Kanosi rojën e OSHEE, arrestohet 44-vjeçari në Fieri

July 11, 2018 10:11

Kanosi rojën e OSHEE, arrestohet 44-vjeçari në Fieri

 

Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes së një dite më parë në zyrat e Drejtorisë Rajonale të OSHEE në Fier, i cili kanosi policin privat.

Bëhet e ditur nga policia se personi i cili është vënë në pranga është shtetasi Sokol Gjika, 44 vjeç, banues në Fier, të cilit pas kontrollit të ushtruar në banesë, i është gjetur edhe një sasi prej 4.5 gram lëndë narkotike (e ndarë në doza) e dyshuar Cannabis Sativa.

Një ditë më parë, 44-vjeçari tentoi të futet me forcë në ambientet e OSHEE për të takuar drejtorin, por është ndaluar nga polici privat dhe e ka kërcënuar këtë të fundit.

a.s/dita

July 11, 2018 10:11
Komento

1 Koment

  1. TNK July 11, 11:53

    NE RADHE TE PARE KY KA PATUR JE HALL QE KA KERKUAR TE TAKOHET ME DREJTORIN. ATY JANE NJERZIT ME TE KORUPTUAR NE SHQIPERI,ME HARBUTE QE NUK MARRIN PARASYSHE ASNJE NGA HALLET E POPULLIT, KRYEMINISTRI I KA MBUSHUR TE GJITHA ZYRAT E OSHEE ME NJEREZ QE FRYHEN SI GJELA DET . NGA EKSPERIENCA PERSONALE KAM URREJTJEN ME TE MADHE PER KETA ZYRTARE. DINE VETEM TE GRABISIN, KURE SHKOVA NE DREJTORINE QENDRORE PRAPA STADIUMUT DINAMO PASI KISHA KERKUAR TE GJITHA FILIALET NE TIRANE DUKE U SOROLLATUR NE DIELLIN NE GUSHTIT ,NJE CUPULINE TE CILES I KERKOVA NJE PERGJIGJE ZYRTARE ME THA SHPREHIMISHT : une doja te te ndihmoja por ti kerkon pergjigje zyrtare: UNE NUK SHKOVA PER NDIHME PASI NDIHMA MUNDE TE KERKOHET VETEM TEK ZJARRFIKSET DHE TEK PRONTO SOKORSO DHE JO NE DREJTORINE QENDRORE TE HAJDUTLLEKUT. NE CDO KAT KISHTE NGA KETA GJELAT E DETIT BILES PER TURPIN ME TE MADH EDHE NE ZYREN KU U PARAQIT KISHTE NJE GJEL. PYES KRYEMINISTRIN : ZOTI KRYEMINISTER CFARE DUHEN TE GJITHE KATA GJELA DETI NE NJE INSTITUCION KUR NUK KA ASNJE PROBLEM ME VLERA ONETARE. A E DIN KRYEMINISTRI YNE QE NE SAJE TE KETYRE GJELAVE DHE SHUME E SHUME TE TJERA KEMI CMIMIN ME TE LARTE TE ENERGJISE NE RAJON EDHE PSE SHUMICEN E KEMI TRASHEGIM NGA HIDROCENTARLET E ENVER HOXHES.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*