Kapet heroinë dhe kokainë në Fier, arrestohen babai, djali e kunata

May 23, 2019 09:09

Kapet heroinë dhe kokainë në Fier, arrestohen babai, djali e kunata

Tre persona janë arrestuar në Fier, dy po hetohen në gjendje të lirë dhe njëri është shpallur në kërkim, pasi gjatë kontrollit të një banese u gjetën nga kontrolli dhe u sekuestruan rreth 1,4 kg heroinë dhe 1 kg kokainë në kuadër të operacionit të koduar “Shënjestra”.

Të arrestuarit janë; I. T. 47-vjeç, i dënuar më parë për grabitje me dhunë, djali i tij G. T. 22-vjeç dhe kunata T. T. 51-vjeçe, banues në Bishanak. Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e Z. T. 55-vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor, ndërsa dy persona të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Një pjesë e heroinës ishte e ndarë në doza të vogla gati për shitje. Gjithashtu gjatë operacionit u sekuestrua dhe 1 armë gjahu pa leje.

o.j/dita

May 23, 2019 09:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim