Kapen 505 gramë heroinë në Elbasan, 2 persona në pranga

August 7, 2018 09:25

Kapen 505 gramë heroinë në Elbasan, 2 persona në pranga

Pas një aksioni të policisë së Elbasanit, janë prangosur 2 persona. Arjan Çani, 49 vjeç dhe Arshim Pilinçi, 27 vjeç, janë arrestuar nga Policia. Dy të arrestuarve iu janë gjetur në makinë 505 gramë heroinë.

Dyshohet se dy të ndaluarit merreshin me shitje dhe prodhim të drogave të forta.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muzgu”.

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta.

Sekuestrohet 505 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Heroinë”

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike dhe bashkëpunëtori i tij.

Në sajë të organizimit të punës policore, verifikimit të shpejtë të informacioneve të marra në rrugë ligjore, duke përdorur metodat speciale të hetimit nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, është finalizuar operacioni policor i koduar “Muzgu”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • Arjan Cani, 49 vjeç , banues në Berat.
  • Arshim Pilinçi, 27 vjeç , banues në fshatin Podgorie, Korçë.

Në aksin rrugor Qafë Thanë-Elbasan, dy shtetasit e mësipërm po udhëtonin me automjetet e tyre, ku shtetasi Arshim Pilinçi kontrollonte rrugën .

Nga kontrolli i kryer nga shërbimet e policisë shtetasit Arjan Cani, iu gjet dhe u sekustrua ne cilësine e provës materiale:

– 505 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Heroinë”.

Gjithashtu u sekuestruan edhe dy aparate celular dhe dy automjete në pronësi të shtetasve të arrestuar.

Nga hetimet e kryera deri më tani, rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin po transportonin sasinë e lëndës narkotike për të shitur në doza të vogla në qytetin e Elbasanit.

Vazhdojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” e kryer në formën e bashkëpunimit, e parashikuar nga neni 283/2, i Kodit Penal.

o.j/dita

August 7, 2018 09:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*