Kapet “dhëndri” që vrau vjehrrin në Kashar

May 18, 2015 08:17

Kapet “dhëndri” që vrau vjehrrin në Kashar

Policia ka mundur të arrestojë sot në orët e para të mëngjesit autorin e masakrës së ditës së djeshme në Kashar.

Altin Aluku, i cili ditën e djeshme vrau vjehrrin dhe plagosi vjehrrën në shenjë hakmarrjeje ndaj fejesës së prishur mes tij dhe vajzës së viktimës, u kap nga policia rreth orës 03:20 të mëngjesit të sotëm.

Aluku u kap në fshatin Prush. Në operacionin për kapjen e tij u përfshinë rreth 150 policë. Tashmë 39-vjeçari do të përballet me akuzat e vrasjes me paramendim të Lufti Xhaferrit, si edhe vrasje të mbetur në tentativë, për plagosjen e Naime Xhaferrit.

Ngjarja ndodhi në Kashar kodër, në lagjen “17 Maji”. Altin Aluku, sipas policisë ka qenë i fejuar me vajzën e viktimës, ndërkohë që prindërit dyshohet që të kenë ndikuar, që ajo të ndahej prej tij për t’u fejuar me një person tjetër, për t’u larguar më pas në Itali.

Në derë të shtëpisë së Xhaferrit, ish-dhëndrri, sipas dëshmitarëve ka debatuar fillimisht me të, duke i kërkuar llogari, e më pas ka qëlluar në drejtim të çifit me armë zjarri, duke vrarë 59-vjeçarin e duke plagosur në dorë bashkëshorten e tij.

Gjatë orëve të mbrëmjes, policia ka bërë të ditur se ka arrestuar në flagrancë babain e autorit të dyshuar, shtetasin Skënder Aluku, 66 vjeç, banues në fshatin Kashar, pasi gjatë kontrollit të banesës janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 170 copë fishekësh.

 

May 18, 2015 08:17
Komento

2 Komente

  1. aty May 18, 10:41

    Kalbeni ne burg koqen, per nje fejese ky vret, akoma keta njerez nuk jane zbutur, kane ngele akoma animale.Te la e fejuara merr nje tjeter se nuk humbi bota per femra, rri ne burg tani me meshkuj qe te te kenaqin mire.

    Reply to this comment
  2. Nje socialist May 18, 12:30

    Ku dreq djali paska qene problematik dhe i rrezikshem , por dhe i pa kontrolluar nga

    autoritetet.

    Cdo njeri i rrezikshem duhet te jete nen kontroll dhe ata 170 fisheket duhet te ishin

    hequr nga dora e tij, para kryerjes se krimit,

    Po c’fare te mire do i sjelle shtetit ky “njeri”, ku ne pjesen e jetes qe i ka mbetur

    do i vihet ne dispozicion, ushqim falas,roje falas, guzhinjer falas dhe te gjitha keto

    shpenzime i paguajme ne qe punojme ne formen e taksave.

    Shteti ka humbur kontollin ndaj konstandineve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*