Kanella, më shumë se një erëz! Ja disa përfitime qe kemi prej saj

December 25, 2017 19:48

Kanella, më shumë se një erëz! Ja disa përfitime qe kemi prej saj

Gjatë festave të fundvitit ushqimet që konsumojmë nuk janë dhe aq të shëndetshme, dhe për shkak se janë të pasura me yndyrna dhe sheqerna, ato bëjnë që shumë njerëz të shtojnë peshë gjatë kësaj kohe. Por sipas një studimi të ri, ekziston një erëz që na ndihmon t’i kalojmë këto festa më të shëndetshëm.

Një studim i ri nga “Universiteti i Michiganit” zbuloi se “cinamaldehide” një i cili është një nga përbërësit kryesor të kanellës ndikon në qelizat tona që ruajnë nivelin e yndyrës duke aktivizuar në to një proces që quhet “thermogenesis”, pra djegien e yndyrës. Me fjalë të tjera kanella e bën trupin tuaj të djegë një pjesë të sasisë së yndyrës që depozitohet.

Kjo nuk do të thotë se duke konsumuar shumë kanellë do të humbni peshë por ajo mund t’ju ndihmojë për mbajtjen nën kontroll të peshës, duke mos e lejuar trupin të depozitojë më shumë yndyrë. Por kontrolli i peshës nuk është i vetmi përfitim që kemi nga konsumimi i kanellës.

Këtu janë disa përfitime të tjera që kemi nga kjo erëz e mrekullueshme

Anti-diabetik: Disa studime kanë treguar që kanella mund të ul nivelin e sheqerit në gjak. Një studim madje zbuloi se konsumimi i 1 deri në 6 gram kanellë në ditë mund ta mbajë të qëndrueshëm nivelin e sheqerit në gjak.

Mbron zemrën: Kanella ka vetinë e qetësimit të enëve të gjakut, pra kanella ka potencialin të kurojë disa sëmundje të lehta zemrës.

Mbron qelizat e trurit: Kanella jo vetëm që i mbron qelizat e trurit nga plakja, por gjithashtu ofron mbrojtje dhe nga alzaimeri.

Ul rrezikun nga kanceri: Një numër i madh studimesh kanë zbuluar që kimikate që gjenden në kanellë kanë fuqinë të moslejojnë formimin dhe zhvillimin e qelizave kancerogjene. Sipas tyre këto kimikate bëjnë të mundur që të ndërpritet furnizimi me gjak i qelizave kancerogjene duke mundësuar kështu vdekjen e tyre.

December 25, 2017 19:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*