe ndjesore si vehtes dhe lexuesve.
    Lereni ate ne shoqerine e mesjtarit aziatik Spahiut dhe alter egove te tij per pushtet dinosaures Dade dhe nje bagatelle si Hafizi,dhembet e se pares nuk arriten te nguleshin dot tek posti i min te jashtem,kurse e gjora hafizi mbeti jashte kandidatures se bashkise se Shkodres.

    Reply to this comment
  7. Socialisti i Ndershem dhe Objektiv March 7, 13:51

    Kur Enveri denonte “armiqte” perdorte kete metode :
    Kritike ne Plenium, te nesermen nje shkrim tek “Zeri i Popullit” dhe te pasnesermen PUSHKATIMI.
    Asnje ndryshim nuk shoh sot tek rasti Blushi ( ka nderruar vetem emri i gazetes).

    Reply to this comment
  8. elbasanasi March 7, 14:11

    Blushi perfaqson qytetarin, te tille per fat keq ka sot pak. Kandidati i tij Qazim perfaqson matrapazin, te tille sot per fat keq ka shum. Lexojeni Kandidatin e aty do gjeni tamam tipin e shumices sot. Matrapazin medioker qe ka zot vetem interesin dhe i falet vetem lekut. Si Kandidat Lala Qazimija.

    Reply to this comment
  9. Bilbil Sulovari March 7, 14:48

    Z.Ben Blushi ka te drejte per ate qe kerkon por menyra se si eshte shume gabim,Te baltosesh karriken qe rri ulur nuk eshte mire ,te flesh me mullixhiun (salqenin) per inate personale nuk shkon kurre,.Kjo eshte humbje per te.

    Reply to this comment
  10. Albanian March 7, 14:53

    U kthyet dhe ju ne flete rrufe

    Reply to this comment
  11. gjermani i fundit March 7, 14:54

    ka nje marifet te vetem per ti nxjerre geshtenjat nga zjarri, kapi me mashe. Ka politiksa pasunare qe s’kane punuar kurre dhe per çudi u kane dhuruar makina, vila e troje, kuota aksionere, a thua se babagjyshi i Krishtlindjeve i mbaka me hater. Kontrollojuni pasurine e deklaruar dhe sidomos ate te padeklaruar, kontrollojuni numrat e llogarive jashte dhe kuotat ne kompanite fiktive ne parajsat fiskale. Por nuk i kontrolloni dot, se sistemi eshte bere per te spekuluar dhe mashtruar. Gjersa te mbije ndonje dishepull me hanxhar ne dore si Robespieri kete mall do kemi ne tregun e pushtetarise, ne mos pjeshka do jete fiku apo dardha.

    Reply to this comment
  12. Beni March 7, 15:06

    Sh profil i mire dhe i vertete. Kur te dale Blushi e te kerkoje denimin e Sali Berishes atehere do ta besoj se eshte i sinqerte ne kritikat e tij.
    Deri atehere Dita ka te drejte si media e vetme qe vazhdon te kerkoje denimin e mostres

    Reply to this comment
  13. shqip March 7, 15:33

    Kush fshihet pas Blushit?

    Kush e sponsorizon ideologjikisht dhe ekonomikishte shkaterimin e se majtes, duke fshire kepucet me nje milion vota?

    Kujte I sherbeni destabilizimi I Shqiperise?

    A po vjene serish ne pushtete BERISHA?

    Reply to this comment
  14. info analitike March 7, 17:38

    Dita jeni bere me keq se Tao Tao nje megafon i ndryshkur i propagandes fashiste te Rames. Ja si reagon Rama kur e quajne demode dhe e kritikojne se e ka mbushur PS-ne me kriminele:
    http://www.lapsi.al/lajme/2016/03/07/ekskluziveja-sheri-i-sot%C3%ABm-mes-ram%C3%ABs-dhe-blushit-rama-gjuan-me-got%C3%AB#.Vt2sElvhDIU

    Reply to this comment
  15. DIA March 7, 18:56

    O Dita po ju qenkeni me keq se plakat e lagjes per te pergojuar njerezit dhe me bukura eshte se vete e pranoni qe llafet e plakave te lagjes tjeter thone qe makinen e paska dhurate si pasoje e nje tenderi pa emer, po gazetare jeni ju apo…………, sa per vajzen e mafjozit duhet ta dini qe kush ka mizen nen shapke i krruhet koka mos i krruhet pak si shume koka Sejdinit dhe tere soit te tij le ta mbaje, sa per Sejdinin ju duhet te jeni nga ata kalemxhinjte qe e kane marre mire keshillen e mafjozit kur u thosh gazetareve te benin kujdes me te se ndryshe do i linte pa pune dhe meqe me ju i ecen presjonet po e ben dhe me Blushin dhe ka aktivizuar tere klabin e rrogetareve te partise dhe bashkise.

    Reply to this comment
  16. qytetari B March 7, 20:07

    Amani, mos gacmoni Blushin se eshte demokrat. Pa Blushin ne jemi te shushatur. Patem nje e na u bene dy:nje Blush e nje Sali.

    Reply to this comment
  17. Pelo March 7, 20:15

    Robi ka te drejt, pavaresisht nga synimet. Kjo eshte historia me Blushin. Edhe Berisha ka te drejt kur qan me lot se po pritet nji peme ke parku, premja e pemes eshte mekat. Tashi, a prish pune se Berisha ka pre krejt vendin dhe e boni kandahar, dhe do e boj prap po mori votat e qorrave pa kujtes? Asnji. kshtu dhe puna Blushit. ky shkrim esht kudnra Blushit, kjo kuptohet, po dita ka tregu se as megafon i Rames vend e pa vend nuk bohet

    Reply to this comment
  18. Socialisti bythpambuk March 7, 20:17

    Turp per gazeten DITA me servilizmin e peshtire ndaj Edi Rames .
    Jeni bere si gazeta 55 .

    Reply to this comment
  19. Dr. John March 8, 03:34

    Pse nuk ja nderroni emrin gazetes dhe bejeni Zeri Popullit meqe jeni kaq sherbetor te udheheqesit. Me keq se gazeta 55 jeni bere. Turp tju vije per shkrime te tilla amatoreske. Kaq cinik e kaq jasht realitetit jeni sa jeni bere te shpifur per tu lexuar. Mjafon tu lexosh paragrafin e pare te cdo shkrimi dhe te vjen te vjellesh. Po rrini te sigurt se falimentin e keni pas dere po ju pret. Eshte thjesht pune kohe.

    Reply to this comment
  20. Arber Iliri March 8, 06:42

    PO mire mor trapa pse nuk e thoni lidhjen e gjakut te Bushit me Fatos Nanon.Ky eshte thelbi i te gjithave.Nano e mori ne qeveri dhe Nano e urdheron edhe tani.E fillon me Blushin qe te behet edhe Nano President ne 2017, ala nuk i kuptoni.Keta duhen varur per koqesh, dava hajdutersh e tradhetare te vendit.

    Reply to this comment
  21. xhaja March 8, 11:19

    O miq! Kam frike se akoma Beni nuk po ecen vete.
    Kjo do te thote se dikush po e shtyn qe te mund te ece vete.
    Per mua Xhajen, qe kam jo pak pervoje jete mendoj se hileja eshte gjetke.
    Thene me shkoqur Beni do te behet Kryetar Kooperative sepse i duhet hapur dera per president Fatos Nanos, pasi dihet se Rama nuk ja jep te drejten Tosit qe te vere kete kurore te cilen Tosi e ka enderuar prej kohesh.
    Nga gjithe kjo tollovi mendoj se Beni, qe deri tani ka bere vetem jo llogaritarin e kooperatives por llogaritarin e ekonomise se vet si person, do te fitoje 100 milion leke. Po si ? do te thoni ju .
    Thjeshte duke bere nje liber me 100 mije kopje me cmim 10000 leke. Dhe ky liber do ta kete titullin mendoj Rrobaqepesi. Xhaja.

    Reply to this comment
  22. kris 1 March 9, 11:28

    Me nje fjale rruga e blushit eshte me dredha.
    Rruga e Rames nuk ka dredha por te kunderta.Nga armik i ps ,ne mik i saj dhe ne fund kryetar qe mburret me arritje e PS
    Mos berja e zgjedhjeve per kryetar ne Ps i heq dhe gurin e themelit partise dhe e ben nje bande te bindur verberisht ndaj kryetarit
    eshte ne nderin e Dites qe duke u treguar e pa aneshme te beje nje pershkrim te rruges politike dhe pasurore dhe te kandidatit Edvin Rama alias Edi.
    une vet nuk mbeshtes as Bushin dhe as humoristin Rama.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*