Policia e Vlorës sekuestron 8.4 kuintalë hashash me destinacion Italinë

Redaksia Online November 17, 2013 12:43

Policia e Vlorës sekuestron 8.4 kuintalë hashash me destinacion Italinë

841 kg kanabis janë sekuestruar nga policia e Vlorës mbrëmjen e së shtunës në zonën e Karaburunit.

Lënda është kapur në vendin e quajtur “Gjiri i Gramës”.

“Si rezultat i krehjes së zonës nga efektivat e Drejtorisë së Policisë Vlorë dhe Delta Forcë në vendin e quajtur “Gjiri i Gramës” rreth orëve të para të mëngjesit janë konstatuar rreth 20 çanta të zeza dhe 38 thasë të cilët ishin mbushur me lëndë narkotike të llojit cannabis sativa, e cila në total ishte 841 kg”, bën të ditur policia.

Policia dyshon se lënda narkotike kishte si destinacion përfundimtar Italinë.

 

 

Redaksia Online November 17, 2013 12:43
Komento

1 Koment

  1. Mark uk November 17, 21:25

    Po prap ne ndiekje te atye qe donin ta conin ne Itali more Tahiri.Po a ka burr qe e dine rrugen ne drejtim te pa ditur.Pse tregoheni kaq injorant,pse nuk pritet deri sa te vine te interesuarit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*