Interpol po kërkon pronarin e zhdukur të Eccobet

Aida Nako March 9, 2014 14:06

Interpol po kërkon pronarin e zhdukur të Eccobet

Ngjan (jo pak) më luftën që bëri legjenda e drogës Pablo Escobar për të mos lejuar që një marrëveshje Kolumbi-SHBA për ekstradimin e tij të hynte në fuqi. Një vendim i Gjykatës së Apelit Vlorë i marrë në muajin maj 2013, ka shkelmuar marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhe Italisë, për ekstradimin e shtetasve të akuzuar për vepra penale në shtetin fqinjë. Në 20 shkurt u regjistrua rasti i lirimit nga qelia të shtetasit Gramos Murataj një personi nga Fieri, që njihet mirë në tregun e lojërave të fatit. Vëllezërit Murataj njihen si pronarët e kompanisë së basteve Eccobet.

 

Arratia

Gramos Murataj rezulton në kërkim pasi gjykata e Leçes në Itali e ka dënuar me 20 vite burg për trafikimin e heroinës dhe kokainës. Në datën 17 prill ky biznesmen arrin të lokalizohet dhe arrestohet nga policia e Vlorës. Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, ka miratuar kërkesën e prokurorisë, duke i thënë “po” ekstradimit të Muratajt në Itali. Por në 6 Maj 2013, arrin të dalë nga qelia. Si? Gjykata e Apelit Vlorë, e prishë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë. Burime pranë kësaj gjykate thanë se argumenti që togat e zeza kanë përdorur në këtë rast, është “mungesa e garancisë së palës italiane, lidhur me sigurimin e jetës në burgjet e këtij shteti” (!). Ky vendim caktonte masën e “arrestit shtëpiak” me argumentin se “nuk ka rrezik ikje”. Ç’ndodhi më pas? Shtetasi Gramos Murataj është zhdukur. Momentalisht ndaj Muratajt prokuroria e Vlorës ka ngritur akuzën e “Largim të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe dosja ndodhet në gjykim. Policia nuk ka asnjë të dhënë rreth vendndodhjes së këtij personi, ndërkohë që ekstradimi i tij në Itali, ka dështuar. Sipas burimeve të prokurorisë, pritet që në ditët në vijim të marrin kontakte me autoritetet italiane, për të rishikuar mundësinë e dërgimit të një kërkese të dytë, me objekt: “Njohjen e vendimit penal të huaj”. Nëpërmjet kësaj kërkese autoritet italiane do t’i kërkojnë gjykatës së Vlorës, që të njohë vendimin e dënimit me 20 vite burg për Gramos Murataj, të dhënë nga gjykata e Leçes në Itali. Autoritetet tregohen të rezervuara për rastin, për shkak se kompania Eccobet për shkak të këtyre problemeve mund t’u krijojë mungesë pagesash në rrethana jo të paralajmëruara klientëve, gjë që do krijonte amulli të ngjashme me një kompani ajrore disa javë më parë. Por një burim nga Interpol Tirana tha dje që shumë shpejt do bëhet njoftim zyrtar për të mbrojtur klientët që mund të vijojnë të hedhin baste në këtë kompani.

 

Venezuela

Gramos Murataj nuk mund të arrestohet nga policia e Shtetit me qëllim eksktradimi në Itali, përderisa Gjykata e Lartë ka vendosur të rrëzojë kërkesën për ekstradim. Sipas prokurorisë e vetmja mundësi arrestimi është ndalimi për çështjen e dytë të ngritur kundër tij, atë që lidhet me largimin e tij nga gjykata. Se cilin person ka liruar Gjykata e Apelit Vlorë, duke sjellë dështimin e ekstradimit të tij në Itali për shkak të arratisjes, e tregon një vendim i vitit 2011 i Gjykatës së Lartë të Vezuelës: Gjykata e vendit të Amerikës së Jugut duke shqyrtuar një çështje ekstradimi të një trafikanti polak që kërkonte drejtësia italiane, ka shtjelluar edhe veprimtarinë kriminale të Gramos Murataj.

Trafikanti vlonjat rezulton i përfshirë në një grup të madh droge, që trafikonte heroinë, hashash, marjuanë dhe kokainë në shumë zona të Italisë. Banda e drejtuar nga shqiptarët, kishte planifikuar të trafikonte drogë në Amerikën e Jugut dhe Kanada. Madje për të vënë në jetë planin, në Shqipëri ka mbëritur dhe një shtetas kanadez, me qëllim ndarjen e detyrave. Vendimi i Gjykatës Venezuliane, nxjer në skenë dhe një dokument të gjykatës së Leçes, e cila tregonte të gjithë dinamikën e veprimtarisë kriminale të këtij grupi. Mes personave të implikuar në këtë rrjet janë dhe shtetas italianë.Tepër aktiv tregohet dhe roli i vëllezërve Gramos dhe Besnik Murataj. Këta dy të fundit rezultojnë në Shqipëri të dy biznesmenë dhe aksionerë në një kompani bastesh sportive, që nga verifikimet ka rezultuar se quhet “Eccobet”.

Vendimi i Gjykatës së Lartë Venezuliane, ka marrë spunto nga një kërkesë për ekstradimin e shtetasit polak Piekarniak Tomazs, i cili është dënuar nga gjykata e Leçes me 9 vite burg. Vendimi është marrë nga gjyqtarët Ninishka Kuipo Brisenjo, Deyanira Nieves Bastidas, Blanca Rosa Mármol De Leon, Eladio Ramón Aponte Aponte, Héctor Coronado Flores Dhe Gladys Hernandez Gonzalez.

Deklaratë e gjyqtares venezueliane Në 24 mars të vitit 2011 u depozitua kërkesa për ekstradim e qyterarit polak Piekarniak Tomazs, datëlindja 11.2.1975 në Varshavë dhe rezident në Jesolo të Venecies, nga ana e Ambasadës së Italisë, që kërkohej nga prokuroria e Leçes. Ndaj këtij personi ishtë shpallur dënim me 9 vjet burg nga Gjykata e Leçes.

Sipas Gjykatës, ai kishte kryer krimin e shitjes së substancave narkotike në bashkëpunim me qytetarët: Agron Xhafaj, Ervin Qezi, Tomasz Piekarniak, Gramos Murataj, Besnik Murataj, Rino Gerardi, Altin Maci, Fadil Papa, Edison Sali, Orges Seferaj. Droga ishte e llojit heroinë, marihuanë dhe hashash. Sipas autoriteteve italiane, Fadil Papa, sillte në Itali drogën, duke e shitur edhe në Jug të Italisë, në zonën e Alentos. Një pjesë e drogës trafikohej në Venecia dhe Trevizo, ku operonte Besnik Murataj, në bashkëpunim me Tomasz Piekarniak, Rino Gerardi dhe Ervin Qezi. Ndërkohë në Bolonja operonin Agron Xhafaj dhe Orges Seferaj, në Parma, Altin Maci dhe në Imperia, Edison Sali.

Sipas hetimeve, qytetari polak Tomasz Piekarniak bënte pjesë në një grup të organizuar krimi, që ishte vërtetuar nga përgjimet telefonike. Ky grup importonte hashash, heroinë dhe  marihuanë nga Shqipëria dhe kishte planifikuar trafikim të heroinës dhe kokainës ndërmjet Italisë, SHBA, Kanadasë dhe Shqipërisë. Piekarniak përdori hashash dhe marihuanë për ta trafikuar nga Emilia Romanja e Italisë në Poloni përmes qytetarit shqiptar Besnik Murataj dhe atij kanadez Frank Morello, i cili kishte udhëtuar edhe në Shqipëri. Besnik Murataj ishte lidhur me italianin Paolo lo Sasso, që jetonte në SHBA dhe ishte shumë aktiv në shkëmbimin e kokainës të prodhuar në Amerikën e Jugut me heroinë që vinte nga Shqipëria, e destinuar për tregun amerikan.

 

Roli i kunatit

Fadil Papa, me pseudonimin Ndriçim Haxhiaj (Çimi) furnizonte drogat nga Shqipëria për në Salento, në Bolonjë e shiste Agron Xhafaj (Goni) me Orges Seferajn (Gesi), në Parmë Altin Maci (Miu), në Imperia Edison Sali (Soni) dhe në Venecia Besnik Murataj. Fadil Papa ishte kunati i Besnik Muratajt. Ky i fundit siguronte të gjitha drogat, sipas përgjimeve telefonike. Hetimet nxorrën në pah faktin se Besnik Murataj dhe Paolo lo Sasso, që ishte mik i Gramos Muratajt, vëllai i Besnikut, kishte realizuar shkëmbime heroine-kokainë. Më 2 dhjetor 2000 Frank Morello mbërriti në Venecia. Vëllai i tij Antony Morello ishte në Vlorë, ku më datë 4 u takua me Fadil Papën, që i gjeti një kg heroinë, por u arrestua nga policia shqiptare më 7 dhjetor 2000. Përgjimet konstatuan se ishte përfshirë në trafik babai i tij. Ndërkohë, Gramos Murataj, vëllai i Besnikut, doli nga burgu në Zvicër, ku mbahej për akuzën e tentativës së vrasjes dhe menjëherë  tentoi të trafikonte 40 kg heroinë, më 3 tetor 2001 në Stamboll. Nisur nga këto konstatime, autoritetet italiane kanë nxjerrë 16 urdhër arresti me burg për këta persona, të implikuar në trafikun ndërkombëtar të drogës:

urdher-arrestet

 

* * *

Shkatërrohen 680 pajisjet e konfiskuara nga Fundi i Marrëzisë

Gramos Murataj i EccoBet Autoritetet po koordinohen për të shmangur një situatë mospagesash, që do shkaktonte probleme për klientët

Gramos Murataj i EccoBet
Autoritetet po koordinohen për të shmangur një situatë mospagesash, që do shkaktonte probleme për klientët

Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit bëri të ditur se me udhëzim të ministrit të Financave ka shkatërruar 680 pajisjet e konfiskuara në 3 muajt e fundit në sektorin e lojërave të fatit. “Konfiskimi u krye pasi subjektet e këtyre pajisjeve nuk dispononin nipt, nuk ishin të pajisur me lejen e ushtrimit të aktivitetit dhe certifikatën përkatëse. Në kuadër të planit të ri të masave, Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit po kryen çdo ditë kontrolle, ku si pasojë e aksioneve të vazhdueshme, në muajt janar-shkurt 2014 janë konfiskuar 325 makineri dhe pajisje të sektorit të lojërave të fatit.Vetëm në muajt nëntordhjetor 2013, kjo Njësi konfiskoi mbi 1500 pajisje, përafërsisht me të njëjtën sasi konfiskimesh të realizuara gjatë gjithë vitit 2012. Në këto 4 muaj të marrë së bashku janë vendosur gjithsej 60 gjoba me vlerë 300 mijë dollarë,” – thuhet në një njoftim zyrtar ku shtohet: “Ministria e Financave në bashkëpunim me institucionet e linjës është e angazhuar për t’i dhënë fund “marrëzisë” me lojërat e fatit në vend, ku informaliteti me mospagesat e taksave kishte përfshirë pjesën dërrmuese të sektorit. Ministria e Financave është duke hartuar një paketë të re ligjore, e cila do të kufizojë ekspansionin e këtij aktiviteti”.

 

 

Shkelzen Berisha

Shkelzen Berisha

Një burim nga dogana bëri me  dije për DITA se Lotaria Austriake që organizon një lojë të quajtur 6 nga 39 po falimenton. Kjo Lotari është akuzuar në sallën e Kuvendit se ka dhënë rryshfet te familja Berisha për të miratuar një ligj që i jep asaj licensën e lotarisë publike shqiptare por edhe i siguron pozita monopoliste në treg. “Meqë janë paralajmëruar që për shkak të akuzave për korrupsion dhe ligjit krejtësisht të njëanshëm të miratuar nga ish-mazhoranca Berisha, licensa do t’u hiqet, lotaria në fjalë po bën përpjekje që në prag të mbylljes të përfitojë sa më shumë në faturën që do paraqesë pas shpalljes së  falimentit. Ajo është duke futur pajisje të vjetra lojërash fati me qëllim që pas anullimit dhe largimit nga Shqipëria ti paraqesë këto makineri të dala nga përdorimi si investime që duhen ripaguar nga shteti shqiptar”.

 

Lojërat e Fatit dhe Familja Berisha 

Dihet tashmë që Shkëlzen Berisha dhe një grup i ngushtë i miqve të tij drejtonte dhe kontrollonte tregun e lojërave të fatit në Tiranë para 23 qershorit. Ish-drejtori i Njësisë së Certifikimit të këtyre lojrave Viron Bezhani, ka denoncuar në Prokurori  e media, fakte të rënda. Ndër të tjera, në një shkrim në DITA, z.Bezhani shkruante: “…Gjatë kohës që kam qenë drejtori i Njësisë së Certifikimit kam evidentuar disa raste të shkeljes së ligjit nga kompani të ndryshme që operojnë në treg dhe ia kam bërë me dije drejtori të përgjithshëm, z.Çobaj. Por nuk u mor asnjë masë administrativendaj këtyre subjekteve që shkelin ligjin me dy këmbë. Jo vetëm kaq, por në rastet kur unë nuk firmosja, pasi makineritë ishin me probleme, ka qenë z. Çobaj ai që ka firmosur nën emrin tim, duke lejuar hapjen e sallave të reja apo përdorimin e makinerive të jashtëligjshme. Për fat të keq, nuk merrej më as firma e institucionit për certifikimin e makinave, ose certifikoheshin makina enigmë…”

Berisha gjatë kohës që ka qenë President i Republikës i fotografuar nga agjensia e huaj e fotove CORBIS në një ceremoni të hapjes së lojërave të para të fatit në Shqipëri. Djali i Berishës, Shkëlzeni njihet si person em shumë akses në tregun e lojërave të fatit, që është goditur për shkak të informalitetit pas 23 qershorit

Berisha gjatë kohës që ka qenë President i Republikës i fotografuar nga agjensia e huaj e fotove CORBIS në një ceremoni të hapjes së lojërave të para të fatit në Shqipëri. Djali i Berishës, Shkëlzeni njihet si person me shumë akses në tregun e lojërave të fatit, që është goditur për shkak të informalitetit pas 23 qershorit

Aida Nako March 9, 2014 14:06
Komento

27 Komente

  1. Horri i Bulevardit March 9, 14:28

    Cfare fytyre, mu risollen ne koke koha para 30-40 vjeteve, kur keta katunare, me floke te zbardhura nga dielli, te llangosura me xhel, qe ne kohen tone i thonin, shkume sapuni 15 leksh dhe sa arrinin ke Skenderbeu, hapnin syte, se sdinin nga te shkonin, mbasi e merrnin pak vehten, nxirrnin pasqyren, qe mbanin ne xhepin e xhaketes kadife, shikonin se mos shkuma e sapunit, kishte filluar te shkrinte nga dielli i forte, dhe shkonin lanin balten e kepuceve te blera enkas oer te zbritur ne Tirane, ke shatrivani dhe me pas mbasi hiqnin friken e metropolit, guxonin dhe largoheshin pak nga Skenderbeu dhe fytyra ju qeshte, ku mbas pallatit te kultures, shifnin barin jeshil dhe aty mbaronte dita se mbasi vinin shamine poshte bytheve, shtriheshin dhe i kaplonte gjumi, deri sa e zgjonin zerat e disa vajzave qe qeshnin me te madhe me njeriun e shtrire sa gjate e gjere.
    Ky surrat ne foto, ate kohe me kujtoi.

    Reply to this comment
    • nendetsja 105 March 9, 19:39

      Ne kete mesele si zakonisht eshte perfshire Gjinovefa Gaba e famshme ne keto 15 vitet e fundit, per rryshfete, per vendime gjygjesore haptas te pa drejta.etj.etj. Eshte proceduar edhe penalisht, por prape eshte gjykatese. Ne pushtet jane alternuar te majte e te djathte jane nderrua nja tre presidente dhe perseri Gjinovefa rryshfetxhija mbete gjykatese madje me ngritje. Nje zgjidhje per kete Gramozin ka. fare mire forcar speciale mund ta rrembejne, t’i vene nje thes nekoke dhe tia dorezojne financiereve italiane. Me helikopteret e finances italianeper 35 minutae kene aeroportin e Galatinos ne Itali. Ne raste te tilla drejtori mustaqelli Didi dhe ministri San Martino Tahiri fare mire mund te perdorin edhe mjete jo ortodokse per te zgjidhur situata te tilla.

      Reply to this comment
    • mergimtari fv March 9, 21:59

      Horr Bulevardi o halabak pse nuk thua te verteten se kur zbrisnin malesoret per te pare Tiranen para 30-40 vjetesh keta mbanin ne zheg te Korrikut e Gushtit triko leshi me menge te gjata me lule shume ngjyreshe qe dalloheshin si kau balash neper Tirane , HORR me i vemendeshem ne te ardhmen . Pershendetje nga larg .

      Reply to this comment
      • Horri i Bulevardit March 9, 22:43

        Mergimtari fv, panvaresisht se ndonjehere, nga mllefi, na kalojne edhe gabime, qe fusin urrejtjen, por kur kemi njerzillikun ta pranojme se kemi gabuar, te ofenduarit pa dashje, na mirkuptojne.
        Disa here kam bere ndarjen e drejte, ku malsorit i kam dhene, i jap dhe gjithmone do ti jap respektin qe meriton, per burrerine dhe besen, duke e ndare qarte nga maloku i pabese, qe mundohet te fshihet, mbas cilesive te vyera te malsorit.
        Nderim dhe respekt malsorit dhe urrejtje malokut dallkauk berishian.

        Reply to this comment
  2. SHQIPTARI March 9, 15:05

    FUTINI NE BURG QELBESIRAT!!!

    Reply to this comment
    • animaskaj March 9, 20:09

      kta te kazinove jam tipa dhe kur kam luajt un njehere ne kazino dhe u nxeha erdhi nje cun me syze qe ishte nipi pronarit dhe u ndesha me te po me than te tj qe esht gango dhe un e zgjata me . ai ishte nje cun me syze dhe nuk ta jepte pershtypjen fare . ata jan te rrezikshem dhe kan njerez me rrezikshmeri . nese beni artikull permendeni kte fakt po mos thoni qe na shkruan ne email sikur e gjetet vet

      Reply to this comment
  3. Eli March 9, 15:10

    Horr: per moshen qe paske kujtesen e paske perfekt,por mos harro se metropol me 250 mije banore nuke mund te quhet…..megjithate si qytetar medemek qe qenke nuke munde te diskriminosh nje krahine per hire te Sali Berishe,dhe besoj kjo do ju dergoj (step back) shtyje dhe kete dite Horr se Sali Krimineli akoma me i fort po behet ne betej.Good luck albania people.

    Reply to this comment
    • Horri i Bulevardit March 9, 17:25

      Eli te drejte ke, ndoshta pa dashje futa ne grumbullin e rrumpallave, nje zone te tere, por i kerkoj atyre qe e lexojne qe jane nga ato zona, mos ta marrin si nje ofendim ndaj cdo zone, por ta lexojne kete koment, nje shfrim personal ndaj nje njeriu-monster, qe ne fakt eshte fajtori kryesor, qe pa dashje, denigron nje zone te tere te pafajshme.
      I kerkoj ndjese dhe u them, eshte rast i pervecem, mos e merrni personale, perjashto berishianet.

      Reply to this comment
      • loni March 10, 09:47

        o horr,perse mundohesh te justikikosh realitetin se te kundervihen disa komentues se i djek ngaqe jane malok dhe katunare,ne mesazhin e pare i ke thene te tera se un i mbaj mend shum mire ngaqe jam nga qyteti,ja nje shembull tjeter qe e ke harruar o horr,ky shembull vlen per kujtese per loket dhe naret,mbasi shetisnin mir e mire neper tirane,kur vinte koha per te marre trenin e mbasdites per te ikur neper katunet e tyre,shkonin dhe brrithnin sa me nje furre ne tjeter per te blere nje buke 70 lekeshe te vjetra ne ate kohe,(ishin nga ato buket panine)se kishte edhe me 60 leke te vjetra,por preferonin paninet se kur arrinin ne katun hanin buken e mistrit me buken panine dhe kujtonin se po hanin darke me berxolla,i kam blere une me qindra here katunareve buke ne ate kohe sepse na thoshin o cun na blin nje buke dhe kusurin mbaje ti,dhe keshtu ne i blinim,kishim nja dy cuna lagje qe kur kishte ndonjehere njerez dhe kur erresohesh heret ne dimer ata hynin mes njerezve dhe iknin duke ja marre komplet 100 lekeshin dhe as buk nuk i blinin,prandaj horr edhe po i dogji realiteti katunareve apo malokeve mu ne trapet,ata duhet ta mesojne dhe ne duhet tja kujtojme se kush kan qene dhe si kan qene,qe sote ata e kan harruar te shkuaren e tyre dhe ja se cfare po i bejne shqiperise,KAOSIN I KAN SJEDHE,23 vjet jan te mjaftueshme per faktet e ketyre barbareve,sa per sapunin si xhel,mos harro se kur i kapte shiu koka i mbushesh me shkume,mbase je i vogel horr dhe nuk te kujtohen mire keto fenomene,nga nje tiranes i zugut te zi,kati i 5 pallati me tulla te bardha dhe me trashe perpara se te hyje ne pallatin tim.

        Reply to this comment
  4. Lexuesi. March 9, 15:19

    Ky qe eshte i pari dhe i katerti ne fotografi, qe eshte quajtur Salari,nuk eshte njeri,eshte djalli vete ,gjendet ne çdo vrime e frengji,i velur, i mbytur ne vetekenaqesi sepse mendon qe di çdo gje dhe çdo gje varet nga mendja e deshira e tij.Shkrimtari Buxheli do te harxhonte lapsat ne seri duke shkruar per prezencen e tij me gersheret ne tepsi, duke prere shirita ne çdo qenef te zi duke u zgerdhi.Ky njeri qe vuan nga shume patologji kerkon me qiri te duket,te zbrazet si nje femije, te ngazellehet duke besuar se sharlatanizmi i tij eshte nje mrekulli.Qe te mos trembe njerezit si gjer tani,kjo monster e hibridizuar “ujkçakallari” qe vjell vrere te zi,shpifje, fyerje,meri, dhe nuk ka vend per te as ne Al Pazar, as ne Portokalli,çojeni ne qeli, te kenaqet me eren e prapanices te tij!

    Reply to this comment
  5. Spiuni March 9, 16:34

    Po futeni brenda kete zoteri si dhe Myftar Lumneshin qe i kishin ne dore kedo qe i kerkonte llogari nga shteti

    Reply to this comment
  6. MARKO March 9, 18:24

    Fytyra me u urryer…

    Reply to this comment
  7. andi March 9, 19:31

    po kur u be dhe gramozi biznesmen .e kam patur ne shkollen e mesme ne klase ,njeri pa nivel ka qene .besoj pas tij fshihen peshqit e medhenj

    Reply to this comment
    • moisiu March 9, 19:31

      Nuk eshte ndonje problem i madhe per leket qe duhet te ktheje G.Murataj,ato mund ti ktheje Gjykata e apelit,gjyqtaret qe dhane garanci qe i akuzuari nuk zhduket,personat dihen,te shesin vilat ,shtepite qe i kane bere me keto pislliqe dhe problemi mbyllet paster.Kerkojuani ketyre personat ,ato ne Vlore banojne ,neqoftese i doni ,po si deshet shkoni dhe jepuni dhe ndonje kafe nga ana juaj !

      Reply to this comment
      • dajti March 9, 19:32

        Kjo eshte drejtesia me e korrutuar ne planet. Duhet te vijne te gjithe prokurore e gjykates nga jashte, mundesisht nga vendet nordike.

        Reply to this comment
        • A March 9, 19:32

          A te s… gjykaten. Kelyshe laviresh te kryqezuar
          me zvarranike kanalesh.

          Reply to this comment
          • cuci March 9, 19:33

            hajdute te te gjitha trevave te pd bashkohuni

    • colha March 10, 20:31

      Qe Te beje shkollen Ali Demi NE ate kohe,nuk mendoj Te ishe pa nivel..dhe Te merreshe me futboll.

      Reply to this comment
  8. skelari March 9, 19:55

    mire gramozi, po te tjeret perse buk i lene ne jeten e tyre?perse u permenden emrat dhe atyre qe ate denim e vuajten te gjithin?me kujdes keta gazetaret se nje denunce pe prishje imazhi edhte duke u perpiluar

    Reply to this comment
    • nendetsja 105 March 10, 09:44

      Skelar ore bir italianet e kerkojne kete Gramzin per mish lepuri, ia kane pergatitur nje qeli te reharshme ne Ucciardone, shpresojme per te miren e politikaneve shqiptare majtas dhe djathtas, qw Gramozi t’i bjeremurit te biruces me koke dhe te bettase Ah koke, koke, qw nuk mban mend emrat e shokeve! Bejeni denuncen(kallezimin), por kursejini parate, se do ju duhen per te paguar avoketerit. Kam frike se kesaj rradhe Gaba( ajo gjykatesja me vlere sa leckat e Gabit) nuk do ju ndihmoje dot. Hyp Xhixhi!

      Reply to this comment
      • franceska March 10, 18:45

        Kaq Te preukupon problemi I Gramozit,shiko halene tende…merru me problemet tua..prandaj s,ecim perpara ne.S,Te ka vrar njeri qe vjell kaq vrer.

        Reply to this comment
      • jugu March 10, 19:03

        Po NE Itali dalin Ata qe vrasin,hallin e Gramozit paske?Mbush barkun me nuk ate bej.

        Reply to this comment
  9. Jozi March 9, 20:20

    PO FATMIR KAJOLLIN PSE SE ARESTOJN SE DHE AI KERKOHEJ NGA INTERPOLI AH HAROVA E MBRON FATMIR MEDIU SE EKA SI VELLA SE NDANIN THESIN BASHK ME SA DI UN PUNON NE BASHKI ME 8 KLAS PO ME DIPLLOMA FALLCO AI KA BER VJEDHJE DHE ME BAFTJAR ZEQON SAJMIR TAHIRI VAZHDO LUFTEN PA MESHIR MAJTAS DJATHTAS KUNDER KETYRE PLERAVE TE PERQAFOJ SAJMIR JE I MATH PER SHQIPTARET E NDERSHEM

    Reply to this comment
  10. dario March 9, 21:15

    Kjo gazete Ku e gjen Te drejten Te futet NE privatesine e personave qe ka shkruar..kur Ata e Kane kryer denimin NE Itali…Kesaj gazets do I vi nje denoncim nga personat dhe qe prish imazhin e kompanise eccobet qe ka 15 vjet NE treg…Jeni Te bindur qe Te gjitha qe keni shkruar Jane Te verteta….o jeni NE krize shitje dhe do shkruani budallalleqe t,u shitet gazeta..Kjo gazetare duhet Te mbaj pergjegjesi qe futet NE privatesine e personave.

    Reply to this comment
  11. franceska March 9, 22:56

    Shume e keni montuar si artikull?Ky proces ka filluar qe ne 99,shumica e ka kryer denimin.Sht.G.Murataj nuk eshte denuar aq sa e keni montuar ju??Neser do ju vi nje denoncim per prishje te imaxhinit te gjithe ketyre personave shkelje te privatesise ,prishjen e imaxhinit te komp.eccobet.Mendoj kriza ju Ben te shkruani kete artikull ,mbase shisni 50 cop.Merruni me problemet aktuale qe ndodhin cdo dite ne Shqiperi..Pa ne Itali ka 5000 shtetas shqiptar te denuar.

    Reply to this comment
  12. tutkuni March 10, 09:00

    Mos genjeni, ketu Sali Berisha nuk ka qene President po ne krye te opozites shqiptare. Keto makina kane qene te parat qe kane ardhur dhe I ka prure nje djale Kosovar nga Suedia dhe jane montuar ne saletin nr. 2 te Hotel Dajtit, ngjitur me dyqanin e valutes. Saliu ate dite nuk ka luajtur megjithese I jan ofruar disa xhetona por vetem ka vene doren per te terhequr dorezen per efekt te fotografise. Per hir te se vertetes kjo foto s’ka te beje fare me Lojrat e fatit qe jane sot present ne Shqiperi dhe qe I lakohet emir I te biirit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*