Kapet kamioni me 200 kg drogë drejt Italisë

May 30, 2014 08:29

Kapet kamioni me 200 kg drogë drejt Italisë

Me 200 kg drogë të fshehur në kamion, kapet duke udhëtuar drejt Italisë me traget. Ngarkesa me kanabis sativa është sekuestruar në një kamion në portin detar të Durrësit rreth orës 15:00 të pasdites së djeshme, gjatë kohës së imbarkimit të mjeteve në tragetin që nisej për në Bari. Droga u gjet nga Policia Kufitare pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, ndërsa u shoqërua drejtuesi i mjetit dhe po hetohet për rrjetin e bashkëpunëtorëve, origjina e narkotikut dhe blerësit e saj. Dyshohet se ngarkesa mund të jetë blerë në Lazarat, ose ka ardhur nga Maqedonia. Këto janë dy pistat e hetimit, por gjithçka pritet të zbardhet pas dëshmisë së plotë të shoferit 40-vjeçar, Ermal Hasani, kurse hetimet po kryhen nga Krimet e Rënda. Droga u gjet në 6 gomat e mjetit, ku secila kishte peshë nga 20-24 kg me hashash…

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në versionin print të gazetës DITA. 

 

May 30, 2014 08:29
Komento

1 Koment

  1. Naci May 30, 09:01

    Po punon kushe ne ate ate toke apo vetem droge!!!!!! Ndaj jeni bere si te droguar ku babai vret vajzen …nenat po i pjekin femijet te gjalle…vrasje…burgosje….ja pra keto jane pasojat e ketij pasurimi te suksesshem….popull hardup…ngrihuni shpeje nese do te ruani femijet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim