Kapen 48 tonë cigare kontrabandë, Rama: Fytyra e re e doganave shqiptare

May 17, 2014 11:37

Kapen 48 tonë cigare kontrabandë, Rama: Fytyra e re e doganave shqiptare

48 tonë cigare kontrabandë janë ndaluar nga antikontrabanda në portin e Vlorës mbrëmjen e së premtes. Cigaret ndodheshin në një anije tregtare me flamur të Tanzanisë, e cila ishte nisur nga Greqia dhe kishte destinacion Malin e Zi. Anija ndodhej e ankoruar prej dy ditësh në Portin e Vlorës, për shkak të kushteve të këqija të motit.

Por me përmirësimin e kohës, anija është larguar pa njoftuar autoritetet portuale.

Kjo ka ngjallur dyshime tek autoritetet, të cilat e kanë shoqëruar në drejtim të portit Durrësit. Paraprakisht dyshimet janë përqëndruar rreth mundësisë së transportit kontrabandë, dyshime që pritet të verifikohen pas kontrolleve të imtësishme nga autoritetet doganore në Durrës.

Ndërsa sot, në një postim në profilin e tij, kryeministri Rama shkruan se kapja e një sasie të tillë malli kontrabandë tregon se ndryshimin rrënjësor që kanë pësuar doganat.

“Kush ka veshë, dëgjon; kush ka sy, shikon; kush ka tru, kupton. Kur kapen 48 ton cigare kontrabandë d.m.th. që dogana nuk blihet dot me para si vjet!”, shkruan Rama në Fabook.

May 17, 2014 11:37
Komento

14 Komente

  1. Aldo May 17, 11:54

    Sdo kene rene ne ujdi o Liza ne boten e cudirave se te jete per doganieret gjithe lazaratin lene te kaloje. Hashashi qe u kap ne Gjermani nga dogana kaloi ??? Po kto qe kapen perdite ne Bari me mushke i sjellin???

    Reply to this comment
  2. ura May 17, 11:57

    Doganieri nuk ka qene i LSI-se. Pastaj shit pordha sa te duash.

    Reply to this comment
  3. skenderi May 17, 11:59

    p o ato tonelatat me droge qe u kapen nga gjermanet ne bavari , made in albania nga e kaluan kufirin, ne cilen dogane, pse nuk merrni masa kunder doganiereve qe e lejuan, apo …….??

    Reply to this comment
  4. Horri i Bulevardit May 17, 12:37

    Ju salushet qe keni komentuar me siper, cfare ju dhemb, mos keni humbur ndonje pare tek ky malli kondrabande?

    Reply to this comment
    • Aldo May 17, 13:33

      Ne jemi Edushat po qe Edi sna ben dot per budallenj bashke me ate Taulant Pallen..23 Tetor 2013 ne dogane me duket se kane qene doganieret e Rilindjes e jo te Saliut… Kush ka veshë, dëgjon; kush ka sy, shikon; kush ka TRU, kupton!

      Reply to this comment
  5. Arben May 17, 12:50

    TE SHOHIM NESE DO TI DALI KOKA MUHABETIT APO DO TA HANE MARINARET SA PER SY E FAQE

    Reply to this comment
  6. Ben leshi May 17, 12:55

    Aksion leshi. Gjermanet kishin muaj te tere qe ndiqnin trafikun e hashashit me kamione dhe nuk u nxituan te sekuestronin vetem dergesen e pare…… Pune e paster quhet kur zberthen zinxhirin e kontrabandes ne det dhe sidomos ne toke.
    Diten qe do te zbulojne dhe arrestojne nje grup te strukturuar trafikimi dhe me pas sekuestrimin e pronave te vena ne vite atehere mund te themi se kemi filluar te plotesojme si duhet formularin e antaresimit ne Europe…..

    Reply to this comment
    • Lesh arapi May 17, 14:55

      Nuk ka garanci per te mos u kompromentuar aksionet keshtu inteligjente.Jane ende trimat e SALUKUT qe dekonspirojne aksionet..ata blejne aeropllane, nendetese…etj. Me mire keshtu…Po tu hysh ne hu atyre te anies,dmth po te kesh ndonje hetues nga ata te xhaxhit i gjen kapot brenda nates..!!

      Reply to this comment
  7. Shoku " Shpati " May 17, 15:27

    Ky nuk quhet mall kontrabande pasi anija nuk kishte destinacion Shqiperine dhe si pasoje nuk nuk e deklaroi kete lloj malli . Anija u fut ne gjirin e Vlores per strehim , kjo praktike ndiqet ne cdo port te botes . Anija duhej te monitorohej dhe mbikqyrej nga policia kufitare , roja bregdetare dhe nga autoritetet doganore te cilat e kane skafin ” me leje te zakonshme ” ! Nese kjo anije do te kapej duke shkarkuar ose do te devijonte nga itinerari i saj atehere autoritetet tona kishin te drejte te kerkonin te hynin ne anije per kontroll . Mos e fusni kryeministrin ne qorrsokak pasi ligjet nderkombetare nuk e lejojne kete akt injorant te ndonje barkmadhi te antikontrabandes detare !

    Reply to this comment
  8. nendetsja 105 May 17, 16:14

    Pavaresisht nga pseudonimi qe me kujton Dullen gjate luftes, je plotesisht i sakte. Zonjusha Spiropicka ka bere pirateri detare. Anija nuk hyri ne Vlore de jur eper shkarkim malli por per force madhore. varianti i forcees madhore eshte i besueshem, sepse deti ishte 6 balle, kur anija kerkoi strehim ne raden e Portit te Vlores. Anija eshte e vjeter ( 1986, prodhim i Knatjerit detar Durrs0. Anija eshte e vogel vetem 500 ton DWT, anija Arberia e kohes se komunizmit ishte psh. 16 000ton DWT, pra si anije e vogel, e vjeter, dhe me ngarkese ne kontejnere, rrezikonte mbytjen, sepse hambari i saj me muratat problematike nuk eshte konstruktuar, projektuar nga Gani ismailati per kontejnere, por per mallra gjenerale dhe rifuxho. Ne ate kohe kontejneret detare thuajse nuk njiheshin ne Shqiperi. Shkurt puna nese Mali i zi ben proteste zyrtare me anen e ambasades se tij ne Tuirane, anija dhe ngarkesa duhen liruar urgjentisht oe perballesh ne gjykas nderkombetare dhe avokatit i leshit me falni i shtetit te ne nuk te ben hic fajde!

    Reply to this comment
  9. info analitike May 17, 18:47

    Se mos dali qe shteti duhet te paguaje edhe demshperblim se do te jete kulmi… i suksesit kuptohet.

    Reply to this comment
  10. May 17, 20:18

    Kesaj i thone te mburresh se kape fllusken e sapunit , apo me grabitjen o zj.Spiropali . Ore mos na dini gje qorra ju eeeeeee? Meshoini punes , se me keto lloj menyrash se kapni vitin.

    Reply to this comment
  11. P.A.B May 18, 07:31

    “Kush ka veshë, dëgjon; kush ka sy, shikon; kush ka tru, kupton. Kur kapen 48 ton cigare kontrabandë d.m.th. që dogana nuk blihet dot me para si vjet!”, shkruan Rama. Thus Spoke Zarathustra! In Pt-II of PM’s declaration, with nearly the same amount of humility & self-restraint; [both come naturally to Edi] we found this marginal note: ‘the higher we soar the smaller we appear to those who cannot fly.’ Pt-III vjen Lao Tzu, e mbyllet me Fatwa kunder armiqve-xheloze! Rrofsh o Kryetar, marrsh 16 vite nga Qeverisja. Ne, jo Likurgu a Aristidi, do ngelesh ne histori si Churchilli Shqiptar [mini-version] qe me fjalimet e kuotat ne L2B i bezdiste Britaniket por tashme mbahen si maja e oratorise. Njerezit e medhenj kuptohen 50 vjte me vone; … c’te bejme se sot Shqiptaret duan Pune dhe Ligje; retorika si bezdis dhe aq.

    Sa per kontroll te anijes / kapje te kontrabandes, tentoj ti besoj Shpatit e Nendetses 105, do ishte mire te sqaronin dicka me teper. Mesa di une [dokumentare ne TV] Shteti perkates ka te drejte kontrolli ne cdo anije/varke qe ankorohet ne Portet e Tij. Ne Ujrat Nderkombetare Ligji s’te lejon te ndalosh anije ushtarake apo civile. [high seas / international waters] Kam pare Coast Guard Amerikane, qe ne ndryshim nga Agjensite e tjera shteteroe qe duan “mandat nga gjykata” futen ne cdo lloj anije. E vetmja force qe mund ta beje kete ne nje prone private. Keshtu dhe ne Britani; te vijne me/ose pa pelqimin tuaj. Eshte me mire te koperosh pasi te kapin po tentove te largohesh. Po pati kaluar kompetencat shteti yne, jo vetem kthen ngarkesen po paguan demshperblime… kjo nuk duhet toleruar.

    ***

    Meqe Doganat u pastruan me 1-aksion, jemi ne pritje te citatit perkates kur Kr-M te bllokoje “Kontrabanden ne Drejtesi / KLD.”

    Reply to this comment
  12. Mark uk May 18, 09:47

    Qeveria shqiptare do te demshperblej nje per nje.Eshte ndaluar jasht ligjit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*