Kapen 6 kg kanabis në portin e Durrësit

Redaksia Online February 4, 2013 16:23

Kapen 6 kg kanabis në portin e Durrësit

6 kilogramë kanabis u sekuestruan sot në portin e Durrësit, ndërsa në pranga përfundoi personi që po përpiqej ta kalonte atë drejt Italisë. Ylli Rapi, 35 vjeç, nga Hormova e Tepelenës, u bllokua në portin e Durrësit me 6 kilogramë lëndë narkotike. Droga paketuar në 11 pako dhe ishte fshehur në automjetin e tij tip Benz, me targa AA247FN.  Materialet në ngarkim të 35-vjeçarit Rapi i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”.

Redaksia Online February 4, 2013 16:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*