Kanun apo Kushtetutë

June 1, 2019 15:33

Kanun apo Kushtetutë

Nga Fatos Tarifa

Dje, z. Ndue Dedaj botoi në gazetën Panorama një shkrim me titull “Shqipërisë i duhet një Kanun”. Në këtë kohë absurde në të cilën jetojmë, kur kushdo mund të thotë e të botojë çfarëdo që dëshiron, ky titull nuk do më kishte bërë ndonjë përshtypje sikur të mos kisha lexuar, disa vite më parë, nga i njëjti individ, të njëjtën ide, të përgjithësuar në plan global: “Nëse bota do të kishte vendosur një Kanun mes principatave, shteteve, perandorive, besimeve, ajo nuk do të kishte pasur luftëra…[Po] të kishin vendosur një Kanun shqiptarët e tranzicionit, nuk do të kishin ndodhur mbrapshtitë e rënda, as piramidat, as trazirat e 97-ës, as ngjarjet rrënuese të vitit më pas” (Ndue Dedaj, Kanuni mes kuptimit dhe keqkuptimit. Tiranë: Geer, 2010, 64).

Në shkrimin e djeshëm, z. Dedaj risjell të njëjtën temë, duke e shpjeguar gjendjen e sotme politike e sociale të Shqipërisë me mungesën e një Kanuni, si ai i Lek Dukagjinit apo kanunet e tjerë që kanë ekzistuar në vendin tonë në Mesjetë, ose në kohët para-moderne. Dhe kjo ide e tij shoqërohet, krejt pa vend me eksklamacionin: O tempora! O mores!

z.Dedaj e mbyll shkrimin e djeshëm me ftesën që lexuesi të komentojë më tej pikëpamjet e tij. Si një lexues i informuar për historinë dhe rolin e Kanunit në shoqërinë shqiptare dhe si një sociolog që kam shkruar e botuar gjerësisht mbi këtë subjekt, nuk mund të rri pa venë në dukje se ideja që shpreh z. Dedaj është sociologjikisht e painformuar, madje absurde, ndërsa logjikisht tërësisht e pasaktë. Gjithçka që z. Dedaj thotë në shkrimin e tij mund të përmblidhet në dy “argumente”.

“Argumenti” i parë: “Kushtetuta është ligji themeltar i shtetit, ndërsa Kanuni ishte…ligji themeltar jo i shtetit, por i shoqërisë dhe drejtpërsëdrejti i njeriut”. Me këtë tezë, të cilën e formulon qysh në paragrafin e parë të shkrimit të vet, z. Dedaj, pa dashur, pohon pikërisht të kundërtën e idesë që ai përpiqet të argumentojë: Kanuni ishte një korpus normash etike dhe rregullash procedurale të pashkruara, edhe pse tepër të elaboruara, në formën e një kodi zakonor, tipik për shoqëritë para-shtetërore dhe para-moderne. Si i tillë, një kanun si ai i Lek Dekagjinit nuk bën asnjë kuptim në një shoqëri që ka ndërtuar shtetin e vet më shumë se një shekull më parë. E drejta zakonore, e kodifikuar në formën e Kanunit, është një anakronizëm në një shoqëri moderne, ose në modernizim e sipër, siç është shoqëria e sotme shqiptare.

Kanuni, veçanërisht disa nga elementët ngjizës më esencialë të tij, si besa apo gjakmarrja, janë idolizuar dhe romantizuar në kujtimet e shumë udhëtarëve të huaj, që e kanë vizituar Shqipërinë e veriut në fund të shekullit e 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të, kur malësitë e veriut të Shqipërisë, banorët dhe doket e tyre kishin, siç shkruante më 1894 William Cozens-Hardy, “çdo element romantik për ta mrekulluar udhëtarin e huaj”. Ky pohim ilustron atë që historiani amerikan Paul Fussell e cilëson si një “modë borgjeze perëndimore, ose primitivizëm romantik”, qëndrim i cili karakterizonte mënyrën se si vlerësoheshin vendet dhe popujt folklorikë të Ballkanit në fillim të shekullit të 20-të dhe në periudhën mes dy luftërave botërore.

“Argumenti” i dytë: Meqenëse pushtetarët e sotëm janë të pamoralshëm (një pjesë e mirë e tyre janë vërtetë të tillë), meqenëse ata sillen e drejtojnë si “neobolshevikë”, shajnë e fyejnë njëri-tjetrin, madje edhe e braktisin parlamentin, Kanuni ofron shembullin më të mirë të moralit burrëror (“burrat e Kanunit”) dhe të mënyrës se si duhen drejtuar punët e shoqërisë, përmes parisë së krahinës apo pleqësisë së fshatit.

Për z. Dedaj nuk ka kurrfarë rëndësie konteksti kohor e shoqëror. Ai flet për shoqërinë e sotme shqiptare sikur ajo të ishte ende një shoqëri e strukturuar mbi baza fisnore (në një raport hierarkik të tillë, si familja e zgjeruar, vllaznia, fshati, bajraku dhe fisi) dhe sikur marrëdhëniet sociale, mënyra e prodhimit dhe ajo e jetesës të rregulloheshin edhe sot mbi bazën e së drejtës zakonore, apo të “demokracisë fshatare”, siç shprehet ai. Z. Dedaj nuk e di, ndoshta, se mënyra demokratike e organizimit dhe e drejtimit të shoqërisë lidhet jo me fshatin, ose me jetën rurale, por me qytetin, me jetën urbane, me industrializimin, arsimimin dhe racionalizimin e shoqërisë.

Për Max Weber-in, shkaku më i thellë që çoi në diferencimin e shoqërive të ndryshme dhe që përcaktoi rrugët e tyre të ndryshme të zhvillimit ka qenë pikërisht racionalizimi i shoqërisë. Nëse me racionalizim kuptojmë atë çka kishte parasysh Weber-i, pra zëvendësimin e traditave, të vlerave e të emocioneve (si forca motivuese të sjelljes njerëzore), me motive racionalë, të kalkuluar mirë, atëherë kuptohet pse ai tregoi një interesim kaq të madh për studimin e së drejtës zakonore dhe të gjakmarrjes si dukuri sociologjike.

Për Weber-in, gjakmarrja është një institucion universal. Ajo ka ekzistuar te të gjithë popujt dhe në të gjitha kulturat, ndërsa ruajtja e rendit përmes institucionit të policisë është një dukuri kryesisht moderne dhe perëndimore. Sipas tij, me përjashtim të qyteteve, Orienti kurrë nuk e ka njohur sa duhet këtë institucion. Edhe pse qyteti oriental, i cili u krijua kryesisht për qëllime administrative, ka pasur një lloj organizimi të ngjashëm me policinë, “pushteti i saj mbaronte fare pak përtej mureve të qytetit”. Në dallim nga qyteti, banorët e fshatit, kur vinte puna për të mbrojtur sigurinë e tyre dhe rendin, në vend të policisë mbështeteshin te gjakmarrja. Me fjalë të tjera, përveç racionalizimit ekonomik, juridik dhe politik, kultura perëndimore karakterizohet edhe nga ruajtja e rendit përmes forcës policore. Shoqëritë perëndimore, argumenton Weber-i, kanë kaluar nga gjakmarrja te pushteti policor.

Sipas Weber-it, “të gjitha strukturat politike bazohen në përdorimin e dhunës”. Edhe pse politika dhe dhuna nuk janë e njëjta gjë, ato lidhen shumë me njëra-tjetrën. Sipas tij, një “komunitet politik” mund të përkufizohet si “një komunitet, veprimi shoqëror i të cilit synon nënshtrimin e banorëve të një ‘territori’ ndaj sundimit të ligjit dhe sjelljen e tyre në atë mënyrë që e pranon si të mirëqenë forcën fizike, përfshirë edhe forcën e armëve”. Në këtë kuptim, pushteti politik mund të thuhet se ka ekzistuar në të gjitha format e organizimeve shoqërore, madje, sipas Weber-it, në shoqëritë paramoderne, edhe familja, ose fisi, s’kanë qenë gjë tjetër veçse një formë komuniteti politik. Stabiliteti i strukturave fisnore (pothuajse kudo), argumenton Weber-i, garantohej nga gjakmarrja. Funksioni i gjakmarrjes, si forca fizike e një komuniteti politik primitiv, sipas tij, është një dukuri universale, e pranishme në të gjitha shoqëritë në fazat e hershme të zhvillimit të tyre kulturor.

Përfundimi në të cilin erdhi Weber-i ishte se gjakmarrja mbetet e vetmja mënyrë për mbrojtjen e sigurisë personale në ato shoqëri, të cilat nuk kanë një aparat të integruar për administrimin e legjitimuar të forcës. Në dallim nga shoqëritë orientale, p.sh. Kina ose India, në të cilat gjakmarrja mbeti për një kohë të gjatë mjeti kryesor i ushtrimit të forcës fizike, në Perëndim, forca publike u racionalizua dhe, hap pas hapi, u zhvilluan shoqëri të tilla, në të cilat, pushteti publik ekzekutohej jo më nga gjakmarrja, por nga organe të specializuar të ushtrimit të ligjit.

Lexuesi mund të pyesë: ç’kuptim bëjnë sot, në shekullin e 21-të, mendimet që shpreh z. Dedaj? Si mundet një mendje e arsyeshme të kërkojë kthimin në një traditë që e legjitimonin dhe e justifikonin kushte historike, politike ekonomike e shoqërore dhe një strukturë sociale që sot nuk ekzistojnë më?

Sepse, çfarë thotë, në fund të fundit, z. Dedja në shkrimin e tij, sot, në vitin 2019? Ai thotë se Shqipëria po vuan këto që po vuan dhe nuk po bëhet dot një shtet modern sepse ka hequr dorë nga Kanuni dhe e ka zëvendësuar atë me një Kushtetutë, ka hequr dorë nga paria dhe pleqësitë dhe i ka zëvendësuar këta institucione me një parlament dhe me këshilla bashkiakë. Këta institucione mund të funksionojnë në vende të tjerë, por jo për shqiptarët dhe jo në Shqipëri. Prandaj, “Shqipërisë i duhet një Kanun”.

Nostalgji për shekujt e shkuar?! Ndoshta jo. Mungesë e vizionit historik. Po. Në vend që zgjidhja e problemeve të sotëm të Shqipërisë të kërkohet te konsolidimi i institucioneve demokratike të saj, te praktika më të mira legjislative e qeverisëse dhe te krijimi i një kulture demokratike në të gjitha shtresat e popullsisë, evokohen institucione e praktika shoqërore, të cilat sot janë relike të një epoke historike të perëndua! Në vend që të kërkohet të hartohen ligje më të mirë dhe të zbatohen ata me rreptësi, sugjerohet të hiqet dorë nga ligjet dhe t’u kthehemi normave të pashkruara të Kanunit!

Shoqëria nuk sheh pas dhe historia nuk përsëritet, as mbetet në vend. Kanuni i djeshëm i një Shqipërie pa shtet nuk mund të jetë kushtetuta e shtetit shqiptar.

DITA

 

June 1, 2019 15:33
Komento

28 Komente

  1. Euro Maloku June 1, 16:00

    Zoti Ndue Dedaj ka parasysh komunitetin rreth e qark tij pjestare te te cilit duan ende vite e vite per tu evoluar.
    Pikerisht ishte ENVERI i cili gjakmarrjen e eleminoi teresisht duke krijuar nje shtet ku ligji funksiononte.
    Gjer ne 90 nuk mund te flitej per hakmarrje,por me tu permbysur shteti, sepse duhen edhe 500 vjet te lind ndonje trim si ENVERI per te krijuar dhe mbajtur shtet ne kembe.
    Prandaj Z.Ndue Dedaj thote se te pakten te kete nje ligj se sa pa te fare…

    Reply to this comment
    • Nexhi June 1, 18:39

      Sa te jene gjalle majmunet e enverit asgje nuk ndryshon ne ate vend

      Reply to this comment
      • historiani June 2, 04:13

        Z. Fatos ! Shkrimi juaj meriton vemendje dhe respekt por shkrimi juaj nuk ka asnje vlere per nje kategori fatkeqesisht jo te vogel individesh ( sidomos ne zonen nga eshte z. Ndue Dedaj ). Kur keto mendime i shpreh z. Dedaj me aresim te larte, merre me mend numrin pambarimisht te madh te budallenjve dhe analfabeteve funksionale si ky ” Nexhi ” ketu. Per te kuptuar mentalitetin ( fatkeqesisht, shkolles i duhen shekuj per te neutralizuar mentalitetet e mbartur nga Mesjeta ) e z. Deda, mjafton te kujtojme faktin qe anglezja shqiptardashese, etnologia Edith Durham e percaktonte nivelin e zhvillimit ekonomik dhe ( sidomos ) kulturor te Mirdites si te shekullit te katert, pra 16 shekuj mbrapa. Te tjerat s’kane vlera te pohohen. Kete z. Deda e kam lexuar diku tjeter te thote se kombi shqiptar u krijua ne Mirdite. Mos qesh po deshe.

        Reply to this comment
        • Mollosi June 2, 15:00

          Historiani ,
          Gazeta hollandeze “De Tijd” me 3 maj 1876 per mirditoret shkruan: “Ata jane shume te sinqerte,rruget e tyre jane te sigurta dhe nese nje udhetar behet mik i vatres se tyre, atehere ai eshte me i sigurte se sa ne te gjitha hotelet e kryeqyteteve te medha europiane”.

          Reply to this comment
      • Raimond Vlonjati June 2, 07:09

        Edhe keto qe thote ky shkencetari Tarifa jane perralla, megjithse nuk e lexova te gjithe

        Shqiperise natyrisht nuk i duhet Knauni, sepse eshte Kushtetuta shume e mire.

        Mirepo as Kushtetuta nuk mjafton per te zgjidhur keto konflikte me Opooziten..

        Atehere si duhet bere ?

        Ja si behet ne gjithe boten :

        Shqiperia ka nevoje per nje ‘mekanizem” i cili perdoret ne te gjitha shoqerite demokratike ,
        dhe ky mekanizem eshte …..”Mareveshja , dhe respktimi i mendimit te Opozites ”

        Sepse, mbi te gjitha , Demokracia eshte mareveshje ,

        Si behet kjo ?—-Ne duhet t e kuptojme se Lufta Pozite Opozite nuk eshte lufte midis dy armiqsh,
        por eshte lufte idesh midis dy opinioneve te kunderta, qe perfaqsohen nga Partite Respektive.

        Mirpo ne Demokraci, Shumica qe merr pushtetin qeveris duke pasur parasysh respekitmin e mendimi te Pakices, Opozites .

        Ndaj kudo ne Demokracite moderne , kur Opozita shpreh nje mendim te kundert me Shumicen , Atehere shumica direkt e degjon dhe
        nqs mendimi i Opozites eshte ne Ekstrem , qe do te thote kerkon Largimin e Qeverise,
        ketu Shumica menjehere e degjon Pakicen , dhe i kerkon qeverise te largohet apo te shkoje ne zgjedhje te parakoheshme

        Pikerisht kjo eshte Mareveshja e pashkruar e cila ndihmon
        qe politika te jete ne Paqe me vet veten dhe ne te njejten kohe te ruaje kohezionin e shoqerise ku jeton

        Sepse me Kushtetute , Shumica ka te drejte te vazhdoje qeverisjen ,pasi e ka shumicen ne Parlament,
        Mirpo Kushtetuta nuk mjafton te ruaje paqen e brendeshme te Shoqerise

        Ndaj ne Demokracite moderne vepron mbi te gjitha Mareveshja Morale , e cila e mban gjalle dhe ne paqe shoqerine civile,
        Dhe kjo Mareveshje eshte qe : Nqs Pakica kundershton qeverisjen , direkt qeverisja jep doreheqjen ,
        Biles edhe per gjene me te vogel, jepet doreheqja e qeverise,
        sic ndodh rendom ne vendet demorkatike ,

        Ne duhet te mesohemi qe Qeverite te ndryshohen sa me shpesh
        dhe sidomos kur e kerkon Opozita

        Sa me shpesh te ndryshohen qeverite , aq me mire eshte per Demokracine , mendimin demorkatik dhe per shoqerine ne teresi

        Ndaj duhet degjuar Opozita, dhe keshtu duhet bere gjithmone,
        ne menyre qe te mos kete tensione sociale dhe jeta politike te jete e qete

        Mirpo kur ne krye te qeeverise eshte nje Funderine Morale,
        nga ai nuk mund te presesh qe te respektoje nje Mareveshje Morale, qe eshte themeli kryesor i mbarevajtjes se shoqerive demorkatike .

        Pavaresisht se Opozita drejtohet nje deficent si kopetenti i tabelles se shumezimit, hajvani Basha

        Pra, qe te eci shoqeria drejt progresit e paqesuar , parimi duhet te jete :

        Gjithmone,
        Shumica te respektoje mendimin e Opozites –pike !

        Ky eshte kyci i paqes sociale dhe progresit modern te shqoerive moderne,
        dhe ky duhet te jete edhe per shoqerine tone.

        Reply to this comment
        • Kaçi i zi June 2, 11:33

          Ti Rajmond ketu e ke problemin se nuk di te lexosh deri ne fund.

          Reply to this comment
          • Raimond vlonjati June 2, 22:52

            Po nuk ka nevoje ta lexoj fare , se kjo ceshtje nuk kerkon on te shkruash carcafe me fjalime si Tarifa

            Kjo situate qe perseritet gjithmone tek ne , zgjidhet vetem ne kete menyre :

            Sa here qe Opozita proteston ,
            direkt pushteti jep doreheqjen dhe krijon kushtet per zgjedhje te parakoheshme , pike .
            Dhe nuk ka tensione .

            Keshtu vepron gjithe bota e civilizuar , keshtu te veprojne edhe ne

            Esht e thjeshte fare , mjafton te sillemi me respekt ndaj mendimit te Opozites , i kujtedo Partie qofte ajo opozite ,

            Dhe cdo gje zgjidhet me paqe dhe ne te njejten kohe zvogelohen mundesite per te vjedhur shqiptaret nga pushtetaret

            Nuk duhet te mbeshtesim ca politikane sharlatane qe kur jane ne pushtet duam me thonj e me dhembe te qendrojne ne pushtet ,
            seose duan te vjedhin ne tendera , ne taksa , ne fondet e mara nga FMN. ,
            sic ben ky hajduti i papare Edi Rama , i ciki per te vjedhur nuk ndalet para azgjeje ,

        • anticensurë25642654 June 3, 10:07

          mondo
          mos ja fut pordhës!!
          para gjast viteve nuk i kishe të njëjtat mendime!!atëherë nuk e llogarisje opozitën!!
          ti më duket se je njeri i zgjuar shumë!!mëson nga gomarllëqet e tua sa herë ha dajakun!!
          e keqja tënde është se këto mësime ti i harron sapo ke dajakun në dorë!!këthehesh në origjinë!!
          hy debila se na mbytët!!na morët frymën!!

          Reply to this comment
          • Raimond vlonjati June 4, 03:33

            Ti je gabim ,
            Nuk me ke kuptuar o burr .

            Une para 6 vjeteve nuk isha pro Rames , isha pro Opozites

            Dhe edhe tani jam pro Opozites. , nuk ka rendesi fare kush esht ne krye te Opozites
            E nse glasim se me jam tifoz , une pelqej vetem Enverin mga politika kone
            Por kjo nuk ne ndalon te jem i drejte ne arsyetim

            Gjerat diskutohen ne parim , nuk diskutohet me emra , sic bejne fanatiket partiake

            Ne Shqiperi ka dicka , qe politikani shqiptar po hypi ne karigen e pushtetit behet diktator ,

            Ndaj duhet te krijohet nje Komtrate Morale ne politiken tone ,
            te cilen e kane te gjitha shoqerite demokratije e cika te thote :
            Po protestoi Opozita , direkt jep doreheqjen , krijo brenda 30 diteve qeverine teknike ,
            dhe shko ne zgjedhje te parakoheshme, pike.

            Vetem keshtiu zgjidhet ky muhabet

            Fajin ne fakt e ka Berisha , se ai dha shembullin e pare negativ ne Demokraci ,
            qe nuk largohej nga pushteyi kur Opozita protestonte,
            dhe tani vazhdon ai muhabet si reacion zinxhir

            Mirpo duhet qe te dali nje politikan qr ti japi fund kesaj Kryenecesie te pushtetit ,qe po shkateron kohezionin e shoqerise shqiptare,
            dhe te fusi ne loje
            kete Kontrate Morale qe them ine ,

            Dhe atehere ,asnjehere me, Shqiperia nuk dokjete sherre politike,
            por do jetoje ne paqe pergjithmone

    • Mollosi June 1, 20:53

      Ne nje vend ku shteti eshte i kapur. Ne nje vend ku shteti zhvatet nga udheheqesit me te larte (pa perjashtim), Ne nje vend ku ligjin e ben i forti (mafiozi). Ne nje vend ku edhe pas te gjitha ketyre te keqiave askush nuk jep pergjegjesi, fatkeqesisht lypet Kanuni. Prandaj z. Dedaj ka te drejte.

      Reply to this comment
    • Nje shqiptar: June 1, 23:49

      Ishte e pa besueshme qe shqiptaret te mos pinin duhan ne vendet publike..Por u arrit!
      Ishte e pa besueshme qe shqiptaret gjate udhetimeve te vendosnin rrypat e sigurimit.Por ja u arrit.
      Ishte e pa besueshme qe shqiptaret te paguanin faturat e energjise elektrike.Por ja u arrit.
      Ishte e pa besueshme qe shqiptaret te paguanin ujin …por ja u arrit.
      Ishte e pa besueshme qe shqiptaret ti hiqje nga kumari ku linin edhe shtepite apo grate..Por ja u arrit.
      Ishte e pa besueshme qe shqiptaret te mos ndertonin me pa leje te miratuara.Por ja qe u arrit.
      Eshte e pabesueshme per ca palo shqiptare qe mendojne se mund te behet gallate me ligjet..por do te arrihet.
      Duhet edhe me pak sforco per te mire te shqiptareve…dhe do te arrihet!

      Reply to this comment
  2. Bukur ...thene kafsheve qe jane te pacivilizushem June 1, 16:03

    kafshet primitive nuk pershtaten dote me jeten rregullat e ligjet ne Qytete
    dhe jan te pacivilizueshem .
    Kjo s’ka te bej aspak me rracizem por – ja shifini cfar kerkojn Kanun –
    shifini c’i ben Demokracise –
    si sillen -si flasin- si mashtrojne -si vjedhin -si vrasin !

    Kta e kane te pamundur te pershtaten me jeten qytetare , sepse kane gene teper primitive .
    Evolucioni njerezore ,duket qarte te mos ket depertuar dot ne shpella e male .

    Te lene qytetet e kthehen nga kane ardhur ,e gjejne kanunin atje ku edhe e lane .
    Qytetin nuk munden dot ne kto 30-vjet ta shndrojne ne vicidol apo shpella

    Reply to this comment
  3. Konti Sbalta June 1, 17:03

    Me hipjen e Sali Berishes ne pushtet,doli ne skenel gjakmarrja dhe filloi te permendej “Kanuni”nga vet Salui te harruara per gati 50vjet;aq e vertete eshte kjo sa ai u perpoq te fuste ne projekt kushtetuten e “94 nene nga “Kanuni” dhe kete e bente ne “takimet ” me popullin gjate fushates per referendumin per Kushtetuten ne Skrapar i shoqeruar nga ish ministri i shendetesise ne ate kohe Ajli Alushani ,Saliu u shpreh i vendosur per kete!Ky primitivizem i ketij njeriue ka shoqeruar ne cdo veprimtari te tij;shteterore politike ,shoqerore ,Kombetare dhe nderkombetare!Ky njeri jeton akoma ne epoken e feudalizmit ,prandaj nuk pranon asnji norme te shoqerise se sotme te botes se zhvilluar;fakti qe te parin hap te tij beri lidhjen e vendit tone me vendet “Islamike”e ilustron me se miri kete!

    Reply to this comment
  4. degjoni dhe mua June 1, 17:17

    Ndue Dedaj ka nje arsye qe e hedh kete teze. Dhe arsyeja eshte se tash nuk hakmerret individi ndaj jindividit, por hakmerret kryetari i partise, kryeministri, ministri, drejtori por edhe pronari nese i kritikon, duke te hedhur ne rruge. Dhe po te shkosh ne gjykate, ajo merr urdhera nga Kryeministri dhe te fajeson ti. Keshtu qe ne Shqiperi e vetmia drejtesi ka ngelur vetegjyqesia. Zoti Tarfika ka te drejte, por ajo qe ai thote eshte per nje shtet ligjor dhe jo shtet partiak dhe oligarkesh. Madje ne sot e kemi Shqiperin jo shoqeri para shteterore,por shoqeri xhungel njerezore. Ne kete aspekt ka te drejte z.Ndue, por jo se me gjithe mend ai do qe te vendoset Kanuni i Lekes.

    Reply to this comment
  5. Kanuni si Kod Penal modern June 1, 17:19

    Per te qartesuar se kush eshte Kanuni, atehere botojeni si eshte botuar ne Kosove! Por nuk e botojne se pastaj kushdo do shohe sa lart qendron ai Kanun nga langaraqet qe e kane sulmuar nga 1944.

    Reply to this comment
  6. antifashisti June 1, 17:20

    Me seriozitet dhe sportivitet, po jap mendimin tim modest si keshille per te nderuarit N.Dedaj dhe F.Tarifa.., – Ja vlen qe te dy se bashku te inicioni krijimin e nje ideologjie te re (pse jo edhe te nje partie te re) me emertimin Dengla Demokratike (me siglen DD), qe te zevendesoje Materializmin Dialektik e Historik (me sigel ML).

    Reply to this comment
  7. antifashisti June 1, 17:25

    Me seriozitet dhe sportivitet, po jap mendimin tim modest si keshille per te nderuarit z.N.Dedaj dhe z.F.Tarifa.., – Ja vlen qe te dy se bashku te inicioni krijimin e nje ideologjie te re (pse jo edhe te nje partie te re) me emertimin Dengla Demokratike (me siglen DD), qe te zevendesoje Materializmin Dialektik e Historik (me sigel ML).

    Reply to this comment
  8. Ilir June 1, 18:09

    Te lumte pena Profesor.
    Me respekt,
    Ish studenti juaj ne Michigan,

    Ilir

    Reply to this comment
  9. Mendimi jo profesionist June 1, 18:35

    Mendimi se Kanuni mund te zgjidhe gjerat eshte jo i civilizuar.Kthimi tek kanuni do te thote fund i shtetit,pasi seicili e merr vete ne dore ligjin.Kjo do te thote se ne nuk jemi te zote te bejme shtet.(Ide e mbrapshte antishqiptare}

    Reply to this comment
  10. A ka dru me pre ?!! June 1, 19:26

    Me kanun a ka dru me pre ?!!! Kjo eshte kategoria e atyre qe ka ngel mbrappa 5 shekuj!! Nuk ka me budallallik gomarllik se ne shekullin 21 te kerkosh Kanunin e Lekes !!

    Reply to this comment
  11. Paul Tedeschini June 1, 21:06

    Ma mire KANUNI SHQIPTAR se sa SHERIATI ARAB.

    Sa per Kushtetuten Shqiptare ajo as perfillet fare nga vete klasa politike shqiptare.

    Reply to this comment
    • X June 3, 21:05

      Ku hyn sheriati ne kete diskutim o Paul Tedeschini ? Ka vetem nje vend qe eshte ne trupin tend dhe hyrjen e ka nga prapa,

      Reply to this comment
  12. h June 1, 22:02

    Kanunin çojeni ne tropojë bashkë me berishën,hajdarët nokat dhe rrokat,
    kurze në Tirana të rivendoset ligji i shtetit si në demokracitë evropiane.

    Reply to this comment
  13. Pellazgos June 2, 06:21

    Kanuni eshte fiale Greke e Epirit Kanonizo,qe do te thote Vendos.
    I ndyshuat te gjitha fjalet e Ilyreve dhe Epiroteve.
    Polis dhe qyteti per nder te Kostandinit Kostandino Polis e quani Qitet nga Cita italisht.
    Juve nuk derman tju sheroj “trute”.

    Reply to this comment
  14. ETHEM LALAJ June 2, 10:26

    TE LUMT Z TARIFA,I LUMT D I T E S QE REKLAMON SHKRIME QE TREGOJNE MENTALITETE TE NFYSHME NE SHEKULLIN 21.
    -ESHTE FATKEQSI E MADHE QE NE KTE VEND EKZISTOJNE MENDIME TE TILLA PER TE ZBATUARE KANUNIN E L.DUKAGJINIT.
    -KY..DEDAJ,NUK DI NGA VJEN,POR KOPJON IDEN E SALI RAM BERISHOVIÇIT TE SHPREHUR DISA HERE NE TV TONA KAZAN.
    -ESHTE KJO ARSYEJA QE SALIU ARMATOSI PPPULLIN E VERIUT PER TE SULMUAR JUGUN NE 1997,98.
    -ESHTE KJO ARSYEJA QE DHE SOT AI KERKON LUFTE CIVILE PER TE MARRE PUSHTRTIN ME DHUNE.
    -DHE SA TE KEMI NJERZ TE TILLE NE KTE VEND,KY POPULL NUK DO KET KURRE QETSI.
    -KY..DEDA DUHET TI SHKRUAJ VRTEM SALIUT SE “ESHTE ME ATE” DHE ME ARME NE DORE TE WULMOJNE POPULLIN QE KERKON TE VOTOJ NE 30 QERSHOR.
    -TE NE DUHET TE SUNDOJ LIGJI,POLICIA,USHTRIA,SHISH…DHE TE RRITET AUTORITETI TYRE DHE TE MOS NDODHI QE F L A M U R NOKAT E PD TE KAPIN POLICET E SHTETIT PER FYTI NE ZYREN E TYRE.DHE KJO NDODH SE TE NE NUK FUNKSIONON DREJTESIA QE NA DUHET.
    -TA KET TE QART KY..DEDAJ SE GJAKMARRJA EKZISTON ME SHUME NE VERI TE VENDIT,PASI NE KTO VATRA SUNDON MENTALITETI BERISHIST I ZBATIMIT TE KANUNIT.
    -DHE SA TE JET GJALLE KY NJERI KY POPULL DO TE VUAJ PASOJAT E TIJ.PIKE.

    Reply to this comment
  15. Amerikani June 2, 11:35

    O TEMPORA, O MORES !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*