Kapet gomonia 12 metra e gjatë në Darëzezë, dyshohet për…

June 20, 2018 09:30

Kapet gomonia 12 metra e gjatë në Darëzezë, dyshohet për…

Një gomone me motorra të fuqishëm është kapur mbrëmjen e së martës, rreth orës 23:00 nga policia bregdetare në bashkëpunim me Guardia di Finanza-n.

Gomonia është kapur në zonën e Darëzezës, Fier. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një mjet lundrues rreth 12 metra të gjatë, e pajisur me dy motorë me nga 300 kuaj fuqi secili.

Nuk dihet ende nëse gomonia po përgatitej për transport të lëndëve narkotike, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur pjesëtarë të FNSH-së, që kanë rrethuar zonën gjatë gjithë natës.

Ndërkohë policë të Guardia di Finanza-s janë ende në det, ku po patrullojnë për të pasur nën kontroll situatën.

l.h/ dita

June 20, 2018 09:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*