Kapet 14 kg kokainë me vlerë 2 milionë paund, në pranga 3 shqiptarët

April 2, 2015 22:55

Kapet 14 kg kokainë me vlerë 2 milionë paund, në pranga 3 shqiptarët

Policia angleze “Scotland Yard” ka bërë një tjetër goditje ndaj grupit të shqiptarëve të dyshuar në trafikun e drogës. Në një aksion të dy ditëve më parë, agjentët sekuestruan 14 kilogramë kokainë në Londër, ndërsa në pranga kanë përfunduar tre shqiptarë, mes të cilëve edhe një femër.

Të arrestuarit janë Mirsad Brahimi, 28-vjeç, Bledar Doka, 32-vjeç dhe Brunilda Krasniqi, 35-vjeçe. Sipas mediave britanike, lënda narkotike e llojit kokainë u gjet në bagazhin e makinës së 28-vjeçarit Mirsad Brahimi.

Sasia e kokainës së kapur kap një vlerë rreth 2 milionë paund (rreth 2,5 mln euro). Pas kontrolleve të bëra në banesë policia gjeti edhe 15 mijë paund të fshehura në mikrovalën e Brahimit.

Kontrolle janë kryer edhe në banesa të të dyshuarve të tjerë, por nuk kanë gjetur prova me interes për hetimin.

Policia londineze dyshon se Brahimi është drejtuesi kryesor i grupit dhe po heton për të gjetur anëtarë të tjerë të rrjetit, rrugën që ndiqte narkotiku nga Amerika e Jugut për në Angli dhe personat e përfshirë.

Gjithashtu po hetohet edhe doli i dy shqiptarëve të tjerë të arrestuar.

April 2, 2015 22:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim