Kapen 2 persona, rrahën 2 vëllezër në Farkë, njëri rëndë për jetën

June 14, 2013 10:01

Kapen 2 persona, rrahën 2 vëllezër në Farkë, njëri rëndë për jetën

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 2 persona që dyshohet se mbrëmjen e së mërkurës kanë plagosur 2 vëllezër në zonën e Farkës së Vogël. Një prej vëllezërve ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia bëri me dije sot se nga Komisariati i Policisë Nr.1 Tiranë u krye arrestimi në flagrance i shtetasve: Roland Karaxha, 23 vjec, dhe Besnik Karaxha, 43 vjec, të dy lindur në Dibër dhe banues në Tiranë. Më datë 13 Qershor, në orën 21.15 këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime të rënda për shëndetin dy vëllezërit, Haxhi Mija, 18 vjeç, dhe Mendim Mija, 32 vjec, të dy lindur në Dibër dhe banues në Farkë e vogël në Tiranë.

Shtetasi Haxhi Mija, i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale dhe ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën, bën të ditur policia duke shtuar se po hetohet mbi zbardhjen e shkaqeve në të cilat ka ndodhur ngjarja.

June 14, 2013 10:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*