Kapet gomonia e mbushur me drogë në Vlorë, nis kërkimi i trafikantëve

May 16, 2018 17:39

Kapet gomonia e mbushur me drogë në Vlorë, nis kërkimi i trafikantëve

 

Një gomone 7 metër e gjatë me një motor të fuqishëm dhe dy pako hashashi të mëdha u sekuestruan nga policia e Vlorës në bashkëpunim me Delta Force.

Aksioni u ndërmor në Karaburun, në vendin e njohur si Gjiri i Petullës.

Nga kontrolli i ushtruar në zonë, janë gjetur gjithashtu në një tjetër gji, të njohur si Gjiri i Bri Stanit, edhe bidona të mbushur me karburant të llojit benzinë, që do të shërbente për mjetin lundrues.

Aksioni policor është në vazhdim e sipër dhe sipas uniformave blu dyshohet se në zonë është fshehur një tjetër sasi droge, që do të ngarkohej në gomone me destinacion të dyshuar si Italinë.

Nuk ka ende detaje në lidhje me persona të ndaluar, apo autorë të dyshuar të trafikut.

l.h/ dita

May 16, 2018 17:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*