Kapen cigare kontrabandë në Kakavijë, arrestohet autori

August 27, 2016 12:04

Kapen cigare kontrabandë në Kakavijë, arrestohet autori

Hetimi Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave arrestoi në flagrancë i Stavri Bani Topi i kapur me një sasi të konsiderueshme cigaresh kontrabandë .

Ndalimi i tij u bë në degën e Doganës Kakavijë, nga Drejtoria e Antikontrabandës në bashkëpunim me Doganën Kakavijë.

 

Sasia e mallit është 7600 fije cigare të llojit “Marlboro”.  Malli kontrabande ishte fshehur në pjesë të ndryshme të mjetit tip “Benz” me targë AA770LS.

Materialet  iu kaluan Prokurorisë në Gjirokastër për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale të kontrabandës me mallra që paguajnë akcizë parashikuar nga neni 172 i kodit penal.

August 27, 2016 12:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*