Kapen dy shqiptarë me kokainë në Greqi

July 24, 2015 10:02

Kapen dy shqiptarë me kokainë në Greqi

Dy shqiptarë të tjerë janë arrestuar në qytetin Katerini për posedim të lëndëve narkotike. Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 24 vjeç dhe 30 vjeç. Policia greke mundi të sekuestronte 30 gram kokainë dhe 504 gram kanabis sativa.

Lëndët narkotike u gjetën në makinat e dy shqiptarëve, të cilët e shisnin në tregun lokal. Dy shqiptarët u ndaluan gjatë një kontrolli rutinë të policisë greke.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetet e tyre u zbuluan edhe lëndët narkotike. Dy automjetet, njëra ‘BMW’ dhe tjetra Toyota’ si dhe 2 celularë u sekuestruan nga autoritetet greke të Katerinit.

July 24, 2015 10:02
Komento

1 Koment

  1. Dita July 26, 11:54

    Rilindjademokratike shkruante që të gjith të papunët do kthehen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*