Kaos në Rinas, avionët kthehen mbrapsht, ja fluturimet e anulluara

December 1, 2017 02:06

Kaos në Rinas, avionët kthehen mbrapsht, ja fluturimet e anulluara

4 fluturime të anuluara, 2 fluturime të vonuara ( të cilat me shumë gjasa do anulohen) dhe një fluturim, i cili ka bërë ulje në Shkup, në vend të Tiranës.

Ky është bilanci i motit të keq për sa j përket fluturimeve në aeroportin e Rinasit.

Pasagjerë në fluturimin nga Roma në Tiranë, i cili mendohej të ulej në orën në orën 23: 25 bëjnë të ditur për Dita se pas një fluturimi gati 40 minuta, avioni ka ndërruar drejtim dhe është ulur sërish në aeroportin e Romës.

Të njëjtin fat duket se ka pasur dhe fluturimi nga Viena në Tiranë, i cili është anuluar dhe nuk është ulur në Tiranë në oren e parashikuar 23:45.

Austrian Airlines kanë anuluar dhe fluturimin e ditës së sotme nga Tirana në Vienë, i cili duhet të nisej në orën 4:30.

Fluturimi që vinte nga Stambolli për në Tiranë, për shkak të motit të keq ka devijuar destinacionin, duke bërë ulje të detyruar në Shkup.

Vonesa ka në fluturimet nga Milano në Tiranë, parashikuar të mbërrinte në orën 21:25, po me sa duket avionit, i cili është nisur nga Milano, i është dashur të kthehet, për të bërë ulje në Bari.

Vonesë tjetër ka fluturimi nga Verona në Tiranë, i cili ishte parashikuar të mbërrinte në 23:20, por që nga autoritetet aeroportuale thuhet që ka vonesë, pa percaktuar kohën se sa.

Edhe fluturimi i darkës Tiranë – Stamboll i parashikuar për në orën 20 e 30 është anulluar – thanë për Dita burime nga Rinasi.

Disa portale shkruajnë se në aeroport ka shkëputje të energjisë elektrike.

b.m. / dita

Disa nga fluturimet e anluara për shkak të situatës në Rinas

December 1, 2017 02:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*