Kapet mashtruesi i grave të veja apo të pamartuara

February 13, 2014 09:19

Kapet mashtruesi i grave të veja apo të pamartuara

Arrestohet 52-vjeçari që mashtronte vejushat. Policia e Tiranës dy ditë më parë ka vënë në pranga Spiridon Liton, me origjinë nga Shkodra dhe banues në Tiranë, pasi rezulton se ka mashtruar disa gra të veja në qytete të ndryshme vetëm për t`u marrë paratë. Lito u arrestua rreth një vit më parë nga Policia e Korçës, por më pas është lënë i lirë dhe prej asaj kohe ishte shpallur në kërkim. Ndaj tij, Prokuroria e Korçës kishte dërguar urdhrin për ekzeku-timin e vendimit të gjykatës së këtij qarku, e cila kishte vendosur masën arrest me burg në mungesë për 52-vjeçarin shkodran.
Lito njihet prej të gjithëve si mashtrues për gratë që iu kishte vdekur burri ose atyre që nuk ishin martuar. Kanë qenë të shumta skemat e tij të mashtrimit, madje vetëm në qytetin e Korçës rreth një vit më parë ishin regjistruar denoncimet e katër grave, të cilat ishin mashtruar nga 52-vjeçari. Sipas policisë, ky i fundit paraqitej në shtëpinë e grave të veja dhe duke u hequr si një i njohur i familjeve të tyre, si doktor apo si kandidat për një martesë, u kërkonte grave shuma parash për të mos ua kthyer më kurrë. Sipas policisë, në njërin prej rasteve, Likaj kishte arritur të merrte përmes mashtrimit shumën prej 2 milionë lekësh të vjetra, ndërsa në tri rastet e tjera bëhej fjalë për shumën 20-40 mijë lekë të vjetra.
I tillë ka qenë edhe rasti i 82-vjeçares nga Korça, Elvira Çeliku, e cila rreth një vit më parë ka dhënë një intervistë në “Gazetën Shqiptare” ku ka denoncuar rastin e saj. E moshuara ka rrëfyer për gazetën se 52-vjeçari ishte paraqitur si i njohuri i burrit të saj, i cili kishte vdekur dhe në fund i kishte marrë edhe lekët.
“Isha në shtëpi duke parë televizor. Më trokiti dera, e hapa dhe pashë një zotëri të veshur dhe kollarisur nga koka tek këmbët. Ai fliste vazhdimisht duke u përpjekur të më mbushte mendjen se ishte një i njohur i familjes sime. Nuk ngurova dhe e ftova brenda, se ne korçarët mikpritjen e kemi zakon. U ul dhe nisi të më pyeste edhe për fëmijët. Ai para se të trokiste në derë, pyeste në lagje për të siguruar informacionin që i duhej. E kishte profesion mashtrimin. Më thanë fqinjët, pasi iku ai burri, se i kishin treguar ata, që grua pa burrë isha unë. Gratë kishin menduar që ai më kërkonte mua. Ai u kishte thënë grave që kërkonte një plakë të moshuar që i ka vdekur burri dhe ato i kishin treguar portën time. Madje i kishin thënë që unë kisha dy vajza në Greqi.
Ndaj dhe ai më pyeste se si i kisha vajzat në shtetin grek, gjë që mua për momentin më bëri ta besoja. Më pas pa fotografinë e burrit tim të vendosur në mur dhe tha që e kishte vizituar vite më parë, para se bashkëshorti im të vdiste. Pastaj më tha që kishte lënë makinën në servis dhe nuk kishte paratë. I duheshin 25 mijë lekë. Ai mu lut ta ndihmoja, ndërsa më tha se nuk kishte ku të shkonte, pasi vetëm familjen time njihte. Në fillim i thashë që nuk kam marrë pensionin dhe nuk kam marrë as ilaçet. Por pastaj nxora 15 mijë lek të vjetra dhe i dhashë ato që kisha. U mjaftua me aq. Nuk bëri naze, i mori dhe iku”, ka rrëfyer rreth një vit më parë gruaja e moshuar./GSH

February 13, 2014 09:19
Komento

1 Koment

  1. Horri i Bulevardit February 13, 23:41

    Ishalla nuk bien ne gjurmet e hamshoreve qe u kenaqen per tete vjet.
    Saliu bo miting, hamshoret boj fmi, sa fillun grat e deputeteve te Saliut, duke u dashuru me Saliun, se vetem ai ja linte shpin bosh, sonte ka miting, hop grat PeDeje, telefonin, hajde sonte se iku ai ne miting.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*