Kanosi me thikë nënën dhe gruan në sy të fëmijëve të mitur, pranga 38 vjeçarit nga Lushnja
Nga Arkiva
Një person është vënë në pranga mëngjesin e sotëm nga policia e Lushnjës, pasi akuzohet se ka kërcënuar me thikë nënën dhe bashkëshorten e tij.
Të pranishëm në vendngjarje kanë qenë edhe fëmijët e mitur të autorit, të cilët janë frikësuar.
I arrestuari është shtetasi Blerim Q., 38 vjeç nga Fiershegani i Lushnjës.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve që e çoi në këtë incident.
Sakaq, materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./ dita
Komento
Ende pa komente
Shiko komentet
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento