Kanë zanat me diplomë, por 80% e tyre nuk dinë ku ta gjejnë punën

October 10, 2019 08:35

Kanë zanat me diplomë, por 80% e tyre nuk dinë ku ta gjejnë punën

Vetëm 20% e të diplomuarëve në arsimin dhe formimin profesional arrijnë të sigurojnë punë.

Edhe ata që arrijnë të sigurojnë një vend pune, konsiderojnë se nuk kanë punën e duhur dhe të paguar për të cilën janë diplomuar. Kjo situatë tregon që tregu i punës në vend është relativisht i dobët dhe nuk është në gjendje t’u mundësojë të rinjve të vënë në punë aftësitë e tyre profesionale të fituara në shkollë. Kjo tregon gjithashtu se furnizimi me fuqi punëtore profesionale është larg nga përmbushja e kërkesave që ka vendi.

Këto janë disa prej gjetjeve të një raporti të implementuar nga organizata GIZ dhe të financuara nga programi i qeverisë gjermane Proseed për tregun e punës së zanateve, të cilët për të realizuar studimin kanë kontaktuar 4000 të rinj të moshës 19-34 vjeç.

Prej tyre, 800 janë studentë të diplomuar në shkollat e mesme profesionale në 2017-2018, dhe 3200 janë individë të trajnuar dhe të diplomuar në Qendrat e Aftësimit Profesional në vitin 2018.

Arsyet kryesore që këta të rinj nuk mbërrijnë në tregun e punës janë mungesa e eksperiencës dhe mungesa e informimit në 80% të tyre.

Kjo, pasi nuk ka një urë lidhëse mes shkollave të arsimit profesional dhe tregut të punës.

Po ashtu edhe pakënaqësia ndaj Zyrave Rajonale të Punës dhe centralizimi i tregut të punës në qytete të mëdha, janë faktorë të tjerë që pengojnë punësimin e të diplomuarve në arsimin profesional.

Janë kryer 771 intervista telefonike me të diplomuarit në shkollat e arsimit profesional dhe 2771 me të diplomuar në qendrat e kurseve profesionale. Marzhi i gabimit arrin në 1.78%, gjë që e bën kampionin statistikisht të rëndësishëm për interpretimin e tërë popullatës.

Duke u nisur nga fakti që 38% e të anketuarve deklaruan se po vazhdojnë studimet e tyre, raporti referon se vendi nuk duket se është i përshtatshëm për t’u ofruar punë në të ardhmen (pas diplomimit).

Niveli i papunësisë së të rinjve të diplomuar në vitin 2018, sipas INSTAT, ishte 28% në Shqipëri. Kjo manifestohet edhe me një rritje të vogël të përqindjes së studentëve të punësuar, ose që vazhdojnë studimet këtë vit.

j.l./ dita

October 10, 2019 08:35
Komento

2 Komente

  1. tanguli October 10, 09:20

    Sic thote kryeministri,

    Pune ka, profesionistet jane shkolluar, por ajo qe nuk thote Kryeministri eshte se rrogat jane varri leshte. e te gjithe po ikin.

    Reply to this comment
  2. Gzim Kulufi October 10, 12:14

    Kjo semundje e largimit te shqiptarve duhet te marre fund, para se ky vend te marre fund teresisht! Kemi te bejme thjesht me nje semundje dhe jo nje fenomen ku te larguarit arrijne e gjejne parajsen jashte!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*