Kapet në portin e Durrësit një tjetër mësues turk i dyshuar si “Gylenist”

March 16, 2020 22:44

Kapet në portin e Durrësit një tjetër mësues turk i dyshuar si “Gylenist”

Pavarësisht se dy miqtë e tij u kapën vitin e kaluar dhe u dënuan për falsifikim në tentativë për të udhëtuar me dokumente të rreme drejt Italisë, një tjetër i dyshuar si “Gylenist” është arrestuar së fundmi në portin e Durrësit.

I ndaluari është mësuesi Ibrahim Yakar, i cili lëvizte me një pasaportë si shtetas bullgar.

Gjykakta e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi dyshohet për akuzat “falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose të vizave” dhe “falsifikim i dokumenteve”.

Burime policore thanë se mësuesi turk është paraqitur orët e vona në Portin e Durrësit, për të kaluar kufirin për në Bari, e udhëtuar me tragetin e linjës, por që për shkak të koronavirusit këto udhëtime janë kufizuar pothuajse të gjitha.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit, ky person ka paraqitur kartë identitetit bullgare në emër të Nikolay Neykob, si dhe një pasaportë bullgare në emër të Nikolay Neyko. Të dyja këto dukumenhta rezultojnë të falsifikuara, të cilat tashmë janë sekuestruar.

Ibrahim Yakar ka deklaruar se është nisur nga Turqia para 10 ditësh me avion dhe ka shkuar në Bosnjë Hercegovinë dhe që aty ka shkuar në Beograd, Serbi dhe më pas ka kaluar në Kosovë. Në datën 2 mars 2020, është nisur nga Kosova për në Shqipëri dhe ka mbërritur në Durrës.

Aty ka qëndruar 2 ditë në një hotel dhe më datën 5 mars 2020, në orën 20:30, është paraqitur me pasaportë dhe kartë identitetit bullgare për të kaluar kufirin në Itali nga Porti Detar Durrës.

Yakar ka sqaruar se pasaportën dhe kartën bullgare e ka marrë një javë para se të ndalohej në Novi Pazar të Serbisë dhe i ka blerë 1200 euro nga një person të cilin nuk e njihte.

Ky është rasti i tretë që nga korriku i kaluar, pasi më herët u kapën mësuesi Harun Çelik, që pas dënimit me 5 muaj burg për falsifikim u deportua në Turqi si “Gylenist” dhe pas tij u dënua me një vit burg edhe Selami Simsek, i cili tashmë është i lirë pas vuajtjes së dënimit dhe në pritje të vendimit për azil apo deportim.

Simsek ka apeluar që të mos dëbohet, pasi në Turqi regjimi i Erdogan e përndjek dhe i rrezikohet jeta.

March 16, 2020 22:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim