Kantautori Joe Artid Fejzo “braktis” Italinë dhe ndërmerr një iniciativë të veçantë

March 5, 2018 10:41

Kantautori Joe Artid Fejzo “braktis” Italinë dhe ndërmerr një iniciativë të veçantë

Kantautori Joe Artid Fejzo, ndonëse prej vitesh jeton në Itali, këto ditë të para Marsi i është rikthyer kujtimeve dhe Parkut të Liqenit me një pemë Manjole.

Sikundër shumë artistë të njohur, edhe Joe Artid Fejzo, i është bashkuar nismës së Bashkisë ”Dhuro pemë për Tiranën”.

Fushata kurorëzohet në 21 Mars në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve, ku çdo ditë qytetarët mund të shfrytëzojnë këtë mundësi të artë për të vizituar peizazhin e Tiranës me ngjyra e ajër të pastër.

Në dispozicion të të interesuarve ofrohet informacion mbi llojin e pemës dhe moshën e saj sipas standardeve të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

Për dhurimin e një peme, informacioni për dhuruesin do pasqyrohet dhe promovohet në inventarët online të APR – Bashkia Tiranë. Për rastet e dhurimit në sasi të mëdha, subjekti/individi dhurues do të përfitojë edhe emërtim/pllakatë në parcelën përkatëse. Ndërkohë, dhuruesit do të ndihmohen gjatë procesit të mbjelljes nga specialistët e APR-së.

l.h/ dita

March 5, 2018 10:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*