Kapet me 40 mijë euro kokainë në makinë, pranga 39-vjeçarit shqiptar në Itali

November 19, 2019 16:29

Kapet me 40 mijë euro kokainë në makinë, pranga 39-vjeçarit shqiptar në Itali

Një shqiptar është arrestuar nga policia e Bolzanos në Itali, i kapur me kokainë.

Bëhet fjalë për një 39-vjeçar shqiptar i cili u ndalua për kontroll në autostradë, ndërsa iu gjetën me vete 1500 euro të cilat nuk arriti që ti justifikonte.

Kështu policia u thellua në kontroll, ku pas një radioje të vjetër të montuar në makinë u gjetën disa doza kokainë me vlerë rreth 40 mijë euro.

Shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet me dije u arrestua nga policia mbrëmjen e së hënës.

Ndërkohë hetimet janë në vijim për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë.

 

l.h/ dita

November 19, 2019 16:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*