Kapen dy ngarkesa me 247 kg drogë në kufirin greko-shqiptar

August 18, 2018 16:10

Kapen dy ngarkesa me 247 kg drogë në kufirin greko-shqiptar

Dy ngarkesa me drogë janë sekuestruar nga policia greke në kufi me Shqipërinë.

Operacioni i parë u zhvillua në Nea Selefkia në Igumenicë.

Policia greke ka gjetur një automjet të braktisur, brenda të cilit gjendeshin 42 pako me 114 kg e 110 gram marijuanë.

Raportohet se mjeti është vjedhur më 13 korrik në Kordhelio-Evosmu.

Kërkimet për gjetjen e trafikantëve, vijojnë.

Ndërkohë, një tjetër mjet që vinte nga kufiri i gjelbërt është ndaluar në Kompoti, Artë.

Brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan 100 pako me 102 kg e 593 gram marijuanë.

Drejtuesja e mjetit nga Greqia, 52 vjeçe, është vendosur në pranga, ndërsa pronari i mjetit, 29 vjeç, është shpallur në kërkim.

Në total, sasia e drogës kap shifrën e 247 kg marijuanë.

s.a/dita

August 18, 2018 16:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*