Kapedanët e Vëndreshës, Babë Duda dhe qesja e florinjve

May 6, 2016 11:33

Kapedanët e Vëndreshës, Babë Duda dhe qesja e florinjve

I rritur jetim dhe në skamje, i burrërruar para kohe, pjesëmarrës me detyra drejtuese në Luftën Antifashiste, pikërisht në Brigadën e Parë, Hekuran Pobrati mbeti në histori si njëri ndër ata pak Heronj të Popullit që e morën këtë titull të lartë që në gjallje. Sepse përveç kontributit të madh në luftë, ai bëri emër në rrethana kur mund të linte dhe kokën, pas lufte, duke luftuar jo përballë armikut, por “brenda rradhëve” të tij, përmes makinacioneve të famshme kundër bandave të diversantëve.

Ndërkaq, në këto shënime të pabotuara që kanë ardhur në redaksi, duket qartë se Hekuran Pobrati ka edhe një damar letrar mjaft interesant. Janë shënime sa personale, aq dhe me interes për lexuesin; kujtime që përfshijnë informacione të vlefshme për disa personazhe historike e patriotë si kapedanët Tajar e Tofik Vëndresha, që ndoshta jo të gjithë e dinë e ishin dajallarët e Hekuran Pobratit. Apo për përhapësin e betuar të shqipes, Babë Dudë Karbunara. Rrëfimi i ndërthurur me detaje nga jeta e fëmijës Hekuran Pobrati, që shkon të punojë si shërbëtor tek mësuesi Shyqëri në Berat duke përfituar arsimimin, dhe me kujtime nga nëna e tij, është ndarë në dy pjesë dhe besojmë se do meritojë vëmendjen e lexuesit.


Nga Hekuran Pobrati

…Të njihja familjen ku do të shërbeja, nga Ballshi-fshat i Mallakastrës duhet të shkoja në Berat, para se të fillonte shkolla. Si çdo fëmijë i pa mësuar me largimin nga shtëpia, rruga për në qytet më ngjallte kureshtje. Berati në vetvete më rrëzëllente mendime dhe i jepte jetë përfytyrimeve të mia të asaj moshe.
Tre muajt e parë, t’i merrja dorë hyzmeqarllëkut qëndrova në shtëpinë e mësuesit Shyqëri Lakra, motrën e të cilit kishte grua Galo Polovina ku në fakt, ime motër më kish pajtuar për të shërbyer e banuar pa pagesë duke përfituar shkollën.
Nga vendi ku rrija, ndiqja me vëmendje lëvizjet e çdo pjestari të familjes. Kur fëmijët e shtëpisë, kërkonin t’u pastroja këpucët, kjo s’ishte njëllojë si t’u jepja ujë të mëdhenjve. Mësues Shyqëriu i këshillonte të tijët të më qëndronin afër, por as ata dhe as unë s’u miqësuam dot me njëri-tjetrin.
Një mbasdite, mësuesi më mori me vete. Dalja në qytet së bashku, s’kish lidhje me shëtitjen. Gjatë lëvizjes, Shyqëriu nisi bisedën të më largonte ndrojtjen, për të kuptuar se ç’fshihej pas heshtjes së një fëmije diçka më shumë se shtatë vjeç që mësuesi ende nuk e njihte.
-Ç’përshtypje të bën Berati?-pyeti Shyqëriu në një çast.
Përballja me qytetin ku njëherësh me shkollimin do të punoja si hyzmeqar, në mendjen time vinte e tillë sa diferenca mes dëshirës për të mësuar dhe lodhjes nga punët e shtëpisë vlerësohej si një mundësi, për të qenë më mirë nga ai vocrraku i pa ditur e njëkohësisht i uritur. Ndërsa qenia në Berat, tek më kthente në qytetin ku siç më kish rrëfyer nëna, im atë më kish blerë djepin kur linda, më jepte rastin që klasën e parë ta filloja në vendin ku dajot e mi Tofik e Tajar Vëndresha, në hatër të shqipes lidhën besë me Babë Dudën, nga morën zjarr për mbrojtjen dhe lartësimin e gjuhës amtare.
Kaq se s’thosha dot më shumë, pasi ngarkesa si fëmijë i pa dalë dhe i rritur keq (unë kisha mbetur jetim pa të dy prindërit kur ende s’i kisha mbushur pesë vjeç), më pengonte të shprehja gjithë ç’mendoja, gjë që e bënte Shyqërinë të më ndihmonte në ato fjalë që, i artikuloja si të kisha akull në gojë. Nga ana tjetër, të më jepte të kuptoja se e dinte ç’doja të thoja, mësuesi citoi vargjet e një kënge të vjetër që populli ia kushtonte kapedan Tajar Vëndreshës, avazin skraparliçe të së cilës s’di sa herë e kisha dëgjuar nga nëna…

Nga hapsana se ç’të nxuarën – të vrisje një grek
Vëllan tëndë shqipëtar – Jorgo Karbunar
Kaçakshe ç’u fute natën – brënda në shtëpi
Pyete plakun ç’bën o Jorgo – ti për Shqipëri
Nga skamja, flet dhaskali- s’i s’kam një inxhi
Ku të gdhëndja gërmat shqipe – fjalët për fëmi
Nga gjoksi nxore qesenë – mbushur me flori
Merri – tha Tajar Vëndresha – ty s’të vret njeri!

Çikja kish dhunti për të rrëfyer bukur, siç rrallë rastiste të dëgjoja tjetër njeri veç nënës time. Kur vinte mbrëmja, koha që do të flija, ajo shtronte mbërdhe dyshekun dhe niste më recitonte vargje nga Qerbelaja e Naimit (nëna ishte mbesë në Frashër të Përmetit), që i dinte përmendësh: Ç’është ai që shkon kaluar, / ikën si veri? / me dy-tri foshje në duar, / është Abaz Ali; të cilat duhet t’i kishte mësuar gjatë leximit e këndimit të shqipes.
Kur nëna më tregonte për Tofik dhe Tajar Vëndreshën, ajo jepej e tëra pas rrëfimit siç një nikoqire angazhohet pas gatimit të bukës, nga ruaj në mendje edhe sot, shprehje e detaje që s’i harroj; ndaj s’kam pse mos t’i përdor kur rasti kërkon të them diçka për historinë e vargjeve të mësipërm ku konstatohet qartë se brenda tyre veç famës që shoqëronte atë kohë kapedan Tajar Vëndreshën, kënga në thelb i jep më shumë rëndësi veprimtarisë së Babë Dudë Karbunarës, mësuesit që nuk kurseu asgjë në ruajtje e përhapje të gjuhës shqipe.
Siç shihet nga teksti, aty bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur para shpalljes së Pavarësisë, kohë kur Aziz Pashë Vrioni bashkë me kryepeshkopin e Beratit, të cilin myslimanë e të krishterë në qytet e thërrisnin greku se andej kish ardhur, në shenjë presioni për shqipen që Babë Duda u mësonte fëmijëve, nxitën përmes të tretëve djegien e shtëpisë së tij, që të parët ia kishin ndërtuar moti brenda mureve të kalasë. Nga ana tjetër për të njëjtat arsye, pashai me pushtet absolut në Berat, kish zënë në kurth e mbante peng-kyçur në hapsanë, lidhur këmbë e duar me zinxhirë trimin e maleve kapedan Tajar Vëndreshën.
Zjarrvënia në shtëpinë e mësuesit patriot sikundër pengmbajtja në burg e një komiti, ndërsa realizohej nga të njëjtët njerëz, shpesh ata paraqiteshin në popull si kundërshtarë të egër të njëri-tjetërit, kur në fakt, dihej se pashai i shërbente me yrysh Stambollit kurse peshkopi dhe frymën të grekut e kishte. Por të dy, kur puna ua kërkonte, bënin ujdi siç u bashkuan për t’i vënë flakën shtëpisë së Babë Dudës dhe mbajtur peng-kyçur në hapsanë, kapedan Tajar Vëndreshën.
Mos harroni! Në kohën për të cilën flasim, Perandoria osmane dhe Patrikana greke me qendër në Stamboll, me anë të fesë e ndalonin mësimin e shqipes, sa kur do të vinte dita që Shqipëria të çlirohej nga Porta e Lartë dhe Patriarkana greke, kjo do të ishte rilindja e vërtetë e kombit dhe gjuhës sonë. Por, për të kuptuar diçka më shumë midis lidhjes mes pengmbajtjes në burg të një komiti dhe veprimtarisë patriotike të Babë Dudës, do të sjell në vëmendje edhe këtë fakt:
Kur veglat e Fillaretit – përgjegjësit të kishës ortodokse në Kostur – në bashkëpunim me një farmacist grek, të urdhëruar nga padronët e tyre helmuan me një filxhan kafe Petro Nini Luarasin, të nesërmen e 17 gushtit 1911, xhandarët e xhonturqve donin të digjnin me gëlqere kufomën e mësuesit të Shqipes.

Babë Dudë Karbunara

Babë Dudë Karbunara

Dakeja – një kaçak malesh – i njohur si trim i Maliq beut të Selenicës së Kolonjës, i përfolur për afërsi me autoritetet otomane të kohës dhe kishën greke (dikur ky kish qëlluar dy herë me kobure Petro Ninin, por s’kish mundur ta vriste), kërceu në çast mbi arkivol të mësuesit patriot duke u thënë xhandarëve me nxitim: “Vetëm mbi mua mund të derdhni gëlqere, mbi trup të Petros s’u lejoj!”

Ç’dallon mes historisë së dëgjuar për Petro Ninin, e cila do të ndodhte vetëm një vit pas ngjarjes që tregojmë për Babë Dudën e Tajar Vëndreshën, s’lidhet me tjetër veç egërsisë së Perandorisë osmane dhe Patriarkanës greke ndaj pishtarëve të gjuhës shqipe që, këtë radhë, kishin vënë në fokus thyerjen e shqiptarisë së Jorgo Karbunarës sikurse fashitjen e atdhetarisë të Tajar Vëndreshës, i cili ndryshe nga Dakeja që për një kohë i kish shërbyer Maliq beut, kapedani ynë deklaronte, “sikur në satër të grihem, veç në shqip të shkollohet fëmija”; qëndroi ngahera i papërkulur ndaj bejlerëve turkoshakë, gjithmonë në mbrojtje të fshatarisë së varfër në Skrapar, Berat e Myzeqe, siç luftoi pa u përkulur në përkrahje e mbështetje të shkollës shqipe.
Ndërkaq, në vjeshtën e 1908-s, burrat e Vëndreshës ngarkuan një komision të kryesuar nga Tofik Vëndresha, i cili ishte iniciator për ndërtimin e të parës shkollë shqipe në fshat. Ky veprim, ishte padyshim meritë e popullit në zonë, por s’mund të mohohet as kontributi i Tofik dhe Tajar Vëndreshës, të cilët për këtë arsye u bënë objekt i një shkrimi në gazetën “Liria” të Selanikut. Siç ndodhi më 23 shkurt 1910, në mitingun e organizuar në Berat për mbrojtjen e alfabetit shqip, ku në krye të pesëdhjetë burrave mbërriti në qytet të merrte pjesë në djegien e abetares me shkronja turke edhe Tajar Vëndresha; për t’u nisur pas kësaj me porosi të Bajo e Çerçiz Topullit, Mihal Gramenos dhe Themistokli Germenjit në fshatrat e Skraparit si Vëndreshë, Veleshnje, Nishicë, Slatinjë, Rovicë dhe Prishtë; për të vazhduar të shkonte me radhë nga Pobrati (fshati ku ai tashmë jetonte), në Sqepur, Samaticë, Donofrosë dhe Rërëz; ku bashkë me luftëtarë të çetës së tij shpërndau në zonë abetare me shkronjat shqipe, duke u përgëzuar e përshëndetur edhe nga atdhetari Babë Dudë Karbunara.

Në këtë realitet s’ka arsye të mos mendojmë që ishte pikërisht ky shkaku, përse tentoi Aziz Pasha të gjunjëzojë kapedan Vëndreshën, sikurse koha do të tregonte se Pashai i Vrionit bashkë me Esat Pashë Toptanin dhe Bektash Bej Cakranin, tre muaj mbas shpalljes së Pavarësisë, do të përbënin rrezik për Shqipërinë (fillimisht u duk sikur këta e përkrahën shpalljen e Pavarësisë, por Esat Toptani pasi shiti Shkodrën dhe Janinën, bashkë me Bektash Cakranin shkoi në Durrës për të punuar kundër Plakut të Vlorës, duke i dërguar Ismail Qemalit një ultimatum për dorëheqje); prandaj forcat e organizuara të Qeverisë dhe mjaft përkrahës të saj do të përplaseshin me armë me bandat esatiste, të cilat vepronin veçanërisht në Myzeqe, duke synuar të krijonin panik në popull, me qëllim për të futur ndjenjën e mungesës së besimit për Qeverinë e Përkohshme të Ismail Qemalit.
Dokumenta të kohës flasin për një korrespondencë të Ismail Qemalit me kapedan Tajar Vëndreshën, ku veç të tjerave Plaku i Vlorës informohej se “gjendja në kazanë e Skraparit ishte e mirë”; sikundër mes luftëtarëve që iu kundërvunë me armë forcave esatiste, përveç çetës së komanduar nga Heroi i Popullit Sali Vranishti; në rrethinat e Myzeqesë, Beratit e Mallakastrës kundër tyre u ndeshën çeta e kapedan Tajar Vëndreshës dhe ajo e Ismail Klosit.
Por të rikthehemi në kohë pak më herët, e të flasim për pengmbajtjen e Tajar Vëndreshës:

Kur ikte dielli e binte muzgu, si për t’i prishur edhe atë të shkretë bukuri që i kishte falur natyra, Tajar Vëndreshën e lidhnin këmbë e duar me zinxhirë dhe, si të ishte një kaproll, e mblidhnin në një rrjet të mëndafshtë litari, që të mos kishte mundësi të ikte nga burgu me tapi i Aziz Pashë Vrionit, ngritur në themel të shtëpisë tij; projektuar nga një dorë zullumqari në Stamboll, vend të cilit i shërbenin më së shumti asokohe pinjollët e saj, sikundër ishte pashai me hapsanë në bodrum.
Një mesnatë, ndërsa kapedan Tajari krruante me zinxhirët e duarve mjekrrën e bërë lis, tek mendonte për ç’djallëzi e mbanin mbërthyer në atë dreqo rrjet në mes errësirës pus të hapsanës, sheh t’i futet në qeli veshur me grand uniformë, të zotin e shtëpisë burg, në daç thuaj hasmin e tij.
“Allahu e desh të piqemi”, kishte folur me mërmërimë ai.
“Ta shpërblefsha siç e meriton”, ishte përgjegjur pa teklif nga rrjeta ku mbahej dyfish i lidhur Tajar Vëndresha.
“Bëjmë një ujdi” – i thotë pashai kapedanit. – “Ti i urren turqit dhe, po kaq, grekët. Hiqna qafe Jorgo Karbunarën dhe hallall dalja këtej!”.
Kapedani ia njihte shqiptarinë Babë Dudës, por të kuptonte se ç’fshihte pashai turkoshak pas djallëzisë së tij, e kishte pyetur atë fare shkurt:
“Kujt do i njihet nderi pas vrasjes – mua apo ty?”
Aziz Pasha i harroi dekoratat e varura mbi uniformë dhënë nga Stambolli për shërbimet e bëra Turqisë dhe, për të fshehur çfarë synonte, lëshoi pa teklif gjoja të gjithë bujarinë:
“Ty dhe vetëm ty!” – ishte përgjigjur ai. Duke i lënë radhën kërkesës së kaçakut, i cili tek e mori vesh se po tentonte ta përdorte, çoi në mendje idenë se mësuesi që i kërkonin të vriste, s’kishte qënë kurrë hasmi i vendit të tij.
Shqiptarëve – mendoi atë çast Tajar Vëndresha – Porta e Lartë u ka lejuar grada dhe ofiqe në ushtri e në administratën e lartë, prona dhe deri postin e kryeministrit perandorak, por kurrë s’u lejoi mësimin në shkolla të gjuhës shqipe. Si askund tjetër, veç tek ne – tha me vehte kapedani – mësues dhe vocrrakë nuk masakrohen kaq haptazi vetëm pse duan të mësojnë gjuhën e tyre. Ndaj tek llogariti me mendje djallëzinë e pashait, pa lënë shteg t’i kuptohej marifeti, kapedani foli me zë të lartë:
“Hesap mbaruar para e paguar”, – mbylli bisedën burri i lidhuri me zinxhirë, për të qenë i besueshëm në variantin që i servirnin, ama krejt ndryshe nga qëllimi i pashait.
Zgjuarsia e komitit, kish brenda zhdërvjelltësinë për të fituar veç lirisë, një qese flori. Pavarësisht se më mirë nga Tajar Vëndresha, askush s’mund të dinte që zinxhirët e florinjtë, mbeten zinxhirët më të rëndë.
Por historia, vetëm sa fillon këtu…

Pas një sy gjumë në hanin e Muço Bakallit, ende pa u gdhirë, Tajar Vëndresha si një hije shkoi e kaçakshe iu fut brenda Babë Dudës në shtëpi, duke i qëndruar plakut përkundrejt vendit ku flinte. Nuk donte ta zgjonte. Priste të ngrihej.
Nuk zgjati. Me sytë mbyllur por mendje zgjuar, nga krevati ku Jorgua qëndronte i përgjumur, si t’i fliste vëllait, plaku lëshoi me urti fjalët:
“Ç’hall ke o njeri i perëndisë?!”
Si asnjëherë tjetër, kësaj radhe Tajar Vëndresha vuajti më shumë sikletin si të mbulonte koburen që mbante fshehur, sa nevojën për ta pasur atë me vete. Bashkë me bindjen për atdhetarinë e Babë Dudës, me dëshirën që të vërtetën ta dëgjonte nga goja e plakut, komiti i maleve pyeti Jorgon drejtpërsëdrejti:
“Pa më thuaj o Jorgo Karbunarë ç’të mirë bën ti për Shqipëri?”
Si të ishte një engjëll, mjekërrbardhi lëvizi drejt sundukut në fund të odës, të merrte atje defterët ku fëmijët shkruanin shqipen dhe me to në duar u ul në skami.
“Ja more bir, këtë di të bëj unë për vatan”, kish folur plaku pa i luajtur qerpiku, duke vazhduar të tregonte me fjalë të arta ëndërrën e fshehur të tij:
“Ah të kisha një inxhi ku të gdhendja gërmat shqipe, fjalët për fëmij!”
Kaq kishte mjaftuar që komiti të binte në gjunjë, për të vendosur ballin mbi prehrin e lodhur të Babë Dudës. Me duart e vrara nga zinxhirët, Tajar Vëndresha nxorri nga gjoksi qesen me flori, për t’ia vënë dhaskalit në fund të këmbëve. Si të linte pas errësirën e natës, kapedani nxitoi të ikte. Por bashkë me dritën e mëngjezit lëshoi dhe fjalët e tij të zemrës:
“Përdori edhe këto, në të mirë të Shqipes o njeri!”

Vijon

Numrin e ardhshëm do të lexoni:
-Një rrëfim i bashkëluftëtarit të kapedanëve, Riza Vala
– Çeta e Tofik e Tajar Vëndreshës
-Takimi pas shumë vitesh me mësuesin Shyqëri Lakra

May 6, 2016 11:33
Komento

21 Komente

  1. LORA May 6, 11:57

    Falnderim “DITES” per kete publikim autentik ,te mrekullueshem.
    Ja keshtu,llagar, ishin Burrat qe i sherbenin pa kushte Vatanit,,,,,burra qe i mungojne sot kaq shume Shqiperise.

    Reply to this comment
  2. Shqiptari May 6, 11:58

    Pobrati paska qen partizan me komandant Poliagjentin Mehmet Shehu qe sic e ka thene e vene vulen Enver Hoxha, ishte agjent qe student i rekrutuar ne shkollen e Fulcit, agjent ne luften e Spanjes, agjent i gjermaneve ne lufte duke penguar kalimin e Shtabit Pergjithshem, agjent masnej i jugosllaveve ruseve e shkurt Poliagjent. Me komandant te tille agjent dhe Kryeminister 27 vjet Poliagjent nuk ka goje te mburret komunizmi as nuk ka goje asnje ushtar i Mehmetit te tregoje gje. Ja ka mbyll gojen vet Enveri se nuk genjen udheheqesi i Poliagjenteve.

    Reply to this comment
  3. enea May 6, 12:06

    Rralle vine si keta burra Shqiperise qe vinin iteresat personale para kombit, dhe cdo interesi personal.Keta quhen patriote dhe heronj.Beni mire qe i botoni qe tu risjellim kujtesen cdo njeriu qe i nka ngelur sadopak patriotizem.

    Reply to this comment
  4. Ing.Njazi Shehu May 6, 13:12

    Eshte me te vertete nje rikthim me shume vlere per brezat e rinj kjo ndodhi per keto dishepuj te kombit shqiptare. Pamvarsisht faktit qe nuk jam ne dije te ketyre fakteve historike (vertetesine e tyre) perseri shprehem entuziast per frymen kombetare qe ato percojne. Ja per te tilla histori patriotike ka nevoje brezi i ri , qe ne kushtet eaktuale mendon vetem per te ikur nga toke amtare e mbushur me evenimente te tilla si ky rast

    Reply to this comment
  5. Akilis May 6, 14:09

    Pashallaret punonin per Turqine, Prifterinjte per Greqine, ata qe I ndiqnin nga pas si te krishterre apo Hoxhallare dhe besimtare turq ishin “shqipetare”!
    Lerini perrallat, se Gjergj emer Orthodoks para Turqise ska patur as edhe nje aresye pse mos te qe me emer, ndergjegje, besim Greke Orthodoks Iskander-Beu yne.
    1000 vjet pas Romes te gjithe ne Ballkan Orthodoks, Kishe Greke, edukim sado I paket Greke, keta ne qenkan “shpetimtaret”e ketij “kombi”qe Jeorgon mesues e quajne Babe Dude!
    E dini pse nuk e quanin Jeorgo se nuk ishin vetem Prifterinjte Greke qe nga viti zero deri sa u “clirua”shqiperia gati 2000 vjet, kurse pas Turqise kush quhej Jeorgo mbeti Greke, por edhe per lufte kunder tyre nga Turqit dhe Orthodokset e myslimanizuar ishte edhe eshte “lufta e klasave”edhe sot, nuk ka nevoje te degjosh perrallat e njeit apo te tjetrit.
    Nuk eshte e rastit qe Asdreni me psevdho onoma pseudonim Aleksander Stavro Drenova, po ashtu Lasgushi!Llazar Sotir Gusho,po ashtu Migjeni!Millosh Gjergj Nikolla, po ashtu Cajupi!Andon Zaho Cajupi, kurse Naimit nuk I thonin Frasheri por ne emer.
    Pastaj nuk ka rendesi se sa genjejne keta gjoja shqipetare por shikojme sot qe vjen Erdogani ne vendin e viktimave, pengjeve, krimeve te Sulltaneve dhe jo vetem qe lotojme per Sulltanin Erdogan por fare hapur deklarojne Turq.
    Te ndryshosh emrin, besen ndergjegjen ta kesh Osmane dhe te quhesh “shqipetare”emer nga flamuri Greke I Bizantit, kjo vetem ne Albanistan ndodh.

    Reply to this comment
  6. Bardhi Tolabi May 6, 15:50

    Nder dhe respekt per kete burre trim,te mencur e Atdhetar te perkushtuar.nip tek Vendrshasit patriote,i cili vuri jeten ne sherbim te Atdheut,si pjesemarres ne Luften Antifashiste Nacional Clirimtare,ashtu edhe mbas clirimit te vendit,ne luften kunder bandave te huaja,te cilat kishin si qellim rrezimin e Pushtetit te fituar me gjak e sakrifica.Njeres te tille te perkushtuar,te cilet japin edhe gjakun per Atdheun,jane te rralle sot ne Shqiperine tone te coroditur,ne kete periudhe te gjate te kesaj palodemokracie.Sot tek ne,gjen me shumice politkane,te cilet jo vetem nuk japin gjakun per Popullin dhe Atdheun,perkundrazi,ata i rrjepin ato,i dhunojne ato,i mashtrojne e deri i tradhetojne ato,duke ju falur territore fqinjeve per interesa te tyre personale e familjare.
    Lavdi Heroit te Popullit,Hekuran Pobrati

    Reply to this comment
  7. Arben Saliu May 6, 16:09

    Lavdi te perjetshme kapedanëve te Vëndreshës si edhe autorit te shkrimit, pasardhësit te denj te tyre, Heroit te Popullit Hekuran Pobratit.

    Reply to this comment
  8. Flori May 6, 16:45

    Ka pasur burra njeher e nje kohe Shqiperia, si ky burri qe quhet Hekuran Pobrati dhe keta kapedanet e tjere.Kohe te tjera dhe njerez te tjere.Fatkeqesisht nuk vijne me kurre keta njerez, patriote qe kane dhene jeten per kete vend.Tani kemi Saliun, Edvinin dhe ca legena te tjere.

    Reply to this comment
  9. I ri May 6, 18:59

    Kur lexova këtë Akilis,,,,Alia Zerva në bythë më erdhi të bëj një po,,,,,,,,ë aq të madhe sa është ai vetë.Kështu e ja mësuar megaliidea të zinë po qe me emër ortodoks je automatikisht grek,,,?E kur vetë Greqia në mesjetë nuk egzistonte fare,Bile edhe komb grek nuk ka pasur të paktën 10 shekujt e fundit.Kur Legjendare Ndre Voka ngriti në këmbë të gjithëHidrën e Specën kundër turqve grekët u ngritën nga halli,,,Pasi e fituan luftën,ke tij hetoi i nderuan edhe emrin e bënë Andrea Miauli,ashtu si po bëjnë sot sidomos me .çobanët I bënë grek me letra,,,Po a hiqen vemjet të shohin punën e tyre ,aq, hiqen edhe këta të kolonës së pestë të Janullës,,,,.Kot e kini ,shqiptarë përbëjnë mbi 40%të Greqisë sot.E ardhmja e shtëpive tyre jo e grekëve.Pas 50 vjetësh ,kur të kini larë borxhet do ta merrni vesh se ku do të përfundojë kjo ideologji dhe ky fashizmi I plotë fetar që ju ka mbërthye,r deri sa tju hajë kokën.

    Reply to this comment
  10. I ri May 6, 20:32

    Nuk e postoni kom,tim..?

    Reply to this comment
  11. Nje qytetar May 6, 20:35

    Kam patur fatin e nderin ,qe ta njihja Heroin e Popullit Hekuran Pobrati , pasi ishte shok e bashkeluftetar me babane tim . Ishte njeri i mrekullueshem . Per here te pare e kam takuar ne 1966-en,kur nuk ishte bere akoma i njohur si Hero i Popullit .Te them te drejten ,ishte shume me ndryshe nga shumica e shokeve te babait tim , por edhe nga babai im . Ndersa keta te fundit , nuk e fshihnin krenarine per kontributin gjate luftes Nac- Cl. , bile mbaheshin edhe rende- rende : me Hekuranin , kete burre shtat-shkurter e te thjeshte ishte ndryshe . Mund ta ngaterroje fare mire me nje mesues shkolle dhe as nuk te shkonte mendja se ishte nje trim i madh e shume i zgjuar .Kam njohur shume partizane te nderuar dhe jam krenar qe rrjedh nga familje e tille , por jam edhe me i nderuar qe ky Njeri ishte Shok i babait tim dhe Mik i shtepise sone .
    Shoku Hekuran , je i paharruar e i Nderuar ne jete te jeteve !

    Reply to this comment
  12. Akilis May 6, 23:25

    Per comentin “I ri”me larte.
    A eshte e vertete si dielli qe lind, qecvetem kater shkrimtare Orthodoks kane patur psevdho-onoma (greqisht)pseudonim ne nje shtet Islamik?
    Ashtu sic respektojme Naimin ne emer pse keta:
    Lasgush, nga Llazar Kozma Dusho thjesht Llazar.
    Andonin e quanin Cajupi prape mire ne mbiemer.
    Aleksander ne Asdreni!
    Milloshin ne Migjeni!
    Ty zoti neqofte se nuk kupton eshte problemi tend, une prape them nje te vertete.
    E di ty qe ne nje fshat ne Albanistanin e turkut Enver quhej Shenvasi kurse pas 90 tes po shkove quhet Shen Vasil ne Bregdet.
    Pse keta nuk ishin minoritere Greke, pse kishin frike dhe tani e ndruan.
    Dhe si rregull duhej te quhej Agios Vasilis sic quhej Agios Saranda para Turqise per Orthodokset, pse duhet Latinisht Shen nga saint?
    Ne nuk jemi Katolike, ata erdhen bashke me turqit dhe duke mos respektuar besimin e tjetrit shfrytezuan pushtimet dhe u be Albanistani, lere mos e nga.

    Reply to this comment
  13. mireli n May 6, 23:45

    Shkrim i mrekullueshem ,i rrjedhshem, i kendshem e mjafte interesant.Te jep nji kenaqesi te vecante e te imponon respekt e admirim per kete burre-kapedan me emrin e madh HEKURAN POBRATI.
    Lavdi ne shekuj Patriotit e Heroit te Popullit Hekuran Pobrati.

    Reply to this comment
  14. Bardhi Tolabi May 7, 00:11

    O Akilis”Ne se ke kete emer,atehere je nje pusht maskarai,je nje tradhetar i gjakut Shqiptar.Akili i vertete eshte Epirotas dhe si i tille eshte prej fisi Pellaz-Ilir,Shqiptar,por qe keta te quajtur Greke tani vone mbas rreth 200 vjeteve,si hajdute te rregjur qe jane na kane vjedhur cdo gje,tempujt,perendite,dhe gjuhen…
    Ja po te percjell nje studim,i cili ben fjale per prejardhjen Shqiptare te Akilit:
    http://www.shqiptari.eu/akili-heroi-pellazg-epirotas-te-cilin-na-e-vodhen-greket/

    Reply to this comment
  15. Ardi May 7, 09:32

    Lavdi per Hereonjt qe jane lene ne harres nga pushteti i lavdishem i demokracise shkerdhate te venit tone

    Reply to this comment
  16. Skender Dautaj (Vlore) May 7, 09:35

    Hekuran Pobrati legjenda e Sherbimit Sekret Shqiptar.NDERIME familjes!

    Reply to this comment
  17. Dielli mbi Korab May 7, 12:24

    FALEMINDERIT Gazeta Dita per keto shkrime atdhetaresh te medhenj qe behen shum aktuale per trazirat qe vazhdon te perjetoj Shqiperia jone,shkatuar nga tradhtaret dhe Hajdutat e paskrrupullt qe mban mbi trup toka jone.

    Reply to this comment
  18. V.Duka May 7, 14:07

    Botoni sa me shume per jeten e paraardhesve tan heroik qe ne te kuptojme pa trukime se jemi NIPER BASTARD TE STERGJYSHEVE BRILANT.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*