Kapen dy autorët e plagosjes me armë në Lezhë

September 6, 2018 22:06

Kapen dy autorët e plagosjes me armë në Lezhë

24 orë pasi plagosën një person me armë zjarri, policia ka arrestuar dy autorët e ngjarjes. Ata janë Petrit Lleshi dhe Zef Boci (Dritan Ndoj) të dy banues në Tale. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në vendin e quajtur “Ura e Prekanit”, ndërsa i plagosuri është Martin Dodaj 34-vjeç, banues në Tale.

I plagosuri ndodhet në Spitalin Ushtarak për ndihmë të specializuar mjekësore. Burime për mediat pohojnë se Dodaj është qëlluar me armë zjarri nga Lleshi dhe Boci pas një konflikti për parcelat e hashashit në zonën e Mirditës.

Policia ka marrë në pyetje të plagosurin dhe autorët, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen e plotë.

o.j/dita

 

September 6, 2018 22:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim