Kapen me armë dy persona në Lezhë, kundërshtojnë policinë por…

August 12, 2017 18:15

Kapen me armë dy persona në Lezhë, kundërshtojnë policinë por…

Policia e Lezhës vijon kontrollet blic për rritjen e parametrave të sigurisë publike me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatave kriminale dhe goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale.

Për këtë qëllim nga strukturat e Komisariatit të Policisë Lezhë, janë ushtruar kontrolle në ambiente të ndryshme, bazuar dhe në informata policore. Gjatë një kontrolli të tillë gjatë ditës së sotme në një lokal tek Kryqëzimi i Shënkollit, shtetasit Gjovalin Kola, 25 vjeç i është gjetur 1 armë zjarri TT pa leje e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu Kola, i shoqëruar në lokal edhe nga shtetasi Lekë Kola, 36 vjeç kanë kundërshtuar me forcë efektivët e policisë për të mos i lejuar që t’i kontrollin.

Policia i ka vënë në pranga të dy personat që rezultojnë me precedent të mëparshëm kriminal. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

August 12, 2017 18:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*